Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Pse shqiptari vret veten?!

| E diele, 06.06.2021, 07:37 PM |


VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI,

PSE  SHQIPTARI  VRET  VETEN ?!

Nga Fritz RADOVANI

Vetvrasja asht e dënueshme aty ku asht qytetnimi. Shqipnia ka ma shumë se 100 vjet që po e sundojnë disa injoranta anadollakë të shartueme me hajdutë. Rraja e familjeve drejtuese të shtetit tonë asht kenë Stambolli!

Fatkeqsisht edhe nanat e tyne i pollen me faren turke, tue fillue tek sejcili të doni ju prej asaj ditë që: “Shqiptarët kerkonin me qenë në vete, po në varësinë e Perandorisë turke!”–Bash si sot me nipin e Haxhi Qamilit!

Shqiptarët sot janë populli ma i korruptuemi dhe ma i mbrapambetuni në të gjithë Europen, “votojnë” per kasten kriminale komuniste, tue na tregue drejtuesi i saj se: “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë!”

Dhe, Akademia  Antinjerzore e Tiranës, po fillon “rishikimin e historisë”!

E shka pritni prej “akademikut, terrorist, komunist.., e fallsifikator?”

A guxon kush prej tyne me prekë një guralec të ateistit Ever Hoxha, që la porosi: “Shqiptarët duhet ti referohen Kuranit!”? – Nuk besoj, pa u ba “50 vjetori i Shqipërisë, antare e Konferencës Islamike”, mbasi kjo po na përputhet tashti edhe “me programet dhe kulturen e anti-komunizmit”, të “demokratve të rinjë”, monstrat e partisë “demokratike të rilindur”!!

“Sa poshtë ka ra katundi...”, thonin të vjetrit dikur. Po me kenë gjallë ata që formuene NATO-n, shka thonë sot per “kulturen anti-komuniste”, që do të bajnë pjesë në një prej antarve të Saj, madje me një kryeminister që e sheh “Komunizmin në anen e duhur të historisë”!!? E mos të harrojmë se të gjitha këto ngjarje mbrenda Shqipnisë, tue fillue nga korrupsioni, e deri tek rikthimi i brezit të rij të tiranve të sigurimit shtetit në të gjitha ata poste ku, ishin prindët e tyne vrastarë e kriminela, ata janë në NATO.

Hapni sytë, shikoni të gjitha këto veprime të palejueshme antiligjore po mbrohen nga e ashtuquejtuna “drejtësi”... Bash nga ajo “drejtësi” që deri dje ka la me gjakun e të pafajshemve Martir, të gjithë Popullin Shqiptar!

Zgjedhjet e 25 Prillit, nuk kanë asgja të perbashkët me Demokracinë!

Europa dhe NATO, duhet ta shpetojnë Popullin Shqiptar nga vetvrasja!

Melbourne, 28 Maji 2021.