| E hene, 31.05.2021, 06:42 PM |
Romanin “Zogjtë e qyqes “, të Gani Mehmetajt, fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021, mund ta gjeni në libraritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Botoi UETPRESS, Tiranë.
“Zogjtë
e qyqes”, kronika asnjanëse e një koloni serb, që rrëfen për marrëdhëniet e
acaruara në mes të shqiptarëve e serbëve, për armiqësitë dhe paqen e brishtë,
për luftën deri në shfarosje, për dashurinë dhe urrejtjen. Ka situata tragjike
e ngjarje dramatike që të mbajnë pezull, që lexohen me një frymë.
Romani
nis me ardhjen e zhurmshme të kolonëve, ndërsa përfundon me ikjen e tyre të
trishtë. Lufta deri në shfarosje është përfundimi i romanit dhe fundi i një
periudhe plot trazira.