| E premte, 11.06.2021, 07:00 PM |
KJO KISHË SI KULT FETAR NUK E KA VENDIN NË OBORRIN UNIVESITAR
Nga
Dedë Preqi
Sëcili
religjion i ka kultet e veta fetare dhe vendi i kultit duhet të jetë në një
vend ku nuk e pengojnë objektet njëra tjetren apo ku nuk pengohen
institucionet në mes vete, në mënyrë që
njeriu kur ti lutet zotit, përveq se duhet të jetë i lirë, duhet dhe ta kuptojë
se ku është vendi i tij i lutjes.
Poashtu
edhe populli i Kosovës, në bazë të të drejtës themelore dhe të ligjshme që ia
jep Kushtetuta, duhet të përpiqet të marrë edhe tiparin e vet të qenjës së tij,
të përbërë nga trupi dhe shpirti, duke e
ndier vetën të lirë, dhe pa dallime racore, fetare, etnike e politike.
Ajo
që është duke ndodhur sot me imazhin e natyrës tonë fetare në Kosovë, do të
jetë edhe më e vështirë të shprehim atë që është duke ndodhur me kulturën tonë,
e cila nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e objekteve fetare dhe llojin e tyre,
por ka të bëjë me zanafillën e objekteve, qëllimin dhe tiparin e asaj, që e
bëne të vështirë përceptimin e një objketi të tillë.
Megjithatë,
dyshimet dhe kritikat vijnë njëra pas tjetre, se çfarë do të thoshte kjo kishë
ortodokse serbe mes oborrit të Universitetit, themelët e sëcilës ia vendosi
krimineli Arkan, në kohën e regjimit të Millosheviqët, i cili objekt nuk ka
fare leje ndërtimi nga asnjë Institucion i Kosovës, edhe akoma është në
shqyrtim një leje e tillë dhe pa të drejtë, duke ditur se kjo tokë dhe ky vend
është pronë e Universitetit të Prishtinës.
Kjo
gjë bëhët e dukshme në shumë elemente të planifikimeve dhe qëllimeve të
Serbisë, në të kaluarën dhe me pretendimet e sotme, që të gjitha janë variante
dhe metoda të saj, për të realizuar ato projekte që i ka në programin dhe
preambulën e kushtetutës së vet, kundër shtetit të Kosovës, dhe kundër popullit shqiptarë.
Prandaj,
ky popull (serb), është një qenje që nuk ka kufinj, dhe mbetët i çuditshëm me
natyrën e vet, i cili e konsideron vetëvetën mbi të tjerët dhe i pa
zavendësueshëm, që historinë e vet dhe për të tjerët e përshkruan dhe e bënë
sipas dëshirës dhe logjikës së një bote të paracaktuar, në një formë siq e
përcakton njeriu për qejfin dhe interesin e vet.
Kosova
dhe shteti i saj, duhet ta gjejë vetën tek imazhi i një vendi demokratik, që
njeriu i saj të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa dallime etnike, religjoze
dhe politike, por në esencë, në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, të
zbatojë realitetin e vet, se ky vend ka ligje dhe ka rend kushtetues, i cili e
bënë të mundur qytetarin e këtij vendi që të jetë i lidhur me këto rrethana pa
përjashtime, privilegje dhe kërcënime.
Ka
një lëvizje rreth objekteve dhe kulteve fetare, të cilat në kohën e pas luftës
janë ndërtuar me leje e pa leje ndërtimi nëpër vende të ndryshme të Kosovës,
por një objekt fetar, sikur kjo kishë ortodokse në mes oborrit universitar, e
ka një domethënje të çëllimshme, imazhet e së cilës nuk përçojnë mesazhe fetare,
që i drejtohen lutjeve ndaj Zotit, por mesazhe e tilla janë përçarëse dhe
ndjella-keqe në mes komuniteteve, apo në këtë rast kur bëhët fjalë në oborrin e
studentëve universitar.
Këtë
kishë, që e ka mbjellur krimineli Arkan, në emër të Millosheviqit, si një
këpurdhë e rebeshit shiut dhe fortunës së luftës në Kosovë, që e stërpiku me
gjak një popull të tërë dhe ngjyrosi çdo pore të jetës tonë me njollat e këtij
gjaku të bijave dhe bijëve tanë. Prandaj, kjo kishë nuk i ngjanë një kulti
fetar, duke ditur se lopatën e thëmeleve të saj e hudhi një kriminel lufte, i
cili nuk ishte njeri i parimeve njerëzore por ishte njeri i krimeve dhe
masakrimeve njerëzore.
Kjo
kishe nuk e meriton të mbetët as muze, por thëmelet e saj duhet të rrafshohen,
sepse edhe nëse mbetët muze, që të mbetët kujtim i holokaustit shqiptarë, një
ditë do të kthhehet në një kishë të madhe, që do të merr emrin e kriminelit
Millosheviq, të cilin shumë shpejtë do e shpallin edhe « shën
Millosheviq », edhe më madhështor se Sveti Sava.