| E marte, 29.06.2021, 09:34 PM |
Brezni sportistësh Memushi
Nga Gëzim
Llojdia
1,
Tre vjet më parë e sapo lauruar në
degën ekonomi, por edhe sportiste njëkohësisht me dëshirën e mirë
dhe ambicien e madhe u paraqit me CV e saj në dyert e universitet për të
filluar si stazhiere dhe më vonë të ndiqte udhët e karrierës si pedagoge. Quhej
Tea Memushi,dhe është një ndër lojtaret e ekipit kampion në
basketboll për femra:” të Flamurtarit” në Vlorë,por edhe pedagoge në :”KUP
Pavarësia ” të Vlorës. I ati i saj quhet Eqerem Memushi, ishfutbollist i
:”Flamurtarit” të famshëm dhe sot trajner në shumë ekipe.Mirëpo, çfarë më tha
në një intervistë?
a-Kur keni
lindur në familjen e një sportisti. Disa të dhëna për babain sportist
Unë kam
lindur më 27 maj 1996 në qytetin e Vlorës, është e vërtetë që kam
lindur ne familje sportistësh, ose siç e përdorim ne në zhargonin e përditshëm
në një familje që sportin e ka në gjak. Në fakt ka pasur disa persona në fis që
janë marrë me sport, por deri më tani, më i spikaturi dhe më i njohuri është e
vërtetë që është babi. Babi e ka filluar sportin e futbollit në moshën
10-vjeçare me moshat e klubit sportiv Flamurtari. Në moshën 14-vjeçare është
shpallur një nga lojtarët më të mirë të spartakiadës së pionierëve në Elbasan.
Është aktivizuar me ekipet Flamurtari U17,U18 dhe në nëntor të 1983 në moshën
18 vjeçare është aktivizuar për herë të parë me ekipin e parë në Gjirokastër.
Ka luajtur në 8 takime me ekipin kombëtar Shqiptar U21 dhe në 6 takime me
ekipin e parë kombëtar Shqiptar. Ka luajtur në tre kompeticione Evropiane :
Uefa, Kupa e kupave dhe kupa e kampioneve. Ne karrierën e tij sportive ka
fituar 2 kupa republike, 2 kampionate, 2 superkupa. Si lojtarë përpos
aktivizimit me ekipin e zemrës, është aktivizuar edhe me ekipin e Partizanit me
të cilin ka fituar një kampionat. Eshtë aktivizuar edhe me ekipe jashtë Shqipërisë
si NK Pazinka në Kroaci. Në karrierën si trajner ka pasur drejtimin
e disa ekipeve si Flamurtari, Tomorri, Apolonia, Bylisi, Naftëtari, Oriku si
dhe ekipi kombëtar Shqiptar U15. Sukseset ne fushën e trajnimit kryesisht janë
të lidhura me ekipin e Flamurtarit si fitues të kampionatit me ekipin U19 dhe
fitues te kupës së Shqipërisë me ekipin e parë.
Në
familjen time nuk jemi vetëm unë edhe babi që kemi lidhje me sportin, është
gjithashtu vëllai im i cili është 19 vjec dhe aktualisht aktivizohet me ekipin
e S.C Arezzo me të cilin dolën edhe kampion Italie për kategorinë Primavera 3
në Qershor 2021. Ai e ka nisur futbollin në ekipet e moshave të Flamurtarit që
në moshën 6 vjecare. Në moshën 14 vjeçare u largua drejti Italisë për t’u
aktivizuar me ekipet Mantova edhe Cittadella. Është aktivizuar gjithashtu me
ekipet kombëtare Shqiptare U17, U19 dhe U20.
Megjithatë ne të dy (unë dhe
vëllai) e pranojmë se konkurrenca sportive në shtëpi është e lartë dhe ne nuk e kemi të
lëhtë të sfidojmë dhe arrijmë sukseset e babit, por kjo na motivon edhe më
shumë!
2.
b-Si filluat në sportin e
basketbollit, kush ju futi në këtë udhë?
Që femjë
gjithmonë kam dalluar për karakterin tim të shkathët edhe shumë social, në fakt
unë jam larguar nga Shqipëria pa mbushur një vjeçe edhe pjesën më të madhe të
fëmijërisë e kam kaluar në Itali. Atje ka pasur edhe ka një jetë më të
organizuar për fëmijët ku konkretisht për të mbushur pasditet e mia që në moshë
të vogël kam provuar të angazhohesha fillimisht në balet edhe më pas në
gjimnastikë artistike. Në zonën ku jetoja unë basketbolli nuk ishte një sport
shumë i preferuar nga vajzat. Por, e pranoj që atje (në Itali) mu bë pjesë e
rutinës aktivizimi në sport. Një kujtim i veçantë për mua është një porosi që
mësuesja e fizkulturës në fillore na la mua dhe mamit përpara se të
riktheheshim në Shqipëri e cila ju drejtua mamit dhe i tha :
-“
Përkraheni Tean në sport sepse ka talent, kam besim që nëse do të merret me
sport do të bëhet lojtare e mirë dhe e famshme” dhe më pas mua duke thënë “
Porosia ime për ty Tea është që në intervistën e parë që do japësh si sportiste
të të kujtohem unë që besoj shumë që ti mund të luash sport!”. Edhe në fakt
porosia e saj më kujtohej në mënyrë konstante kur fillova ta dashuroja sportin
e basketbollit edhe më jepte motivim. Me rikthimin në Shqipëri nuk
ishte basketbolli sporti i parë që unë praktikohesha por ishte ping-pongu. Por
kjo eksperiencë nuk zgjati shumë pasi një ndër trajnerët e basketbollit që më
shikonte që veja në stërvitjen e ping-pong i thotë babit që vajza është e gjatë
dhe duhet të merret pa diskutim me basketboll. Kështuqë i jam
mirënjohës dhe i detyrohem profesor Vladimir Birces, të cilin gjej rastin ta
përshëndes, që propozoi dhe insistoi që unë të futesha në basketboll.
