| E diele, 13.06.2021, 11:13 AM |
Vahit Nasufi
NEXHMIJE PAGARUSHËS
Në
shej kujtimi të përjetshëm
Qielli
muzikor kosovar,
Është
plot me yje këngëtarë,
Të
përmasave botërore,
Me
shumë vepra kulturore...
Këta
vargje që i kam rreshtuar,
Një
ëmbleme ia kam kushtuar,
Sopranos
sonë kosovare,
Nexhmije
Pagarushës - këngëtare.
N`fshatin
Pagarushë t`Malishevës,
Lindi
mbretëresha e skenës.
N`vitin
1933, më shtatë maj,
Kjo
datë është ditëlindja e saj.
Një
foshnje e bukur si lule diellli,
Nga
nënë Sahidja, babë Veseli.
Në
një familje shumë bujare,
Me
vlera t`larta kombëtare...
Siç
tregoi Nexhmije Pagarusha,
Katër
vjet tha - sa i mbusha,
Ndërroi
jetë nëna ime,
Shumë
e vogël, mbeta jetime!
N`duart
e njerkës Nexhmia mbet,
E
deshti shumë, si nënën e vet!
Edhe
njerka mirë e trajtoi,
Si
vajzën e vet e konsideroi!
Ishte
e ndershme dhe bujare,
E
kishte edukatë familjare,
Sa
i takon pamjes saj fizike,
Ishte
shumë simpatike...
Kjo
soliste, një zojnë hyjnore,
Ishte
e madhe dhe si aktore,
Këndoi n`koncerte e festivale,
Aktroi
n`filma dhe skena teatrale...
Nexhmija
jonë, gjatë tërë jetës,
Mori
një mori epitetesh,
Që
e çuan n`piedestalin më të lartë,
Si
"Bilbili i Kosovës", Fyti i Kristaltë"...
Është
vlersuar me shumë çmime,
Dekorata
dhe shpërblime,
Një
çmim t`veçantë si i tempullit,
"Këngëtarja
e Shekullit"!
Por,
më 7 shkurt 2020,
Ikona
e këngës ndërroi jetë,
Ndërroi
jetë për t`mos vdekur,
N`zemrat
tona e gjallë ka mbetur.
E
kishte lënë me amanet,
Të
varroset n`vendlindjen e vet,
Amaneti
saj u realizua,
N`Pagarushë
me lule u mbulua.
Shumë
e dashur artistja jonë,
Prehu
në paqe n`panteon,
Për
ty do t`fliet, do t`këndohet,
Emri
yt kurrë s`harrohet.
Këngët
tua do t`na e shtojnë mallin,
Se
si Baresha e dridhte malin,
Me
ty skenës i kishte hije,
Nuk
lind më nëna tjetër Nexhmije!
Kërçovë, qershor 2021