Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia S. Karanxha: Letër e hapur

| E diele, 27.06.2021, 11:32 AM |


LETER E HAPUR

Fotaq Andrea & Dritan Muka !

Nga Ilia S. Karanxha

Përshëndetje i nderuar Fotaq ! Përshëndetje Z. Dritan !

Së pari ju uroj për shkrimin e mundin e madh që kini marë në përpilmin e shkrimit mbi një portet i ashtu qojtur i Bellinit dhe publikuar së fundi tek Zemra Shqiptare.

Fakti se prapa këtij portreti është shkrojtur nga një dorë e pa njohur dhe në një vit të pa njohur se ajo është realizuar nga Gentile Belini a mund të na bëjë të besojmë se ky portret është me të vertetë i Gentile Belinit ?

Niveli artistik i ketij portreti është shumë larg nga kapacitetetet e Bellinit...i shtojmë këtij fakti armiqesine e madhe të venecianve në këto vite kundra Skenderbeut çështja bëhet akoma me e komplikuar...Ndersa Skenderbeu ishte në Romë (dhjetor 1466 - shkurt 1467) për të kërkuar ndihmë nga papa Paolo II asnjë ndihmë nuk ju akordua në atë moment...

Për më tepër po të marrim në konsideratë këtu edhe atmosferën e rëndë që gjeti Skënderbeu gjatë dy muajve të qëndrimit të tij në Romë edhe çështja e një portretizimit bëhet akoma më e qartë dhe krejt e pa mundur. Kundërshtimet e intrigat më të mëdha Skënderbeut iu bënë pikërisht nga venedikasit e në mënyrë të veçantë, nga Paolo Contarini, përfaqësuesi i tyre pranë papës. Sipas relacionit të diplomatëve milanezë mësojmë se"..venedikasit flasin vetëm keq për Skënderbeun, thonë se është më turk se turqit. Disa nga këta venedikas në këtë oborr pëshpëritnin se ka ardhur edhe si informator dhe spiun i turqve.."

Largimi i Skënderbeut nga Roma ishte një tragjedi më vehte mbasi u ndodh ngushë se nuk kishte të paguante as shpenziemt e bujtinës ku kishte qendruar me gjithë pasuesit e tij.. Pra në këto kushte të veshtira çështjen e zgjidhi një nga kardinalët që pagoi 200 dukate... A mund të mendohet tani se pas këtyre ngjarjeve Skënderbeu shkoj në Venedik (inkognito) për të bërë një portret të tij tek Gentile Belini...Me se e pagoj Belinin ? Ee pastaj përse pikërisht tek Bellini ? Si mund të angazhoheshe Bellini në një detyrë të ngatëruar shtetërore që të pikturonte Skënderbeun kur detyrën si Piktor zyrtar i Serenisimës Bellini e mori më 1474 e jo më 1467 siç është shkrojtur në artikulli juaj ...Një konfuzion më vehte krijoni duke konsideruar të ashtuqojturin Barlet si një person i ndryshëm nga Beçikemi. Vepra "Historia de vita et gestis Scanderbeg.." nuk është publikuar më 1508-1510 si pretendoni ju (një percaktim i gabuar i kohëve të shkuara ) por në maj të vitit 1522 . Aq më keq kur përzjen në këtë shtjellim edhe Dhimitër Frankun i cili nuk ka shkrojtur asnjë resht për Skënderbeun... Atribuimi i tij si historian ka qënë një mashtrim i familjes Engjëlli i deklaruar më 1584 pasi varianti i shkurtuar i historisë të Skënderbut ishte publikuar 15-16 herë... Në se me të vertetë Bellini do të angazhohej të pikturonte Skënderbeun do ta pikturonte atë nga vivo në ballor e pse duhej tè imitonte Fenesetellen në paraqitjen e Skenderbeut në të njëjtë pozicion pra në profil dhe krejt të cunguar ...Dozhia i Venetikur L. Loredan është pikturar në ballor gjysëm busti e po kështu edhe sulltan Mehmeti pse Skënderbeun e paska pikturar kaq të cunguar dhe në profil...? Niveli artistik mes ketyre portreteve që të përmënda dhe asja qe keni gjetur e peretendoni ju ndryshojnë si nata me ditën pavarsisht nga demtimet e kohës. Besoj se e dini që Muzeu i Paolo Giovios në Como ku ishin ekspozuar portrete e njerzve më të shquar të kohës u kopjua pese herè nga artistë të ndryshëm përfshi kètu edhe ate të Cristofano d` Altisimo pra ky portrete që keni gjetur ju është në të njëjtën linjë me portretin që ishte në muzeun e Giovios pra gati gjysëm shekulli pas vdekjes së Belinit... pra jo gjithçka qe ndrit është flori...Nejse ju uroj plot shëndet dhe punë të mbarë.

__________________

Sqarim për lexuesit tanë:

- Zotërinjtë Ilia Karanxha dhe Fotaq Andrea kanë polemizuar ashpër me njëri-tjetrin në faqet e "Zemra Shqiptare",  duke shprehur qëndrime të kundërta.

- Miratimi unanim i dhjetëra mijëra klikimeve dhe pëlqimeve  për portretin  e vërtetë të Skënderbeut nga Gentile Bellini më 1467, realizuar në Venedik, dëshmon qartë, se studimi madhor i zotërinjëve Fotaq Andrea dhe Dritan Muka është tepër bindës, i mbështetur në 70 autorë të studiuar dhe në 50 referime bibliografike.

-Zoti Ilia Karanxha harron ose nuk e kupton se Loredano është pikturuar prej Belinit rreth vitit  1500, pra rreth 3o vjet më pas. A mund të qëndrojë një artist, statik për 30 vjet?

Si e mohon z. Karanxha vetë evolucionin në stil  e teknikë të vetë Belinëve? Është absurde dhe e pa mundur.

- Tërë ikonografia  e portreteve origjinale të  Skënderbeut (10 portrete) duke përfshirë edhe miniaturën e Skënderbeut të Fiocco-s për të cilën ka folur vetë z. Karanxha e paraqet Gjergj Kastriotin me profil vetëm nga e majta.

Z. Karanxha nuk mund te hidhni poshtë një studim madhor prej 30 faqesh me 30 rreshtat tuaja të kundërshtimit.

Ju pyesim ne si redaksi, cili është qëllimi juaj, pas një muaji që ka dalë studimi i zotërinjëve Fotaq Andrea dhe Dritan Muka?

Redaksia

Zemra Shqiptare