| E diele, 13.06.2021, 03:36 PM |
Dhe folku pas pandemisë zbret në Vlorë
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Pandemia
Covid-19 në vitin 2020 shkatërroi shumë
fusha shpirtërore edhe atë të
muzikës të të gjitha
zhanreve dhe sigurisht atë të folkut.
Vendet dhe sheshet publike, të
përzgjedhura si skena nga artistët popullor kaluan një periudhë heshtje
të zgjatur, të pandodhur asnjëherë, përmbi tokën tonë. Pas një viti të tmerrshëm
dhimbjesh, vuajtjesh dhe izolimi të
papërpunuar, ne kemi humbur më shumë
bashkëqytetarë. Ne ende kemi traumën e pikëllimit të vonuar dhe e vërteta e
vështirë është se kjo nuk ka mbaruar ende. meloditë dhe gjithë krijimtaria folkorike u përqendrua
dhe u prezantua vetëm nëpër
kutitë e Tv-ve, pa emocionin që i shoqëron. Mirëpo shpresa,
përtej tunelit të frikës sapo ka
filluar. Ne do të kemi një verë, që është më afër asaj që mund të kujtojmë para
Covid. Kjo ka qenë një rrugë e gjatë e vështirë për të arritur deri këtu, dhe,
fatkeqësisht, ka disa kodra dhe
kthesa, që mbeten përpara. Ka pasur
shumë vuajtje dhe sakrifica për të na nxjerrë nga makthi që kemi kaluar gjatë
vitit të kaluar. Vera premton një rikuperim emocionues për argëtim të
drejtpërdrejtë, me celje të sezonit veror dhe me festivalin folk të mirëpritur
për 13 sezone turistike. Tani organizatorët e disa prej festivaleve më
të mëdhenj si në botë
dhe te ne, festfolku në Vlorë
është një i tillë ndërkombëtarisht i njohur
dhe me pjesëmarrje nga shumë vende
të botës. Organizatorët dhe
pjesëmarrësit në festfolk do të jenë të
gatshëm të zbresin që nga kjo verë nëpër
sheshe dhe vende pulbike pa harruar sa
shumë, që i mungua artëdashësit. Këngët
e vjetra dhe të traditës që i jep
karakterin e tij popullor, do të
rikthehen në një kohë në mes
qershori në Vlorë në epilog të
pandemisë ose murtajës shkatërruese të
shek 21.
2.
Bëhet kohë
dhe 13 vjet me gjithsejtë 13 festivale folku në të njëjtin vendodhje Vlorë. Shtë një festival folku ndërkombëtar që, zbret në një qytet detar, por i flamurit
njëkohësisht, në një stinë të bukur dhe argëtuese, siç është fillimi i verës, i ditëve
të gjata plot me diell dhe stinës së bukur të rërës, detit dhe plazheve magjepse.
Festivali -Folk Fest është menduar për grupe dhe solistë të moshave të ndryshme
dhe kategorive të vokalit. Është një festë e artit muzikor në një atmosferë unike të qytetit
jugor dhe bregdetar në fillim të sezonit turistik duke kombinuar një festë në një vend të
mrekullueshëm me pjesëmarrjen në një ngjarje prestigjioze. Dhe pse ka veç një
qëllim:Zhvillimi i arteve, popullarizimi
i kulturës botërore, shkëmbimi i
përvojës ndërmjet pjesëmarrësve,
fuqizimi i respektit dhe tolerancës reciproke, thellimi i kontakteve
krijuese, popullarizimi i folkut vendas
dhe atij dhe botërore.
3.
Festfolku
në Vlorë për shkak të kufizimeve të kapacitetit COVID-19, do t'i bëjë gjërat pak më ndryshe këtë vit.
për të prezantuar folkun unik 3-ditore
të shfaqjeve në sheshin përpara pallatit të sportit, si premisë e turizmit
kulturor. Le ta shtresojmë në tre pjesë se çfarë ka shkruar dhe çfarë mendon: Drejtori
-Edicioni i XIII i Aulona Inter Folk Festival, poeti Sejmen Gjokoli, për festivalin që na vjen si trashëgimi e shpresë
në datat respektive të 12, 13, 14 Qershor 2021.
a.
Sejmen
Gjokoli:Viti 2020, edhe pse i veçantë e
intrigues për nga numërat, nuk e
mundësoi zhvillimin e edicionit të 12-të të Aulona Inter Folk Festival.
