| E shtune, 03.07.2021, 05:44 PM |
Doli nga shtypi libri “Eni Lena: Pro Make Up Artist Classes”
Nga
Artemisa Kastrioti
“Pro
Make Up Artist Classes” është libri më i ri i atores dhe master make-up
artistes me emër Eni Lena.
Ky
libër është botuar nga Shtëpia Botuese “Gent Grafik” në Tiranë, 1 Korrik 2021.
Metodologjia
e këtij libri, krijuar nga Eni Lena që në vitin 2015, botuar në këtë libër, ka
për qëllim të mësuarit e teknikave profesionale të grimit të thjeshtë, skenik,
profesional editorial, fashion, etj.
Metodologjia
e këtij libri ndahet nga 7 kapituj ku secila prej tyre shpjegohet hap pas hapi
proçesi i zhvillimit te teknikave te makeup professional.
Artistja
Eni Lena është vlerësuar me trofeun “Mjeshtër Pune” nga e Shoqata Kombëtare
“Bukuria Shqipëtare”, ku dhe ka kryer “Master Class” për metodat e fundit.
Vlerësime të tjera profesionale përfshijnë: Make Up Artistja më e Mirë e Vitit
2021, Make Up Artistja më me Influencë, Top Master Make Up Artist dhe Ekselencë
në Industrinë e Bukurisë dhe Modës në Shqipëri.
E
gjithë eksperienca e saj është botuar në librin “Pro Make Up Artist Classes”,
duke treguar metodologjinë e saj profesionale se si të mësojmë make up-et
editoriale, televizive, ato të thjeshta apo për mbrëmje, jo më pak edhe make
up-et për foto shooting dhe artistiket.
Ky
është një libër me vlera të mëdha duke dhënë një kontribut original në
industrinë e bukurisë dhe modës dhe pasuron mjeshtërinë e profesionit të makeup
artistëve. Gjithashtu libri dëshmon një hap më tej për gratë në biznes në
shoqërinë shqiptare.
“Jam
shumë e gëzuar që talenti dhe përvoja shumëvjeçare e punës time si makeup
artiste sot del edhe në libër. Nëpërmjet kurseve të mia të makeupit unë
gjithmonë dua të përkrah gratë në biznes dhe gratë në zhvillim. Kurset e mia
bashkë me njohuritë e librit ofrojnë ekspertizë si të siguroni shërbime sa më
profesionale në fushën e bukurisë,” tha makeup aratistja Eni Lena.