| E diele, 27.06.2021, 08:50 AM |
Sevdail
Hyseni:
Satirike
Rakia dhe pandemia
Nga
frika e Koronës
Ju
turra rakisë…
Desh
sa nuk e humba
Rrugën
e shtëpisë !
Iku
gotë e parë
Mendova
s’mjafton,
Ndoshta
kjo e dyta
Pak
më disponon !
Njëra
pas tjetrës
Edhe
gotat tjera…
Ngatërrova
dritaren
Sikur
t’ishte dera !
Seç
fryu stuhia
Furishëm
në flokë,
U
ngrit dyshemeja
E
më ra mbi kokë !
Vazhdova
të pija
Sa
u bëra tapë,
I
thashë Koronës
Eja,
guxo prapë !
Censura
Pas
kaq dekadash
Tepër
lemeritëse,
Na
kthehet censura
Me
ngjyra komuniste !
Jo,
si n’atë kohë
Me
“përshtatshmëri”,
Por,
me një “pëlqim”
Nga
të dhjerat parti !
E
meqë partitë
Ndryshojnë
në etapa,
Nuk
mbetet njeri
Pa
një bisht prapa !
Vetëm
të pozitës
Nuk
presin në radhë,
Ata
hanë kokrra
Ulur
nën dardhë !
Eh!
Për të tjerët
Pa
përjashtime...
Ngelin
si ujku
Gjithë
nën hetime !
Nëse
kështu vazhdon
Censurë
e pushtetit,
Na
qoftë e mbarë
Rruga
e kurbetit !
Droga në Gjykatë
Një
banor mali
Bie
në burg,
E
ka shkel ligjin
Për
një gojë bukë!
Ka
vjedhur në ara
Dy-tre
duaj kashtë,
I
mbetën lopët
Pa
bari në grazhd!
Gjykata
e mori
Me
ngut një vendim,
E
dënoi fshatarin
Me
tetë muaj burgim !
Kur
hyn në burg
Nuk
ishte vet...
Me
një të burgosur
Nisi
muhabet !
Ç’të
keqe të solli
Këtu
o fatzi?
Të
rrish me mua
Së
bashku n’qeli!
Më
zuri halli
E
kisha për idare,
Pa
vjedhur kashtë
Nuk
e pata qare !
Po
t’i çka pate
I
tha fshatari,
Më
kapën me drogë
S’më
eci zari!
E
më dënuan
Plot
tre muaj,
Në
këtë qeli
Burgun
ta vuaj!
Fshatari
i hutuar
Tha
dreq o punë,
-Ti
të dënohesh
Më
pak se unë?!
Eh!
Mik i dashur
Dëgjo
ti Balshën,
Ata
në Gjykatë
Nuk
e hanë kashtën!
Dinjiteti
Në
botën mizore
Të
çmendur krejt,
Njeriut
s’i ka mbet’
Një
gram dinjitet!
Veçmas
n’pandemi
Kur
jemi në zor,
Politika
qorre
Po
na bënë horë !
Na
ka zhveshur keq
M’u
në pikë të hallit,
E
na prapë jetojmë
Me
duf t’idealit!
Se
do të bëhet mirë
Do
ta kemi n’mend,
E
humbëm bariun
Na
ikën dhe dhentë!
Tani
meqë jemi
Te
guri e huri…
Na
rroftë dinjiteti
Me
kokën nga muri !
Karakteri
Njoh
disa persona
Me
emër e mbiemër,
Të
qelbur nga koka
Deri
në thembër!
Ata
janë krijesa
Pa
shtyllë kurrizore,
Lloji
më i ndytë
I
racës njerëzore!
Po,
ja që pushteti
I
ngriti me votë,
E
tani na sillen
Me
bishtin rrotë!
Nuk
njohin njeri
Asnjë
pa dallim,
Veçse
interesit
Që
e kanë fiksim!
Këtë
lloj karakteri
Tullumbac
të fryrë,
Ta
zësh me nder jush
Ta
pshurrësh në f’tyrë!
