| E diele, 27.06.2021, 01:07 PM |
Vrite tjetrin
Nga
Edison Ypi
Mos
e bëj ate gabim me e lën tjetrin pa e vra.
Po
fillove me dyshime, jo ti po un, jo un po ti, vjen tjetri të vret ty.
Po
vazhdove me hizitime duhet apo s'duhet ta vrasësh ti tjetrin, ta bën tjetri
gropën ty.
Çlirohu
nga ankthi torturues duke e vrarë ti tjetrin para se tjetri të vrasi ty.
Më
mirë të vuaj pak çaste ai që vritet, se përgjithmonë të dy.
Vrite
tjetrin pa të lëvizur qerpiku.
Edhe
nëse tjetri është babai yt ose vëllai yt, ose farefisi yt, vrite tjetrin pa të
lëviz qepalla.
Momenti
më i përshtatshëm me e vra tjetrin është ta vrasësh në gjumë.
Tjetër
rast i mirë me e vra tjetrin është me bukë në gojë.
Edhe
me mish në ngojë s'ësht keq.
Ta
vrasësh tjetrin tu pi kafe në qef të vet, është gjithashtu e këshillueshme.
Vrite
tjetrin për hiçgjë.
Me
kalashnikov, me sqepar, me sëpatën me bisht të shkurtër dhe teh rrezëllitës që
e bleve një ditë në pazar për ta pasur për çdo rast, me çfardolloj mjeti, për
çfardolloj arsyeje, ose pa asnjë arsye, vetëm pa e vra mos e lej.
Ik
vrite tjetrin.
Mos
e zgjat.
Bjeri
shkurt.
Trokiti
në derë. S'ka rëndësi nëse tjetri del te dera i veshur apo i çveshur, me
patollona, me tuta, me pizhama, me brekë. Rëndësi ka tjetrin ta vdesësh në çast
duke e godit në rruz të qafës. Koka si bostan në dysheme. Gjaku vu.
Mos
u tut nga njerzit e shtëpisë. As të tutë, as të tjetrit që do vrasësh. S'janë
më të mirë se ty, as këta as ata. Të gjithë
njësoj janë. Do kesh mirkuptimin e tyre të plotë. Rastin për ta hequr
qafe tjetrin kanë kohë që edhe ata mezi po e presin. Mos u bëj merak se do
thonë që e vrave ti. Edhe Policisë edhe televizioneve do u thonë erdhi e vrau
një i çmëndur me kapuç të zi në kokë që u largua në drejtim të paditur.
Mos
e vër në dyshim që pasi ta vrasësh ti tjetrin, do vij tjetri të vrasi ty.
Në
këto ditë të vështira që po kalon Kombi, ta vrasësh ti tjetrin dhe të vrasi
tjetri ty, është vepër patriotike me vlerë të pallogaritëshme për brezat e
ardhshëm që do mahniten me trimninë, besën dhe burrërinë e brezave të tashëm.
Ti
tjetrin, tjetri ty, e kështu me rradhë, mos lini human pa vrarë.
Vritini
të gjithë: Nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, miqtë, mikeshat, bijtë,
bijat, nipat, mbesat, kushurinjtë, kushurirat, fshatin, qytetin, të gjithë,
derisa nga Konispoli në Vermosh dhe nga Mokra në Karavasta të mbeten vetëm ata
dhe ato që nuk e vrasin njëritjetrin, qëntë, zagarët, buçet, derrat dosat, gjarpërinjtë, nëpërkat, gaforret,
krimbat, zhabat.