| E hene, 31.05.2021, 10:15 AM |
Flet “Nderi i Kombit” Bujar Asqeriu: Një figurë e shquar si Bekim Fehmiu duhet të kishte një përmendore në Tiranë
-
Në këtë 85-vjetor ai duhej të nderohej
si një gjeni
Ja
si refuzoi kompaninë më të madhe filmike se i thanë të ndërronte emrin
-Unë
i drejtohesha Profesor ai ë tha: Të lutem mos më thuaj profesor, se ne jemi
kolegë
-Gjigand
në skenë kaq i thjeshtë në takim, s’po u besoja syve.
Me
rastin e 85-vjetorit të lindjes të aktorit të madh Bekim Fehmiu
Nga
Albert Z. ZHOLI
Bekim
Fehmiu erdhi në jetë më 1 qershor të vitit 1936, në një familje të njohur
atdhetare nga Gjakova, babai i të cilit u varros me flamur kombëtar edhe në
kohën kur Flamuri Kuq e Zi, ishte i ndaluar rreptësisht nga pushtuesit serb në
Kosovë. Bekimi u rrit në Prizren, aty kishte shokët e fëmijërisë dhe Prizrenin
e konsideronte si vendlindjen e vet dhe të të gjithë shqiptarëve. Shkollimi dhe
jeta prej aktori, e detyruan atë, të qëndronte për kohë të gjatë në Sarajevë e
Beograd, ku atëbotë ishin qendrat kryesore të teatrit dhe filmit në ish
Jugosllavi. Bekimi mbetet ndër artistët më të shquar, fama e të cilit arriti
kudo nëpër botë, madje në të gjithë hapësirën ballkanike edhe pas vdekjes së
tij, ai ende cilësohet artist me përmasa miti.
- Sot ai do të mushte
85-vjeç, por thuajse është harruar në Shqipëri, si do ta komnetoni këtë
heshtje?
-
Në Shqipëri janë lënë në harresë shumë aktorë apo artistë. Shteti mendon vetëm
për vota ditën e votomeve të kujtohet për ta dhe aq më keq nuk kujtohet fare
për legjendat e aktrimit. Një figurë e shquar si Bekim Femiu duhet të kishte
një përmendore në Tiranë. Ai ishte një legjendë që i dha aq shumë botës së arit
ku në çdo cep të globit filmat e tij diskutohehsin me shumë vëmendje. Ai ishte
një aktor i përmasave të tilla ku çdo vend do dëshironte ta kishte si të tijin.
Pandemia na ndau nga skena, nga arti, nga shesht e xhirimit, dhe kjo intervistë
le të jetë një homazh i sinqertë ëpr artistin e madh. Në këtë 85-vjetor ai duhej
të nderohej si një gjeni.
Si e kishit ideuar në
memorjen tuaj aktorin e madh dhe kur e
keni takuar Bekim Fehmiun?
I
shihja dhe i shoh vazhdimisht rolet e tij. Një palstikë e mahnitshme. Gjithmonë
kam adshur ta takoja. Dhe dita erdhi në
vitin 2001. Isha me një mikun tim në
Pallatin e Kongreseve për të prerë dy bileta për Koncertin e madh që drejtonte
Vera Grabocka. “Unë e dua Shqipërinë”. Në këto ambiente takova dhe aktorin e mirënjohur Timo Flloko. Duke ecur Timua më
thotë që kishte lënë një takim me Bekim Fehmiun në hotel “Rogner”. Më tha,-
hajde dhe ti. Për një moment hezitova. Ngela. Nuk dija ç’ti thoja. Jo se s’doja
të shkoja, por më dukej një takim i befasishëm me një aktor të madh, që je
rritur me imazhin e tij dhe për të qenë si ai. Pra më kapën emocione si kapin
artistët kur luajnë role. Ky emocion erdhi vetiu, pasi gjithë ai respekt që ke
akumuluar në vite me ëndrrën se a do ta takoj, vjen një moment dhe ëndrrën e ke
fare pranë. Timua e pa këtë hezitim dhe më thotë, mos ngurro, është njeri i thjeshtë
dhe shumë i dashur. Mos ki mendje tjetër. Ky takim ka qenë dhe mbetet një ndër
ditët më të shënuara të jetës sime. Artistët gjithmonë veçojnë takime të tilla
si pika kulmore jetësore pasi aktrimi të krijon dhe kulte në subkoshiencë
pavarësisht se, thuhet se duhet thyer formati i kulteve.
Cili është roli që ke
fiksuar më shumë nga rolet e Fehmiut?