Mirëpo,
pandemia
Me
maskë e doreza,
I
mbron pa dyshim
Këto
faqe të zeza!
Nepotizmi
Në
fjalorin tonë
Fjala
nepotizëm,
Shkurt
do të thotë
“Me”
familjarizëm!
Njoftësia
ka qenë
Gjithë
me favore,
Një
nga problemet
E
vjetra shoqërore!
Po
nuk pate lidhje
Me
ndonjë parti,
Mbetesh
i papunë
Deri
në pleqëri !
Nëse
nuk i thua
Derrkucit
dajë,
Buzën
do ta kesh
Gjithnjë
në vaj!
Nuk
të vjen rendi
Për
një vend pune,
Po
s’e pate nipin
Kryetar
Komune !
Nuk
mund të gjesh
Kryetar
e deputet,
Që
s’e ka punësuar
Familjen
e vetë!
Lidhjet
familjare
Vazhdojnë
me nder,
Si
në projekte
Edhe
në tenderë !
Lidhje
pas lidhjesh
Partiake,
pushtetare,
U
kap nga prapa
Shoqëria
shqiptare !
Këto
lidhje tani
Janë
bërë dukuri,
Ku
ka nepotizëm
Pa
pasur hajni?!
Ato
nuk dallohen
Si
dita me natë,
Rroftë
familjarizmi
Edhe
në Gjykatë!!!
Un(i)teti
Ku
mbeti uniteti
Që
u tret për fije,
Na
ndjek hasmëria
Nga
prapa si hije !
Përçarja,
hakmarrja
Veset
inatkeqe…
Nuk
na lënë rehat
Si
morri n’musteqe !
Mbi
Atdheun tonë
Të
cunguar fare,
Ndjenjat
primitive
Lodrojnë
ashiqare!
Këndej
në Luginën
E
njohur për sherr
Më
lehtë kopili
Të
vihet në derë!
Sa
për Unitetin
Si
të themi ndryshe,
Kërkon
të ushqehet
Me
qumësht dallëndyshe !
E
me vezë këndesi
Që
s’gjenden për farë,
Përveç
në godinën
E
Këshillit Kombëtar !
Pa
i lënë anësh
Pushtetet
lokale,
Të
kapura n’afera
Tenderë
e skandale!
Shqiptari
– Shqiptarit
Për
një gram pushtet,
I
kërcen si mëzati
Edhe
nënës së vet!
SHKARKIMET
Lugina
po zhvishet
Nga
kompetencat komunale,
Për
të mbetur thjesht
Një
bashkësi lokale !
Shkarkimet
kur vijnë
N’kohën
pandemike,
Rëndojnë
më shumë
Mbi
baza etnike !
Shteti
vesh e zhvesh
Figurat
zgjedhore,
Për
t’mos pas ndikim
N’organet
shtetërore !
Më
shumë ka autoritet
N’zyre
t’vendit ofiqari,
Se
sa me nder jush…
N’komunë
kryetari !
S’na
ka mbetur tjetër
N’këtë
Luginë me vlerë,
Vetëm
për të ngritur
”Kullë”
rëre në erë !
Vaj gurbetçari
Një
djalosh nga Bujanoci
Acarohet
me gjithë mend,
Në
mungesë të rehatisë
Nuk
e zinte vendi – vend!
Sa
nga shteti e pushteti
Me
zyrtarë e mercenarë,
Nuk
e gjente një vend pune
Të
jetojë si qytetarë!
N’pamundësi
t’i rri karshi
Kësaj
orgjie politike,
Që
nuk ngopet me të këqija
Si
viruset pandemike..!
Merr
valixhen për të ikur
Si
shumë t’rinj me lot për faqe,
Duke
lënë një poezi
Jo
më pak se katër vargje!
Vaj
o vendi im, vaj...
Vetes
sime n’vesh i thash,
Seç
më vjen të qeshë e qaj
Mut
të gjeta, mut të lash!