| E hene, 31.05.2021, 10:33 AM |
Jusuf Zenunaj
Xhemajl
Fetahajt
(27.05.1964
- 31.05. 1999)
Rrëzë
maleve të larta,
në
Rrafsh të Dukagjinit,
nën
mjegullën e robërisë
zemra
i rrahte trimit,
për
rrezet e lirisë,
për
tokë të Dardanisë.
Me
shokët e dajlërisë
në
borën e madhe
zgjedh
rrugën ilegale.
Nuk
i trembej syri,
as
s’i dridhej dora,
në
rrugëkryqe e shkolla,
kur
flinin të gjithë,
ai
bashkë me shokë
shkruante
parulla :
atdheu
në robëri,
Republikë
Kosova.
Nuk
pushoi ndër qytete;
në
fshatra , as në lugje.
nuk
u ligështua nën pranga,
u
forcua nëpër burgje.
Në
Karvanin e Pajtimit
u
bë bashkudhëtar,
t’mos
vriteshin më kurrë
vëllau
me t’vëllan.
Ëndrrën
për liri
nuk
ia shuan mërgimi,
dëshmor
në kufi
e
zuri çlirimi….
J.Z. 28 shtator 2017