| E hene, 14.06.2021, 07:49 PM |
SHORTI I ATENTATIT
Nga
Timo Mërkuri
Kohët
e fundit nuk kanë munguar zërrat e disa gazetarëve që atentatin e Avni Rustemit
ndaj Esat Pashë Toptanin të kryer në datën 13 Qershor 1920 e quajnë një akt
terrorist, të kryer nga vetë Avni Rustemi madje edhe të financuar nga disa
bejlerë të Libohovës. Për sa i përket emërtimit “akt terrorist” unë mendoj se
gazetarët që e përmëndin janë bazuar te vetë deklarata e Avni Rustemit si gjatë
procesit hetimor ashtu edhe në gjyq se:” këtë vrasje e kreu pa paramendim ai
vetë, pa asnjë shtytje tjetër, sidomos nga qeveria e Tiranës, e cila,.. ishte e interesuar që të eliminohej fizikisht
ky tradhtar, tepër i rrezikshëm për fatet e Shqipërisë në atë periudhë”.
I- Unë nuk do eksploroj terenin juridik dhe
historik të ngjarjes, por do ju them se në fshatin tim Pilur dhe sidomos në
familjen e tim eti në Sarandë zgjedhja e atentatorit dhe përballimi i
shpenzimeve të udhëtimit të Avni Rustemit kanë një pamje tjetër. Ky
këndvështrim ndryshe lidhet me emrin e
Kol Mërkurit, antar i kryesisë së Shoqatës Bashkimi Dega Vlorë dhe mik i
ngushtë me Avni Rustemin dhe figura të tjera tribunale të Luftës së Vlorës.
Për figurën e Kol Mërkurit (xhaxhai i
tim eti) në shtëpinë tonë flitej shumë rrallë dhe sidomos kur bujtnin vëllëzërit e Kolës, xhaxhallarët e tjerë të
tim eti me raste të ndryshme. Biseda zhvillohej edhe në vizitat gati të
përditëshme të hallë Sofisë (Sofi Gërdhuqi), vajza e vetme e Kol Mërkurit që
banonte në Sarandë pranë shtëpisë sonë., pior duhet të them se në të gjitha
rastet im atë i ndërpriste ose i shmangte këto tema bisede dhe jo pa shkak.
Arsyeja ishte se Kol Mërkuri, me gjithë kontributin e tij atdhetar u arestua në
2 Dhjetor 1945 dhe vdiq në internim në Krujë në 19 nëntor 1947. Pavarësisht nga
kjo, duke qënë se gjatë luftës së dytë
botrore dhe pas saj Kola u rikthye në fshat për banim, ishte një periudhë jo e
pakët që ai të tregonte historitë e aktivitetit të tij në Vlorë, sigurisht në
reth të ngushtë vëllezërish e
Miqsh
dhe sidomos tregime për Luftën e Vlorës, atentatin e Avni Rustemit, vrasjen e
varimin e tij, mbështetjen e ndihmesën dhënë Halim Xhelos etj. Pilurjotët kanë
një gjë, çdo ngjarje të përjetuar e
gdhëndin në këngë. Kështu shpjegohet që qysh në ato kohë këndohej për të me
vargjet: “Kol Mërkuri fanilisti/Atdhetari me ide”. Personalisht e kam dëgjuar
të kënduar këtë këngë si dhe një këngë tjetër, një varg i së cilës fliste për
një “Shorti i burrave me besë”. Me qënë
se e dëgjoja rrallë, këtë e kujtoja një këngë familjare, ndaj u habita kur te
portal “Piluri” u publikua një këngë e Piro Mërkurit, këngë që i kushtohej Kol
Mërkurit dhe që kishte vargjet:Brenda Vlorës së flamurit/U hodh shorti i
betimit/Mes tyre Kolë Mërkuri/Shoqata e dha vendimin. Realisht kjo këngë doli pas 15 gushtit 2020 kur Kolë Mërkuri u
dekorua me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”,
por mua më ngeli në mëndje që edhe këtu
citohej “shorti i betimit” i përafërt me “Shorti i burrraave me besë”. E
lexova, por sipas zakonit tim, doja të bëja konfirmimin me dokumenta dhe burime
të tjera, ndajë heshta.
II-Rasti
e pruri që në ditën e dytë të Festivalit
të “Netëve të Bejkës së Bardhë” të takoj në Pilur Piro Mërkurin, i cili kishte
ardhur nga Selaniku për të marë pjesë në Festival bashkë me të shoqën Ermioni
Mërkurin. Ishte data 06 Qershor 2021 dhe po gatiteshim të zhvillonim promovimin
e disa librave të autorëve të Bashkisë së Himarës dhe Piro ishte ulur bashkë me
mua, duke patur në mes nesh Prof. Bardhosh Gaçe. Aty e pyeta Piron së se ka
burime të tjera për këtë fakt, veç bisedave dhe kujtimeve të njerëzve tanë dhe
disa pilurjotëve të moshuar.
_Kam
unë- ndërhyri Prof. Bardhosh Gaçe- pse nuk e di ti? Shoqata nuk donte ta linte
të shkonte Avni Rustemi në Paris, sepse Avniu duhej më shumë në Luftën e
Vlorës, ku influenca e tij si kryetar i “Bashkimit” do shtonte rradhët e
luftëtarëve.
Biseda
rrodhi lirshëm: Duke qënë se shoqata “Bashkimi” nuk donte të linte Avni
Rustemin të nisej, atëherë u vendos që të hidhej me shoërt kush do kryente
atentatin. Takimi u bë në shtëpin e Ymer Radhimës në Vlorë dhe në takim morrën
pjesë Halim Xhelo, Muharem Havari, Myqerem Hamzaraj, Nase Beni, Ramadan Armeni,
Kolë Mërkuri, Balil Mete Pelari dhe sigurisht Avni Rustemi. Aty u seleksionuan
kandidaturat, psh u përjashtua Nase Beni megjithëse ishte mjeshtër i përdorimit
të armëve, sepse do niste lufta dhe ai do
komandonte çetën e përbashkët të Himarës (Vuno, Dhërmi) bashkë me
luftëtarët e tij të lumit të Vlorës. Kështu pra, pas seleksionimit, u hodh
shorti me letër me vrimë mes Avni Rustemit, Kolë Mërkurit dhe Balil Mete Pelari dhe fati kishte caktuar
Avni Rustemin, të cilit i ra shorti.
-Këto
të dhëna –shtoi Prof. Bardhoshi ndodhen te ditari i Mihal Peço Dokos, që e ka i
biri dhe do të ti vë në dispozicion.
Biseda
u ndërpre sepse filloi promovimi i librave dhe Prof. ishte ndër të parët që do
fliste.
I
solla këto të dhëna vetëm me një qëllim, kundërshtimin e tezës që quan “akt
tërorrist” atentatin e Avni Rustemit pasi ai ishte mbështetur në një vendim si
atentat dhe në një përzgjedhje si atentator dhe kishte një motiv atdhetar si akt.Madje
poeti Lefter Çipa flet edhe për dy shoqërues “konspirativë” të Avni Rustemit
dhe citon edhe emrat e tyre, por mqse nuk kam gjetur konfirmime të dyta,
burimore, nuk mund të shprehem.
Ndërsa
për burimet financiare të udhëtimit të Avni Rustemit, duke kundërshtuar
totalisht fjalët se u financua nga njëri prej bejlerëve të Libohovës, do flasim
në një rast tjetër të afërt.
Sarandë, më 14 .06.2021