| E marte, 02.12.2008, 02:12 PM |
Në Paris këto ditë është botuar antologjia e poezisë botërore „Le Cahiers de Poésie 15„ pjesë e së cilës është edhe poeti shqiptar Jeton Kelmendi. Libri ka 363 faqe kurse botues është Joseph Ouaknine. Në parafjalën e tij Botuesi shkruan se në ketë botim janë 50 poetët më të mirë në botë për vitin 2008. Zgjedhja e poezive është bërë sipas autoreve.
Jeton Kelmendi
Ky libër poetik i ofrohet lexuesit frëngjisht folës, si një dhuratë e artë shkruan më tej botuesi. Autorët janë nga SHBA-të, Franca, Anglia, Kanadaja, Belgjika, Suedia, Danimarka, Zvicra, vendet e Azisë, kurse nga Ballkani janë Constantin Frosin nga Rumania dhe Jeton Kelmendi nga Kosova.
Qasja për një antologji të tillë ka qenë lidhja frankofone me poezinë dhe ritet e saj nga fryma autoriale thohet më tej në parathënien e librit.
Joseph Ouaknine flet për poezitë e secilit autor. Për poetin shqiptar Jeton Kelmendi ai shkruan se është një poet konciz dhe i kursyer në fjalë. Kelmendi me pak fjalë thotë disa gjëra që kanë kahje të ndryshme. Ndërkaq mënyra se si shkruan Kelmendi është tejet e veçantë për nga konstrukti i fjalëshprehjes.
Libri mund të blihet në internet në adresën http://www.ouaknine.fr/perso/
Jeton Kelmendi - Biografi e shkurtër
Jeton Kelmendi është autori që ka krijuar poezinë e tij, tredimensionale, ku modernen gërsheton me aktualitetin dhe e shpreh në mënyrë origjinale dhe tradicionale. Kritika e ka vlerësuar si poezi e mesazheve të mëdha dhe të realizuar artistikisht. Gjuha e Kelmendit, në poezinë e tij është personale, e cila natyrshëm i shkon lexuesit, si një formë që tërheq së rilexuari, ngase kap koncepte figurative e komplekse. Esenca e poezisë së tij është narracionin vertikal dhe figura me të cilat luan në kohë dhe hapësirë.
Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media shqiptare dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është një emër i njohur, për lexuesin në Kosovë, që nga vitet 2000. Ai gjithashtu njihet nga lexuesit si publicist që trajton çështjet politike dhe kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Jeton Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare te poetëve dhe është i prezantuar në revista kulturore sidomos në gjuhën angleze. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit dhe kujdesi me fjalën. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel dhe është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve profesionist të Evropës.
Tituj të veprave
Shekulli i Premtimeve, 1999 (poezi)
Përtej Heshtjes, 2002 (poezi)
Në qoftë mesditë, 2004 (poezi)
Më fal pak Atdhe, 2005 (poezi)
Ku shkojnë ardhjet 2007 (poezi)
Zonja Fjalë 2007 (dramë)
Libra ne gjuhë tjera
Ce mult s-au rãrit scrisorile /Sa fortë janë rralluar letrat antologji personale në Gjuhën Rumune
Emrat në antologji:
Aline LASSALLE
Arlette LE BOHEC
Athanase VANTCHEV DE THRACY
Béatrice PISANI
Bernard ROUCAHLEOU
Brian OSTROVSKY
Carla.
Chantal SIEBERT
Claude AMMANN
Colette ËEBER
Constantin FROSIN
Corinne SAUFFIER
Déa L’HOËST
Denis HAMEL
Élisa HUTTIN
Élisabeth SANGUINETTI
Francine GADBOIS
François DELHAYE
Françoise MONDINE
Gaël RISTORD
Gervais de Collins NOUMSI BOUOPDA
Gilles BIZIEN
Hervé FAUTRÉ
Jacques HERMAN
Jacques ROLLAND
Jean KOBS
Jean SAINT-VIL
Jean-Michel HATTON
Jean-Robert PAUL
Jeton KELMENDI
Joseph OUAKNINE
Laurent FELS
Marie CHARREL
Marie CHEVALIER
Marie-Claude MARTY
Marie-José GRAVA
Nicole ALLOMBERT
Pascal TRUCHET
Pascale CORNEN
Patricia LARANCO
Paul MATHIEU
Philippe VINTEJOUX
Roger DUTAILLY
Roger MASSÉ
Saint-John KAUSS
Sandy BEL
Serge MAISONNIER
Stella Vinitchi RADULESCU
Üzeyir Lokman ÇAYCI
Xavier LAINE