| E marte, 15.06.2021, 07:16 PM |
Kur do ta njihni
Kosovën?
Nga
Enver Bytyçi
Kjo
është pyetja që ka shtruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presientin
e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në prani të Borrell dhe Lajçak! Ky i fundit ka
thënë "kurrë", ndërkohë që ka bërë përgjegjës zotin Kurti për
mosgatishmëri për zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve.
Por
është krejt e qartë se pyetja e Albin Kurtit e ka vënë në vështirësi presidentin
e Serbisë. Kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe
Biden. Dhe përgjigja e tij "kurrë" është përgjigje edhe për
presidentin amerikan! Kjo do të thotë se përgjegjës pëe gjithçka nuk është
Kosova, por Serbia dhe liderët e saj.
Mjafton
ky rezultat nga kërkesa në formë pyetje e kryeministrit të Kosovës, që ai të
marrë mbështetje nga të gjitha forcat politike, edhe të opozitës, për
pozicionin që mban ndaj dialogut dhe një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.
Po ta pyesësh Baton Haxhiun për këtë qëndrim, do të thotë se "këto janë
përralla, nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë", aq më tepër
në prani të përfaqësuesve të BE-së! Kjo është edhe mendësia dhe kërkesa e
Beogradit për nënshtrimin e delegacionit të Kosovës!