| E hene, 14.06.2021, 06:21 PM |
Miti i viktimizimit dhe heroizimit
Nga
Enver Bytyçi
Në
historinë politike të Serbisë dhe të Shqipërisë ka një dallim thelbësor: -
Ndërsa serbët e kanë bazuar krijimin e shanseve për epërsi në Ballkan përmes
mitit të viktimizimit, shqiptarët e kanë humbur betejën me serbët për shkak të
mitit të heroizimit! "Ne jemi heronj dhe nuk duhet të viktimizohemi"!
Kjo mendësi na ka ndikuar në prapambetjen tonë!
Në
konceptin e shqiptarëve është patriotizëm të mos viktimizohesh, por të bësh
heroin. Ndërkaq në psikologjinë e serbëve viktimizimi, duke gënjyer e shpifur
për popujt jo serbë, sidomos për shqiptarët, është mjeti më i efektshëm për të
fituar simpati dhe mbështetje! Rrena,
thoshte Qosiq, është patriotizëm për serbët.
Kjo
do të thotë se ndërsa shqiptarët kanë qenë e mbeten viktima dhe shumë pak
heronj, jetuan me mitin e heroit. Ndërsa serbët edhe pse historikisht ishin
agresorë dhe në këtë kuptim heronj të kombit të vet, jetuan me frymën e
viktimës. Deri në fund të shekullit të kaluar fitorja ishte e serbëve dhe
humbja u takoi shqiptarëve.
Në
fund të viteve 1980 u shfaq një filozofi e re e shqiptarëve në Kosovë. Bartës i
saj ishte Ibrahim Rugova. Ai është i pari lider politik e shpirtëror i
shqiptarëve që solli në vëmendje faktin se "shqiptarët janë viktima,
ndërsa serbët agresori"! Deri në këtë kohë gjithë bota i shihte shqiptarët
si "heronj", më saktë "si bisha", pra si problemi i vetëm i
Ballkanit. Kur Rugova dëshmoi të kundërtën dhe shqiptarët u panë si viktima,
atëherë Kosova u çlirua me ndiohmën e NATO-s nga Serbia.
Kompleksi
për të thënë të vërtetën e viktimizimit është kompleks që e ka dëmtuar
historikisht kombin tonë. Viktimizimi dhe heroizimi duhen vënë në dukje në atë
masë sa ekzistojnë. Ndryshe gënjën veten dhe jeton me utopinë e të qenit krenar
pa qenë krenar.