| E marte, 15.06.2021, 07:29 PM |
Është
e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i
tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti
i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të
pagjeturit.
Njohja
reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja
nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap
shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.
Përndryshe,
kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç
kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë
është edhe e rrezikshme për vendin.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/