| E diele, 13.06.2021, 09:19 AM |
Kujtimet janë gonxhe ringjallje…!
Nga
Xhevahir Cirongu
Të
kujtosh ata që ke për zemër, të cilët janë gjallë por edhe ata që nuk janë
midis nesh; ke bërë një sfidë të madhe si për veten ashtu edhe për brezat që
vijnë.Te kujtimet e bukura , sigurisht për ata njerëz që kanë lënë gjurmë të
mira në shoqëri, miqësi, e familje, vjen një ditë e gonxhja e kujtimeve
rizgjohet e prap bën thirrjen e brendshme të ndërgjegjes sonë njerëzore, ku na
jep atë ndjesi e përgjegjësi për të
hedhur në letër fjalët e shpirtit që
burojnë si ujë burimi të kulluar. Njerëzit e mirë që kanë zemrën e madhe,
mundohen që të përcjellin sa më shumë ‘’mjaltin’’ e dashurisë në gjithë fushat
e jetës shoqërore.Një nga ata burra
zakoni i cili rrezatonte vlerat e
traditës, por edhe të vlerave të civilizuara shoqërore e përparimtare , ishte
edhe Fari Bako nga fshati Burranj të rrethit Skrapar. Ai lindi në vitin
1936,ndahet nga jeta më 16 maj të vitit 1994.
Sa
më shumë që largohen vitet, po aq shumë kujtohen e vlersohen ato vlera
njerëzore e intelektuale nga njerëz të ndryshëm të kohës, të cilët kanë jetuar
e punuar së bashku me këtë njeri plotë vlera e shembulli poziteve për
shoqërinë. Fariu ishte njeri energjik e largpamës, por ai dinte të vlerësonte
edhe të tjerët, i lartësonte dhe u jepte vlera intelektuale atyre. Fjala e
mendimi i atij burri, ishin kryefjala e mirësisë së punës e të përparimit
shoqëror. Ishin këto cilësi të cilin e bënin që të respektohej nga të
gjithë.Fariu ishte njeri punëtor e kërkues ndaj vetes e të tjerëve. Atë e gjeje
punëtor krahu në punët e bujqësisë e blegtorisë, por edhe si një
organizator i zoti në çdo drejtim.Qysh
në fëmijëri i atij i ra barra e rëndë
familjare të përballonte edhe punët familjare. Punonte puntor krahu në bujqësi e blegtori. Mbasi mbaroi
edhe detyrimin ushtarak , më von ai punoi si brigadier fushe në fshatin e
lindjes Burranj.Mbaron arsimin e mesëm e
kalon në administratën e ish koperativës së bashkuar Dobrenj, dhe më von shef i administratës. Ai
i donte njerëzit me shpirt, prandaj edhe ata e respektonin aq shumë Familja e
tij ishte solide e shembull në shoqëri.Të katër vajzat u arsimuan, u dha edukatë e dashuri prindërore së bashku me
bashkëshorten Kanuçe,i martuan dhe sot u gëzohet mbesave e nipave që e duan aq
shumë.Disa janë në Milano Itali,në Monako të Francës,në Durrës e Tiranë. Kam
shumë kujtime për këtë njeri të vlerave
njerëzore,ashtu si shumë të tjerë të cilët e kujtojnë edha pas kaq vitesh kur
ai ka ikur nga kjo jetë.Ishte vetëm 58 vjet atëhere kur sëmundja
e pabesë i merr jetën parakohe, por ai la shumë kujtime e vlera të
bukura njerëzore, kujtohet me plot dashur e dhimbje nga të gjithë edhe sot pas
kaq vitesh. Fari Bako ishte edhe njeri i këngës e valles popullore. Atë e gjeje
skenave të veshur me kostumet popullore.
Kënga
folforike ishte shpirti i tij. Ai dinte të fliste me fjalë të ngrohtë e
buzëqeshje me të gjithë njerëzit, të mëdhenj e të vegjël.Kanë ikur
27 vite që nga dt. 16 maj të
vitit 1994,dhe sot në maj të vitit 2021,kujtimet i rrinë si gonxhe trënafili ,
i japin ringjallje e respekt nga shumë njerëz që kanë bashkëjetuar në atë kohë,
por edhe nga brezat e rinj të sotëm
,sepse mirësia vlerësohet në çdo kohë.
Ne kemi për të thënë shumë për këtë njeri shembull të vlerave shoqërore e
intelektuale,por edhe kaq sa shkruam ja vlen për të thënë se kemi sjellë ato
cilësi kujtimesh që na shërbejnë të gjithëve ne e brezave që do vijnë.
Edhe
pas 27 vitesh, ai kujtohet me gjithë mirësitë nga njerëz të ndryshëm duke I
dhënë edhe më shumë vlera me komentet e
tyre në rrjetet sociale pas bublikimit tim të fotos me kostume kombëtare të
Fari Bako, të cilat ne mundëm të shkëputim disa prej tyre e ti botojmë këtu n? këtë ese përkujtimore.
Valentina Bako:
‘’Bravo Xhevo, na
freskove mendjen për një xhaxha të mbrekullushëm, na kishte marrë malli shumë,
u çmalla, kujtim i pa harruar qoftë !’’
Tozulia Bako – Doko:
‘’Ahhhh xhaxhi im i
dashur... Sa mall që kam... Sa i mirë që ishte.... Vita më ka marrë malli... I
paharruar qoftë kujtimi i xhaxhait...!’’
Marjana Gjoni:
‘’Rrofsh xhevahir që e
kujton, më mungon shumë, ishte baba i dashur dhe i rrallë në të gjitha
drejtimet!’’
Vita Bako :
‘’Xhevo, jetë e shëndet
ty me gjithë familjen që e kujton babin!’’
Lefteri Çipi:
‘’Foto me
lotkujtimesh…Shumë bukur, qofshi gjithëmonë të lumtur dhe të gëzuar!’’
***
Durrës, 16 Maj 2021