| E enjte, 03.06.2021, 06:41 PM |
Yll në përjetësi
(Dhembje,
për ndarjen nga jeta shume para kohe të Shkëlqim Demakut, djalit te publicistit
e mikut tone Sokol Demaku)
Shkruan
Viron Kona
Jemi
të trishtuar, kemi mbetur pa fjalë,
Shkëlqimin
sybukur nuk e kemi sot,
Duam
t`i japim njëri - tjetrit kurajë,
S`mundemi,
sytë i kemi me lot.
Flasim
heshtazi Shkëlqim me ty,
Përfytyrojmë
të ardhmen që ti ëndërroje,
Portretin
tënd të ëmbël e kemi në sy,
Na
ka mbetur në mendje fisnikëria jote.
I
shtrenjti ynë, tashmë s`je më mes nesh,
Dënesim
mbyturazi, loti çurg, s`ndalon,
Dhembja
ka peshën e rëndë të maleve,
Shpirtbukuri
ynë, shumë po na mungon.
Nuk
të harrojmë kurrë, o djalosh zemërzjarr,
Në
kujtesë të kemi të bekuar dhe qiellor,
Përhape
veç dritë dhe mirësi në këtë jetë,
Emri
yt i ndritshëm u shndërrua në meteor.
Kjo
jetë vërshon pa u ndalur në amshmim,
Yjet
në qiell ndrisin heshtazi në gjithësi,
Në
dritën e tyre je sot edhe ti Shkëlqim,
I
bukur, vezullues, yll në përjetësi.
-Nga Tirana, Maj, 2021-