| E diele, 30.05.2021, 10:23 AM |
Dr.
Agim Xhafa, shef i mjekësisë speciale në Klinikën për Shërimin e Sëmundjeve të
Syrit në Qendrën e Universitare -  në
Prishtinë  në bisedë me gazetarin tonë
Agim Xhafa, dr. në Klinikën e Syve në Prishtinë që tridhjetë e tetë vjet me punë dhe mikpritje të sinqertë
Ka dëshmuar se e donë
profesionin e  mjekut të cilin e kryen
me  profesionalizëm
Dr.
Agim Xhafa, me mikpritje, me sinqeritet - gjatë 
tridhjetë e tetë vjetëve në Klinikën për shërimin e sëmundjeve të syrit
në Prishtinë ka dëshmua së  profesioni i
mjekut të cilin po  kryen  me profesionalizëm, me nderë dhe me dëshirë
edhe përkundër faktit së ky profesion nuk është i lehtë ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Njëri
ndër mjeket  që ka sot në  Kosovë, për të cilët  ka fjalë miradije - është edhe  dr. Agim Xhafa, shef i mjekësisë speciale në  Klinikën për Shërimin e Sëmundjeve të Syrit -
në Prishtinë. Ky mjek i vyeshëm  me
mikpritje dhe sinqeritet  para pacienteve
e ka dëshmua dhe po dëshmon  çdo ditë e
natë me profesionin e tij si mjek i cili e donë profesionin e  mjekut të cilin e kryen me përpikëri,
profesionalizëm, me nderë dhe me shumë dëshirë. Për tu shërbye të sëmurave të
syrit, nuk është lehtë, por duhet ta kesh forcën, vullnetin  dhe qëndrimin e përhershëm. Paksa është edhe
vështirë  të punosh në  klinikë e syve, por vullneti për punë të
gjitha punët rreth operacionit te syve deri tani i kam krye me sukses - na tha
në fillim të bisedës  dr. Xhafa i cili nuk
dine së çka është lodhja në punë. Mikpritja, sinqeriteti, mos lodhja, puna
profesionale që i kryen ndaj pacienteve që tridhjetë e gjashtë vjet, jo vetëm
si mjek, por edhe si pedagog - është shembull për shumë mjek dhe të tjerë. Ky
mjeke i vyeshëm  specializoi  në Universitetin e  Mjekësisë në Zagreb dhe në Nish. dr. Agim
Xhafa në Klinikën e Sëmundjeve të Syve në QKU në Prishtinë e filloi punën para
me shumë së tridhjetë e gjashtë vjetëve. Ky mantel bardh ka qenë dhe mbetet në
shërbim të pacienteve që vuajnë nga sëmundjet e syri dhe është ndër mjeket ma
të kërkur nga pacientet që vuajnë nga sëmundjet e syri. Mu për këtë epitet dr
Agim Xhafa si shef i Repartit “B”të Klinikës së Syve  e gëzon një autoritet të qytetatert e  Prishtinës dhe mbarë Kosovës dhe ma larg. Për
kontributin që po ju ofron çdo ditë dhe 
natë -  të gjithë  pacientet të   flasin mirë për dr. Agimin.
Detyre e çdo mjeku  në Kosovë është shpëtimi i jetës të
pacienteve nga vdekja ...
Mjekësia
nuk duhet të jetë person i politikës ditore. Këto  në mjekeve kurrë nuk na kanë luhatur dhe nuk
do të na luhatin ndërgjegjen as tradditat tona ta shkelim dhe tradhtojmë
profesionin tonë të shenjet. Andaj, na tha në vazhdim të bisedës  dr. Xhafa 
mjekësia bashkëkohore  në Kosovë
dhe botë kërkon një angazhim, dhe një vetemohim, një aftësi dhe një përkushtim
bashkëkohor. Për këtë pacientete tonë në numër bukur të madh kanë të drejtë kur
sot ankohen në kushtet  e vështira  nëpër shumicën e spitaleve  dhe enteve tjera shëndetësore në Kosovë.  Andaj, detyra e çdo mjeku që punon në  institucionet shëndetësore në Kosovë është
shpetimi i jetës të pacienteve nga shërimi i sëmundjeve dhe vdekja e sigurt.
