| E merkure, 02.06.2021, 05:41 PM |
Që në muajt e parë të vitit 2021, shkrimtari, poeti,
studiuesi, publicisti Mr. Skënder R. Hoxha botoi dy vepra: “ANEKDOTA nga Dushkaja dhe krahina të tjera
të Rrafshit të Dukagjinit” (Instituti Albanologjik – Prishtinë dhe përmbledhjen
poetike “Bukuri epike”.
Në të parën jan të prezantuara 121 anekdota të mbledha në
tërren nga rrëfimtarë të ndryshëm dhe të sistemuara në nëntë njësi tematike: I. Anekdota si përshkrime të ndodhive; II.
Anekdota ku trajtohet urtësia dhe shkathtësia e mençurisë; III. Anekdota ku
tregohet burrëria e krenaria; IV. Anekdota që ndikojnë në psikologjinë
individuale dhe kolektive; V. Anekdota nga opërditshmëria; VI. Anekdota që
ironizojnë e kritikojnë të keqen njerëzore; VII. Anekdota që trajtojnë
degradimin moral të individit dhe të kolektivitetit; VIII. Anekdota që thumbojnë
trashamaninë; IX. Anekdota për Nastradin Hoxhën.
Në fillim të kësa vepre janë Fjala e recensentëve si dhe
Parathënia e shkruar nga autori e që paraqet sublimën e brendisë dhe domethënies
së këtij libri.
Ndëraq, përmbledhja poetike “Bukuri epike” përfshin një numër të madh poezish të cilat autori,
kryesisht, i ka shkruar kohë pas kohe gjatë këtyre vjetëve të fundit. Janë këto
poezi me tematika e motive të ndryshme, ashtu siç poeti Skënder R. Hoxha di të
paraqitet para lexuasve të pasionuar të poezisë së tij.
MUSA HAXHIU