Pandemia u tregua e pa mëshirshme dhe i “preu” si me një të rënë shpate, të gjitha. Në ditët e përcaktuara për tu
mbajtur sipas traditës, organizatorët u
mjaftuan vetëm me një përcjellje virtuale në rrjetet sociale, me emrat dhe fotografitë plot ngjyra
kostumesh popullore të grupeve nga vende të ndryshme të europës të cilët mezi
po prisnin udhëtimin. Këtë vit është krejt ndryshë, kuptohet pa hequr vëmëndjen nga disa rregulla
të domosdoshme shëndetësore por edhe me një kufizim pjesëmarrësish, festivali do të mbahet me të gjitha
standartet e një festivali ndërkombëtar. Edicioni i dymbëdhjetë le të mbetet si
një shenjë e fortë tronditëse në historikun e këtij aktiviteti, një kujtesë për ditët e trishta e të
dhimbshme të një shoqërie e bote të tërë,
një ftesë gjithashtu për të vlerësuar jetën dhe për t’ju gëzuar asaj
edhe përmes festash e veprimtarive që transmentojnë e përcjellin mesazhe të
gjalla e të gëzuara jete.
b.
Sejmen
Gjokoli:Nisur nga natyra dhe përmasat e Festivalit, ai mbetet krejt i veçantë mbasi, për të 13-in vit radhazi, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe për trojet shqiptare, mbahet një aktivitet kaq i rëndësishëm i
folklorit në nivel evropian dhe atë botëror. Vetëm për efekt të këtij
aktiviteti në këto dymbëdhjetë vite qytetin e Vlorës kanë patur rastin ta
vizitojnë mbi 95 Ansamble folklorike me mbi 3550 pjesëmarrës nga 27 vende të
Ballkanit, Evropës dhe Azisë. Nga
Italia, Greqia, Bullgaria,
Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi,
Bosnjë dhe Hercegovina,
Kroacia, Polonia, Sllovakia,
Çekia, Bjellorusia, Letonia,
Turqia, Anglia e deri nga Kina
kanë patur rastin të vijnë me folkun e tyre në Vlorë. Këtë vit gjeografisë së
shteteve i shtohen edhe vende si Rumania,
Lituania e Sllovenia të cilat krahas ansambleve të tjera pjesëmarrëse do
të na befasojnë me folkun e tyre. Artëdashësit vlonjatë por edhe të tjerë
përmes ekraneve televizive do të kenë rastin të shikojnë nga afër, veç të tjerash, edhe kostumet tradicionale lituaneze, sa autentike po aq edhe unike në llojin e
vet.
c.
Sejmen
Gjokoli:Për katër mbrëmje dhe tri ditë Vlora do ketë rastin të gjallërojë nga
tingujt e muzikës folklorike përzier me ritme të magjishme vallesh e këngësh
popullore, përndezur nga ngjyrat e
kostumeve të lloj-llojshme. Këtë vit një dimesion i ri i agjendës së programuar
të veprimtarive në ditët e festivalit do të jetë edhe parada e kostumeve e
cila, përveç rrugëve, shesheve e trotuareve, për të parën herë do
të prek rrugicat dhe mjediset e Qendrës Historike të qytetit, një atraksion i ri historik e turistik
krijuar Vlorës kohëve të fundit. Gjatë ditëve festivalistët do të kenë rastin
që të vizitojnë e të njihen me asete të ndryshme kulturore, historike e arkeologjike të Vlorës e
rrethinave ku një vend të veçantë do të ketë njohja dhe frekuentimi i plazheve
të njohura të Radhimës e bregut të detit. Në mbrëmjet folklorike të Aulona
Inter Folk Festival, në këtë
edicion, do të performojnë e ndërthuren
kulturat folklorike me këngë e valle lituaneze,
rumune, maqedonase, kosovare,
korçare, elbasanase e ato
vlonjate përzier me iso labërie. Vlora,
gjithashtu, do të përflaket nga
ngjyrat e kostumeve popullore plot kolorite e ornamente të cilat shpërfaqen
edhe si një mesazh i fortë kulturor në davaritjen e situatës shëndetësore të
vendit për ti hapur udhë rikthimit përgjithmonë të jetës normale. Nën
organizimin e Qendrës Kulturore "Aulona" si dhe falë mbështetjes
kryesore të Bashkisë Vlorë e Ministrisë së Kulturës, Aulona Festival këto ditë do të nisë përsëri
rrugën e ndërprerë për shkak të pandemisë botërore të virusit. Mbarë, Aulona Inter Folk Festival! Vlora dhe
Shqipëria po të pret, veç të tjerash
edhe si një ogur i mirë për ditë më të mira e të hareshme.