| E premte, 11.06.2021, 07:09 PM |
Përkujtesë historike: 11 qershor 1999
FUTJA
E NATO-S NË KOSOVË DHE ÇLIRIMI NGA PUSHTIMI SERB
Nga
Jusuf Buxhovi
Shtetndërtimi
i Kosovës, nga përpjekjet e vazhdueshme, fillimisht, me anën e luftës kaçake
dhe formave të tjera të rezistencës aktive, që të mos pranohet pushtimi serb
nga viti 1912, ripushtimet nga vitet 1918 dhe 1944, si dhe përpjekjet e saj për
etnocid, kultorocid dhe së fundit për gjenocid, përpjekje këto, që në fund të
viteve të gjashtëdhjeta e deri në fund të atyre të tetëdhjetave, do të
ndryshohen me konceptin që pushtimi të zëvendësohet me Republikën e Kosovës në federatën jugosllave,
do të ishte i vështirë ose i pamundur fare, pa fushatën ajrore të NATO-s nga 24
marsi deri më 10 qershor 1999, kur në Kumanovë, gjeneralët jugosllavë
nënshkruan marrëveshjen kapitulluese për tërheqjen e të gjitha forcave policore
dhe ushtarake nga Kosova. Të nesërmen, pasi që do të jetë miratuar rezoluta
1244 e KS të OKB-së dhe hyrjes së
saj në fuqi një ditë më vonë, me
fillimin e tërheqjes së forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova si dhe
fillimin e futjes së forcave të NATO-s, në kuadër të KAFOR-it, fillon çlirimi i
Kosovës nga pushtimi 87 vjeçar serbo-jugosllav.
Kjo
i hapi rrugë protektoratit ndërkombëtar në Kosovë nën mbikëqyrjen e OKB-së në
kuadër të misionit të UNMIK-ut, që mori fund më 17 shkurt 2008 kur Kosova
shpalli pavarësinë.