Roli
tek filmi "Odiseja". Një film i papërsëritshëm për mua. Një film që
edhe sot zot ta luajë aktor në të tilla përmasa. Kur mora vesh se ai që luante
këtë rol ishte shqiptar krenohesha ngazëllehesha. Dhe brenda meje figura e tij
mori përmasat e një heroi. Pastaj dhe
filmat e tjetër si "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e
nxehta", "Dezertori", nuk kanë qenë më të pakta në mënyrën e
realizimit që përbëjnë kryeveprat e roleve të tij, që tashmë njihen në gjithë
botën. Këta filma të tij hollivudianë tashmë kanë marrë përmasa epokale dhe unë
ndjeja një admirim për figurën e tij që me kalimin e kohës rritej çdo ditë.
Vendosët të shkonit ta
takonit?
Pas
shumë mëdyshjeve shkova. Ishte këmbëngulja e Timos sesa vendosmëria ime.
Emocionet dhe ndjenja e kompleksitetit s’na ikin ndonjëherë ne shqiptarëve.
Duhet të vish ta takosh sepse do njohësh një njeri ndryshe shumë komunikues, të
hapur këmbëngulte Timo Fllokua. Vendosa të shkoj së bashku me mikun tim nga
Vlora dhe me timon. Hymë në “Rogner” dhe që tej e pashë të ulur në një tavolinë
jashtë në natyrë te lulishtja e “Rognerit” së bashku me dy burra. Sa pa Timon,
Bekimi u çua në këmbë dhe e përqafoi. Pastaj më prezantoi mua. Ah, po, ta kam
dëgjuar emrin tha duke më përqafuar dhe mua. Kishte një përqafim shumë miqësor
dhe akoma me emocion kur më tha e kam dëgjuar emrin tuaj. Pa u ulur mirë ai u
suall si zot shtëpie duke i folur kamerierit të na servirte. Fliste qetë. Ëmbël
dhe me shumë kujdes.
Si vazhdoi biseda dhe
çfarë do veçoje në bisedë?
As
e prisja që do të më iknin emocionet
menjëherë. Bekimi i madh u suall sikur të ishim njohur prej vitesh dhe pse
s’kishim as disa sekonda që ishim njohur. Gjigand në skenë kaq i thjeshtë në
takim, s’po u besoja syve. Në sytë e tij pashë një lumturi, një qetësi. Kjo
ndoshta nga fakti se ai ndodhej në
Shqipëri që dashurinë për të se ka fshehur kurrë. I foluri i tij më ka bërë shumë përshtypje. Jo i foluri si
tonacion, si përzgjedhje gjuhe, por në të folurën e shqipes. Ai e ëmbëlsonte
shqipen aq mirë, e artikulonte aq bukur sa dukej sikur donte të thoshte, më
dëgjoni, e flas shqipen si ju, ne jemi vëllezër dhe s’na ndan asgjë. Në gjithë
ato momente bisede ai këtë donte të nxirrte
në pah, këtë donte të evidentonte që shqipen e kishte ruajtur si visar
të rrallë se shqipja është për të gjëja më e shenjtë në jetë, pasi dhe i ati i
tij ka qenë një patriot i madh.
Po me bashkëshorten a u
takuat?
Po.
Kur ne ishim në kulm të bisedës vjen bashkëshortja e tij, një grua e mbajtur
shumë fisnike. Branka Petric quhej bashkëshortja me të cilën kishte dhe dy
djem. Ajo na takoi me një buzëqeshje duke treguar afinitet. Aty pashë një çift
ideal në mënyrën e komunikimit dhe në pamje. Branka u tregua shumë e dashur
sikundër gratë shqiptare në respektin e miqve. Kur shihja atë çift se mendoja
kurrë që si mund të ketë mllefe dhe inate mes shqiptarëve dhe serbëve. Tek ata
pashë se arti është universal, është mjeti më i bukur komunikues mes njerëzve,
është një vlerë e pazëvendësueshme në mirëkuptimin mes racave, besimeve fetare,
kombësive, që nuk bën dallime dhe i afron shumë njerëzit. Të dy ishin
shëmbëlltyrë e mirëkuptimit dhe e bashkëjetesës harmonike.
Ku u ndjetë ngushtë në
bisedë?
Kur
unë i drejtohesha për diskutim i thosha profesor. Ai kur më dëgjoi më thotë me
takt. Të lutem mos më thuaj profesor, se ne jemi kolegë. Kjo fjalë më tingëlloi
kaq bukur. Më tingëlloi kaq e afërt. Dhe këtë ta thotë vetë Fehmiu i madh kur
në jetën e përditshme njohim njerëz që
duket se kanë kapur qiellin me dorë. Ishte një fjalë magjike për mua, e cila më
stepi për një moment. Sugjestioni i figurës së tij kishte bërë efektin e vetë
dhe fjalët e respektit rridhnin vetiu nga goja ime. Ai tek unë ishte kthyer në
një mit.
