| E shtune, 03.07.2021, 06:31 PM |
Burim emri
Nga
Astrit Lulushi
Grekët
e lashtë quheshin Yoni.
Të
gjitha fjalët e lidhura me Y ose J - si Yauna (persisht), Yona dhe Yavana
(sanskrisht), Yevan (hebraisht) dhe derivatet e tyre të shumtë në Azinë Jugore
dhe Lindjen e Mesme deri në Yuan (kinezisht) - rrjedhin nga shqiptimi arkaik i
emrit "Jona".
Emri
fillimisht ishte "Yahwones", emër mjaft i vjetër - ndoshta shkon
prapa në perandorinë asiriane, ku ‘Iauna’ dhe ‘Yauna’ përdoreshin qysh në shek.
8 pes. Persianët janë ndoshta më të përgjegjshmit për popullarizimin e emrit,
pasi sunduan brigjet e Jonit dhe shumë prej territoreve ku emri hyri në gjuhët
vendore.
Emri
Greqi vjen nga emri romak, Graecus. Aristoteli citon me këtë emër disa nga
banorët e Epirit, të cilët jetonin në bregun perëndimor të Greqisë përballë
Italisë. Ata ishin të njohur për përdorimin e bimëve si mjete shërimi. Disa
thonë se Jona një emër shumë i vjetër për pjesën qendrore greke të Pthias në
Thesali. Në çdo rast romakët e shoqëruan emrin Graecus me njerëzit që flisnin
greqisht edhe pse ishte një emër të cilin shumë pak greqishtfolës e përdornin
për veten e tyre.
Rruga
e vërtetë me të cilën emri Graecus hyri në latinisht nuk është e qartë. Ndoshta
folësit latinisht të Italisë jugore e morën këtë fjalë që vinte nga njerëzit me
të cilët bashkëvepronin (kolonë të ardhur nga Epiri). Në kohëra të
dokumentuara, romakët ishin të vetëdijshëm për fjalën kryesore që grekët
përdornin për veten e tyre - Helenë, që është ende term i preferuar në
Greqishten e Re - por ata vazhduan të përdorin ‘Graecus’.
Helen
ishte gjithnjë një fjalë e ndërlikuar - ajo identifikonte njerëz me kulturë dhe
gjuhë helene, por nuk përfaqësonte një entitet të vetëm. Një individ do të
identifikohej si Helen për t’u dalluar nga një "barbar" (pjesa tjetër
e botës), por do të kishte më shumë gjasa të merrte identitetin e tij si qytetar
i një qyteti të caktuar ose, si nënshtetas i një mbretërie. Ishte pak a shumë
si t’i quash të gjithë amerikanët “Yankees”, ose të thuash se të gjithë
meksikanët janë Aztekas ose Maja. "Yankees" është në të vërtetë një
analogji e mirë, pasi fjala fillimisht përdorej për Anglezët e rinj, por
përfshiu më vonë të gjithë amerikanët. Në Indonezisht Greqia quhet Yunani.
Fjala nuk dihet se nga erdhi apo kur ata filluan ta quanin kështu. E njëjta gjë
ndodh edhe në shumicën e gjuhëve indiane, persiane dhe aziatike qendrore.
Praktikat e vjetra mjekësore greke quhen ‘junani’, që vjen nga ‘Jona’, sipas
emrit të rajoneve malore bregdetare - të pasura me bimë medicinale - ku kêto
mënyra mjekimi e kanë origjinën.