3.
c-Kur u aktivizuar për herë të parë në një
kampionat? Me cilat ekipe jeni aktivizuar? Ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtarë.
Për herë
të parë në kampionat jam aktivizuar në moshën 12-vjeçare, moshë në të cilën kam
nisur edhe sportin e basketbollit. Për fat të keq, në atë kohë ishte zbehur
rëndësia e akademisë ku ndërlidheshin ekipet zinxhir. Unë nuk i kam kaluar
fazat e të luajtur me ekipet e pasarelave apo të para të rejave, por jam
aktivizuar direkt në ekipin e të rejave në formacionin e parë. Me të rejat e
flamurtarit kam luajtur për 5 vite dhe kam fituar dy tituj kampion. Në moshën
18 vjeçare jam larguar në qytetin e Tiranës për të ndjekur studimet e larta
duke u aktivizuar kështu me ekipe që stërviteshin në Tiranë si Apolonia, Goga
Basket edhe Studenti. Me ekipin e Apolonisë kemi fituar një kupë Republike dhe
kemi qenë ekipi nënkampion. Me ekipin e Goga Basket kemi qenë dy herë
nënkapione Shqipërie edhe dy herë finaliste të Superkupës. Me ekipin e
Flamurtarit fituese të kupës së Republikës 2020 dhe Ekipi kampion
2021.Ndërsa lidhur me ndeshje ndërkombëtare për sa kohë unë jam
aktivizuar në ekipet e të rriturave në kategorinë e parë femra fatkeqësisht nuk
kemi marrë pjesë në ndeshje të kompeticioneve ndërkombëtare.
4.
d-Çfarë
përbën për ju fitorja e titullit kampion? Disa shembuj te flamurtari ndër vite
si kampion në basketboll.
Fitorja e
titullit kampion përbën pikë së pari një shpërblim të merituar për lodhjen e të
luajturit një kampionat të vështirë dhe të ngjeshur si pasojë e pandemisë, një
shpërblim për punën e mirë të grupit, kolektivitetin dhe
përkushtimin e stafit drejtues. Fitorja e kampionatit për ne përbënte
gjithashtu një detyrim moral për t’a risjell titullin kampion përsëri në Vlorë
pas ndarjes nga jeta të trajnerit kampion profesor Viron Toska.Sigurisht që
të qenët kampione është edhe kënaqësi kur për më tepër arrin që me anë të
këtij titulli të kënaqësh sadopak tifozerinë vlonjate e cila po kalon një
moment trishtimi për shkak të ndodhive të fundit me ekipin e futbollit.Gjithashtu është një emocion i
veçantë për mua pasi unë titujt kampion i kam të lidhur vetëm me ekipin e
Flamurtarit edhe uroj që të vazhdoj kështu edhe për shumë vite të tjera.
5.
e-Çfarë keni studiuar dhe ku punoni
aktualisht?
Unë kam
përfunduar studimet bachelor për Financë-Kontabilitet dhe Master i shkencave në
Financë pranë fakultetit të ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht punoj
si pedagoge me kohë të plotë pranë Kolegjit Universitar Pavarësia
Vlorë, aty ku kam gjetur edhe motivimin që të kërkojë ti thellojë
njohuritë e mia kërkimore shkencore më tej edhe pse jo drejt nisjes së një
cikli të tretë studimesh doktorale brenda ose jashtë vendit.
6.
f-Si ja
dilni mes profesionit edhe sportit, cila është ëndrra juaj profesioni të cilin
punoni apo sporti? Çfarë mendoni të bëni kur të lini sportin?
Për
momentin ja dal mirë, sepse e programoj ditën në mënyrë të tillë që ti përmbush
të dyja këto obligime. Është e vërtetë që dita është pak më e gjatë për mua,
edhe që më duhet të heq dorë nga koha ime e lirë apo jeta sociale, por unë e
kam bërë këtë zgjedhje. Jam shumë e lumtur që kam këtë rutinë dite, punoj edhe
në të njëjtën kohë marrë kënaqësi si në auditor me studentët ashtu edhe në
pallatin e sportit me familjen e basketbollit. Nuk mund te veçoj edhe të them
se njëra është më e rëndësishme se tjetra. Mund të pranoj se kam pritshmëri të
larta për të dyja, pra kam “ëndrra për të realizuar” si në profesion edhe në
sport, por për këtë do përpiqem me dëshirë edhe punë që paralelisht të arrij
objektivat që i kam vendosur vetes. E gjykoj se është pak herët për të menduar
se çfarë do bëjë kur të lë sportin. Do dëshiroja që të kem kontakt gjithë jetën
me sportin por nuk e ndaj dot tani se si do ta mundësoj.