Kjo do të thotë shumë për Agim Xhafen dhe koleget e tij mjek të shpetofsh jetën
një pacienti  nga sëmundja më e thjesht e
deri të ato ma të rënda dhe traumat, të cilat për fat të keq sot në Kosovë janë
në rritje e sipër.
Tridhjetë
e gjashtë vjet pune efektive si mantel bardh dr. Agim Xhafen e kanë përcjelljen
me qindra intervenimeve nga ato ma të thjeshta deri nga ato me të komplikuarat
të shërimi i sëmundjeve të syrit . Çka do të thotë mjekesia dhe ndergjegjeja
nuk njohin konflikte e shfrenimit politik. Në spitalet tona shteterore
pacienteve po u ofrojnë ndihma e nevojshme së 
sa në ato private, ku një interevenim 
i thjesht, pa marrë parasysh  a
është i suksessshëm apo jo po paguhet shumë shtrejt, e njeriu i ynë sot në
Kosovë  është në gjendje shumë të
vështirë socilae dhe materiale...
Profesioni i mjekut nuk
donë fjalë, por kujdes, respekt dhe profesionalizëm ...
Andaj,
çdo  punë dhe profesion në Kosovë nuk
donë shumë fjalë, por vetëm kujdes, respekt dhe profesionalizem. Nga biseda e
gjatë  që e zhvilluamme  me dr.Agim Xhafen me zemër dhe shpirte na
shprehi  dashamirësinë me tërë peshëm dhe
bujarin, fisnike, aq sa i  kishte  virtutet e gjallërimit në ambientet me të
cilat ishte mishërimi me dekada dhe pa kursye vet vehtën me zemër dhe shpirtin,
me mundesi, që  ka  tani ky mjek vyeshëm në mbrojtjen, shërimin  dhe sakrifica që po bënë me zemër, mendje dhe
ndjesi të parreshtuara, natë e ditë. Shumë kohë ky bujar mantel bardhë me
veprat e mirësisë që i ka krye  gjatë me  shumë së tri dekadave që i  krye  me
sukses mbetet  shembull për të tjerët.
Pra  dr. Agim Xhafa ka qenë dhe mbetet
një personalitet me energji në shëndetësi e Kosovës për  të cilën qëndroi dhe po i qëndron me besnikëri
dhe profesionalizëm  profesionit të
mjekut për shërimni e sëmundjeve të syrit. Njeriu duhet të marrë nga jeta  gjith?ka që e meriton,
vlerësimet, qofshin ato pozitive apo negative për mjekun  dr. Agim Xhafen mikun i dashure  për pacienteve  në QKU në Prishtinë dhe mjediset tjera i cili
me punën profesionale që po e kryen ka hy në zemrat e pacienteve. Andaj, për këtë
mjek, mantel bardh  gjatë punës së tij tridhjetë
e gjashtë vjeçare ka tregua dhe po tregon edhe tani se ishte, është dhe mbetet,
jo vetëm si mjek në shërbim të qytetareve, por edhe edukues dhe pedagog i
palodhshëm. Ai, me profesionalizem dhe humanzem të pashoq gjatë punës së tij
tridhjetë e gjashtë vjeçare shpëtoi shumë jeta njerëzore. Dr. Xhafa nuk ishte
vetëm një  mjek me  dëgjuese në xhep dhe në vesh, por edhe nje
eduaktor i rrallë i cili shëroi edhe me fjalë nga sëmundjet e syrit paciente të
shumtë  të cilët gjatë tërë jetës punoi
dhe po punon dhe në asnjë moment nuk u ndal për ti zbutur sa do pak hallet me
të cilat po ballafaqohen pacientet tonë sot në Kosovë?  Për  dr.
Xafen paciente, koleget e tij në Kliniken e Syve të Qendrës Universitare në
Prishtinë  kanë lavdata. Ai gëzon respekt
nga të gjithë më të cilët e patëm rastin ne si gazetar te bisedojmë – si me
pacientet, koleget e tij dhe personalin shëndetësor të Klinikes së Syve në
Prishtinë...