| E marte, 01.06.2021, 07:48 PM |
NË PRESHEVË U PËRURUA
LIBRI “ROMANCË E PËRFLAKUR” I DHE II
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Të
shtunën, më 29 maj 2021, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, me prezencë
të bollshëm të dhashamirëve të letërsisë shqiptare u përurua libri I Hysen
Këqikut: “Romancë e përflakur I dhe II,
me krijimtari letrare të poeteve të Luginës së Preshevës: Libri I: 1. Albina
Idrizi 2. Afërdita Salihu 3. Emine Murseli 4. Fehime Selimi 5. Hyrije Jusufi 6.
Havushe Kosumi - Ahmeti 7. Jalldëze Kosumi 8. Miradije Zymberi-Abdullahi 9.
Marigona Fejzullahu-Salihi 10. Nerimane Kamberi 11. Qendresa Jakupi 12. Sadete
Emërllahu – Presheva 13. Yllka Y. Ymeri 14. Zahide (Marije) Ukaj Libri II: 1.
Artina Bajrami – Sadiku 2. Emine Bojniku 3. Esra Aqifi 4. Lirona Zuka 5. Linda
Agushi 6. Memnune Emini-Hyseni 7. Majlinda Zeqiri – Shaqiri 8. Pashije Hyseni
9. Ramize Selimi 10. Sejhane Mehmeti 11. Valbona Hasani.
Librin
në fjalë e botoi dhe e financoi Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore
në Preshevë, redactor i librit: JOnuz Fetahaj, recensentë: Arsim Halili dhe
Nehat Ramizi.
Kryësinë
e përurimit e bënë: Xhemaledin Salihu, Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku dhe Nehat
Ramizi.
Fjalë
rasti në përurimin e librit pati Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për
Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë: “Shoqata për Trashëgimi dhe Krjimtari
Kulturore herë pas here, në situatë të volitshme financiare do të botojmë edhe
krijimtari kulturore-letrare.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore gjatë këtyreve viteve, që nga themelimi
i saj, më 2010 pati veprimtari dhe aktivitete të bollshme.
Kështu,
ajo mbajti 12 Konferenca shkencore, botoi 9 libra me materialin, punimet
shkencore të Konferencave, 7 libra të autorëve individualë, pra botoi gjithsejt
16 libra, prej të cilave 14 janë shkencore dhe 2 libër është krijimtari
letrare.
Shoqata,
poashtu pati edhe aktivitete të tjera kulturore që u priten me kurreshtje dhe
me dashamirësi nga publiku i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës si dhe më
gjërë, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Veriut. Ky aktivitet ishte i
llojllojshëm dhe i mirëfilltë kulturor.”
Fjalë
rasti dhe hapjen e përurimit të librit në këtë Manifestim kulturor-letrar e
bëri Znj. Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës që në fjalën e saj
premtoi mbështetje aktiviteteve të këtilla kulturore.
Fjalë
rasti, poashtu pati edhe Z.Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar
Shqiptar.
Mbi
librin folën Nehat Ramizi, recensent dhe Jonuz Fetahaj, redaktor i librit.
Në
emër të poeteve, krijueseve letrare, përurimin e përshëndeti Havushe Kosumi.
Në
emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, përshëndetje përurimit
të librit i bëri Z.Bilall Maliqi, kryetar.
Poashtu,
në emër të mysafirëve-pjesëmarrës nga Kumanova/otorinolaringologu Sali/,
Medvegja/Rexhep Abazi, profesor/, Gjilani/Fatmir H. Selimi, radiolog, Gani
Krasniq, profesor/, Tetova, Prishtinë/Dr.sc. Veton Zejnullahi/, përurimin e
librit e përshëndeti Dr.sc. Shefki Selami, Profesor nga Tetova në Universitetin
e Novi Pazarit, Dega në Preshevë.
Në
fund të përurimit, autori i librit mori fjalën dhe falenderoi të gjithë
pjesëmarrësit, posaçërisht të gjitha krijueset-poetet e Luginës së Preshevës që
patën mirëkuptim e bashkëpunuan me te në hartimin e librit në fjalë.
Pas
mbarimit të përurimit disa nga poetet lexuan poezitë e tyre: Afëdita Salihu,
Havushe Kosumi, Jalldëzë Kosumi, Hyrije Jusufi, Sejhane Mehmeti dhe Ramize
Selimi.
Pas
mbarimit të përurimit pjesëmarrësit morën librat në fjalë dhe qe një interesim
i madh.
Më
pastaj të gjithë pjesëmarrësit e Manifestimit kulturor-letrar bënë foto në
sallën e Kuvendit dhe para objektit të komunës së Preshevës.