Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arbana Xharra: Nderroi jete nena qe iu vrane pese djem nga serbet

| E merkure, 02.06.2021, 07:01 PM |


Arbana Xharra:

Zoje Prendi, te ciles ne prill te vitit 1999 ne masakren e Mejes iu vrane pese djem; Viktori, Sokoli, Marku, Roberti dhe Gjergji, paska nderruar jete. Ne maskren e Mejes u vrane 372 civile shqiptare nga policia dhe forcat e ushtarake serbe. Kjo nene qe ia fali pese djem Kosoves, eshte deshmia e terrorit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptareve pa dallim feje. Ne Kosove nuk ishte lufte fetare; musliman e katolik luftuan u vrane e u masakruan. Nuk guxojme te lejojme perpjekjet e grupeve te caktuara  t’i japin luftes sone per çlirim konotacion fetar - ky eshte rreziku me i madh i kauzes tone!