Ju folët për një skenar.
Përse bëhej fjalë në këtë skenar?
Ah,
po. Ne diskutuam për një skenar për një film me mafien. E diskutuam të tre
Bekimi, Timua dhe unë. Në këtë skenar ai ngulte këmbë dhe argumentonte se nuk
janë shqiptarët organizatorët e mafies aq më tepër të mafies italiane. Kurrsesi
theksoi ai nuk mund të jenë shqiptarët kryetarë të Mafies, kur ajo ka vite që
është e organizuar dhe vepron kur shqiptarët ende ishin të rrethuar me tela me
gjemba. Pashë se ishte një mbrojtës i flaktë i racës tonë, i racës së tij. Ne
kemi gjynahet tona, por sot të tjerët na etiketojnë dhe na faturojnë gabime që
si meritojmë dhe që as i kemi çuar në mend. Fliste me një dashuri të madhe për
Shqipërinë dhe shqiptarët. Në atë ambient në “Rogner” mes gjelbërimit dhe miqve
shqiptarë ai dukej i sigurt, i lumtur, i hapur. Shumë herë ai hidhte sytë nga
gruaja e vetë dhe dukej sikur i thoshte
a e sheh sa bukur është këtu. Shiko sa njerëz të mirë janë këta që na takojnë. Krenaria e tij që ishte shqiptar dhe krenar
për origjinën ishte evidente. Por pashë dhe një tërheqje kur fliste për rolet
Ç’do të thotë tërheqje…?
Aty
mendova dhe përforcova fjalët që ishin përhapur se ai s’do të shkelte më në
sheshet e xhirimit. Nënkuptohej qartë ky divorc i tij me skenën tek fjalët e
tij. Ishte në kontradiktë me pamjen e bukur, me qëndrimin, me vështrimin e
qartë dhe fizikun që e tregonte elegant, rrinte në karrige drejt si shtizë, e
theksoj si shtizë. Kishte shumë kulturë dhe informacion të madh për
kinematografinë europiane dhe atë amerikane. Dinte çdo gjë të re dhe fliste me
saktësi dhe me kompetencë. Ai jetonte çdo minutë me të rejat e kinematografisë.
Kujtesa e tij më habiste. Ishte aristokrat deh në tavolinë..
Përse në tavolinë?
Sepse
njëri nga djemtë që e gjetëm të ulur si duket donte të ikte dhe thirri
kamerierin dhe pagoi. Bekimi u vrenjt. I lëvizën nervat në fytyrë. Reagoi duke
i thënë mos më ofendo. I dukej vetja si zot në shtëpinë e tij. Ishte tipik
kavalier. Këta janë mysafirë tek unë,- i tha djalit. Ishte një gjest
xhentëlmenësh që mund ta bënte vetëm një xhentëlmen si Bekim Fehmiu. E kam
ndjerë veten me fat që jam ulur dhe kam biseduar disa orë me aktorin e madh të
gjakut të arbrit që nuk e mohoi asnjëherë origjinën dhe që e fliste aq bukur
shqipen. Unë kam ëndërruar t’i ngjaja atij, por jam ndjerë i lumtur që e takova
atë. Është një ndër takimet më të bukura të jetës time, pasi me rolet e tij jam
frymëzuar, ato role kanë shërbyer si katalizator në rrugën time të vështirë,
por edhe të bukur të aktrimit.
Refuzimi i madh
Kur
na tregoi për këtë refuzim u ngrit dy tre herë nga vendi. Si duket kishte
siklet kur e kujtonte. Kjo ishte sinteza
e bisedës. Pra, një refuzim që s’e ka bërë asnjë aktor deri më sot Aktualisht në Hollivud ka shumë aktorë që
kanë emra artistik apo kanë ndërruar emrat në anglo-saksonë. Kështu ndodhi dhe
me të madhin Bekim Fehmiu kur e ftoi kompania më e madhe filmike në botë
“Paramaount picture” për të bërë kontratën më të madhe të jetës së tij
artistike. Kërkesa e kësaj kompanie gjigande ishte që Bekimi të modifikonte
emrin apo ta ndryshonte emrin me një emër artistik me aromë anglo-saksone. Kur po thoshte këtë kërkesë ai u ngrit në
këmbë, duke na thënë: Unë ju drejtova atyre duke ju thënë shkoqur emri im është
Be-kim Fe-hmi u, duke ua shqiptuar në rrokje. Unë do të mbaj vetëm atë emër që
më ka vendosur nëna dhe baba im. Kur na deklaroi këtë në mënyrë solemne sikur u
lehtësua dhe u ul i qetë duke soditur lulishten e “Rognerit”, ku si duket
natyra shqiptare e relaksonte shumë.