| E marte, 01.06.2021, 06:01 PM |
Preardhja e fshatit Pasomë (Sumë)
Nga
Hilmi Saraçi
Banorët e sotëm sipas të
dhënave nga familjarët dhe burimeve të tjera e
kanë preardhjen nga Malsia e Shkodrës ,fshati Pukë (rrethina e Pukës).
Puka si krahinë gjeoetnologjike shtrihet
në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit,
që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të
grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat
malore: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit dhe i takojnë
fisit krasniq.(1)
(Në bazë të shpiegimeve dhe mendimeve nga disa të vjetër që kanë dëgjuar dhe përcjellë brez pas brezi preardhjen e familjes ,thuhet se popullata e Sumës por edhe nga pjesë të tjera të rajonit për shkak të zullumit nga pushtuesi, për shkak të luftrave dhe mospranimit të fesë islame paskan ikur në Shqipëri- në Malsinë e Shkodrës, për tu këthyer prap në vendin e tyre të mëparshëm- në Sumë .)
Pasoma (Suma) i ka edhe
vëllëzërit Sumiqët e fshatit Rashan dhe Praqollët e Shupkovcit të Mitrovicës
-respektivisht familja Ibrahimi e ka prejardhjen nga fshati Pasomë. Këtë
familje e kanë quajtur Praçoll.Sipas shpiegimit të Bajram Lil Sahitit që i kishte shpieguar Ali
Januzit, kjo familje e ka marr mbiemrin Praçoll pasi njëri nga kjo familje duke
hypur në kali i kishte këputur preçi dhe kishte ra në lumin Smrekovnicë, duke u
rrotulluar disa herë nëpër ujë . Nga kjo ndodhi kjo familje është quajtur
Praçoll. Nga kjo familje dallohen Mursel Ibrahimi veprimtar dhe ish kryetar i
KK-së në Mitrovicë (nga subjekti politik- LDK) dhe Hysen Ibrahimi kyetar i
mërgatës në Suedi, gjithashtu, veprimtar i shquar dhe autor i disa punimeve
publicistike, shkencore dhe letrare. Hysen Ibrahimi është
edhe kryrtar i Shoqatës se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi
XI Albani” në Suedi e cila është themeluar më 26 nëntor 2011. Kjo shoqatë ka për qellim që me angazhimin, veprimtarinë
dhe publikimin e veprave shkencore, letrare, artistike dhe publicistike t`i
shërbejë, në radhë të parë atdheut e kombit, historisë, letërsisë e artit, por
edhe gjithë njerëzimit. Secila vepër dhe krijim artistik dhe publicistik është
një thesar kombëtar.Kjo Shoqatë me udhëheqjen e Hysen Ibrahimit përpiqet që
tërë këtë thesar ta botojë dhe ta bëjë të njohur për lexuesit e sotëm, por edhe
për gjeneratat e ardhshme. Në këtë drejtim Hysen Ibrahimi ka merita të veçanta në afirmimin dhe ruajtjen e idemtitetit tonë kombëtar në mergatë
(diasporë)…
Mirëpo duhet theksuar se popullata shqiptare gjatë historisë ka
lëvizur për shkak të luftrave një kohë ,
sidomos pas mospranimit të fesë islame e ndikime të tjera.Kështu shumë familje
shqiptare nga Kosova kanë shkuar në trevat e shqipërisë dhe prap këto familje
janë kthyer në vendin e mëparshëm, siq mund të jetë rasti edhe me këtë familje
Januzi nga Suma (Pasoma).Në dukumentet e shtruara përmendet në defterin
kadastral të Vilajetit Vellk të vitit 1455
kishte të regjistruar 8 shtepi si vendbanim.Si vendbanim është i
regjistruar në Muhasebe-i Vilajet- i
Rum-ili Defteri 1537 (937 h) , në kuadër të Sangjakut të
Vushtrrisë me emrin Pasoma “ , ndërsa në regjistrin të Sangjakut të Vushtrrisë
të vitit 1566 kishte 24 shtëpi e 9
beqarë “.Në këtë vendbanim, në vitin 1878 u vendos familja muhagjire shqiptare
Vrellaku , e cila pas vitit 1912 shpërngulet në Turqi” .Si vendbanim është i regjistruar në
sallmanet e Vilajetit të Kosoves të viteve 1893 (1311 h) ,1896 (1314 h) dhe 1900
(1318 h). Sipas një harte etnografike në fund te shekullit XIX dhe në
fillim te shekullit XX , ky vendbanim
kishte 30 shtëpi shqiptare(2) ( Shih librin e Prof.dr. Jusuf Osmanit
“Vendbanimet e Kosovës -Vushtrria.)
Në këtë familje ka jetuar
edhe familja Voca e ardhur nga Melenica
e Bajgorës, familje e njohur patriotike e cila dha disa përsonalitete të
shquara për liri dhe pavarësi kombëtare si ishte Adem Voca(3)
dhe familja Xhafa nga Barja.
Suma, kështu e quajnë popullata sumjane deri me 1918, kur mbretëria e SKS ia ndërroi emrin në Pasomë. Gjatë kohës
së sundimit osman , kanë luftuar mëse 30 luftarë të quajtur “xhynli” të cilët nuk janë kthyer kurr”... ( Pjesë nga libri (im) monografik :”Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës)
(Adem Voca ka lindur me
1903 në Melenicë dhe ka vdekur me 1945.
Ishte bir i plakut të menqur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca
është i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi
i tij në këtë parlament kur u kishte
ngritur zërin dhe kishte kundërshtuar planin për shpërnguljen e shqiptarëve për
në Turqi . Adem Voca bashk me Ahmet Selacin, Mulla Mustafë Barën, Ukshin
Kovaqicën dhe të tjerë luftëtarë nga
Shala e Bajgorës, nuk ishte pajtuar me sistemin komunist, kishte dalë në mal
dhe kishte luftuar.Në vitin 1945 partizanët serbo çetnik e kishin rrethuar
shtëpinë e Adem Vocës në Pasomë (Sumë), duke kërkuar që të dorëzohet. Ai
(Ademi) nuk dorëzohet por lufton trimërisht me shokët luftëtarë duke vrarë 92 partizanë
çetnikë .Në këtë luftë bie heroikisht në altarin e lirisë veti
shtati.Tani në vendin ku pushon trupi i pajetë i Adem Vocës është ngritur lapidari në shnjë respekti dhe përkujtimi …