| E diele, 30.05.2021, 09:11 AM |
Shkrimtari Arben Kurteshi, del para lexuesve me romanin e etij të parë me titullin ‘’Plisi’’
Nga
Xhevahir Cirongu
Duke lexuar romanin me
titullin ‘’Plisi’’ të shkrimtarit
Kosovar Arben Kurteshi, desha apo nuk desha, u rroka menjëherë në gjithë
brendësinë e tij,sepse për gjatë rrugëtimit të lexueshmërisë, ai më tërhoqi si me magnet, e më thoshte:’’ Më lexo
deri në fund, nuk të lë në mesin e rrugës !’’ . Dhe vërtetë
ashtu ndodhi. Në tërsinë e këtij romani, zbulohet dalëngadalë si pala e
flamurit tonë kombëtar, tregohen disa ngjarje kulmore nga ngjarjet historike të
poullit tonë, i cili ka luftuar në shekuj kundër armiqëve të shumtë, të egër,
të pa besë, për të fituar lirinë e për të jetuar të lirë në vatrat stërgjyshore. Romani në vetvete ka një
përshkrim historik, nga ku ka marrë edhe temën e rrëfimit letrar, të saktë, të
qartë,me frymëmarrjen plot oksigjen, ku
ngjarjet shtjellohen rrjedhshëm, aty spikatin karaktere të ndryshme të
personazheve si pozitive ashtu edhe ato negative. Romani me titullin aq
domethënës ‘’Plisi’’ ka një gjetje interesante me një shtrat historik kombëtar
të popullit shqiptar, siç është simboli pra, qeleshja e bardhë si bora e
maleve, ai me emrin ‘’PLISI’’ që mbajnë mbi kokë burrat e gratë shqiptare.
Autori ka ditur ta përshkruajë bukur dhe me një stil të veçantë tërë brumin
shkrimor letrar të këtij romani; ku lexuesi do njihet me shumë episode të cilat
kanë të veçantën e vetë artistike e letrare. Në gjithë dinamikën e ngjarjeve në
këtë roman, kanë si fokus luftën e vitit 1999, që u zhvillua në Kosovë për liri
e pavarësi kundër bishës pushtuese
shekullore serbe. Lexuesi do zbulojë se, romani paraqet copëza historie të
ndodhura vërtetë në Kosovë, por
shkrimtari i ri nga Gjilani, Arben Kurteshi, na e sjell të gëdhendur historinë
në formën letrare, dhe me bazë të atyre fakteve që ndodhën në ato vite në
Kosovën tonë kreshnike. I gjithë romani ka nën ndarje prej tre pjesë kapituj.
Në çdo kapitill të tij, stili letrar përshkruhet me një fill artistik gjerdani
të artë, ku frazat e fjalët që përdor autori, kanë një lirikë të pëlqyeshme,
lexohet rrjedhshëm si ujët e burimeve shqiptare, ose më qartë, si burimet e
vendlindjes së autorit. Kornikat e ngjarjeve
zbërthehen me çiltërsinë e shpirtit, ku personazhet pozitive flasin me
dashuri të madhe me njëri – tjetërin, kanë mall e dashuri për veten e të
tjerët, pavarsisht se nga cili vend e komb janë ata. Por,edhe ngjarjet negative
të prura në roman , si dhe personazhet që zbërthehen e përshkruhen në atë
mënyrë që të ngjallin neveri, e deri në urrejtje, sepse ata kanë sjellë ligësi
me pa të dretjë në familjet e vatrat shqiptare. Shembulli pozitiv në këtë roman
është familja e Shaban Krasniqit, një familje atdhetare e punëtore, por edhe
shumë e dashur dhe e respektuar në shoqëri. Ishte akti atdhetar i baba Shaban
Krasniqi, i cili frymëzoi dhe ushqeu ndjenjat e atdhedashurisë bashkë me
bashkëshorten e tij Zaidja për tek fëmijët e tyre, por edhe më gjerë në rrethin
shoqëror. Kjo famlje vuri në dispozocion të LIRISË për Kosovën gjithë potecialin e saj
shpirtëror, material, deri me jetën e kryefamiljarit Shaban Krasniqi, i cili
humbi jetën në burgun serb nga torturat më ç’njerëzore. Por, me gjithë ato
vështirësi si nga ana psikologjike, ekonomike, përndjekje, familja ‘Krasniqi’’
u rezistoi deri në fund torturave të regjimit gjakatar serbosllav. Në atë
punishte të vogël familjare, punohej Plisi i bardhë për ta vendosur mbi kokë demostruesit në
Prishtinë, Prizren e në gjithë Kosovën. Në roman del forca e arsyes së
brendshme e ligjetime të një logjike dashamirse për gjithë kombet, që jeta e
tyre të jetë e lirë, pa shtypje e diskriminim midis tyre. Pra, të bëjnë jetën
në paqe, ashtu si na e ka dhuruar vetë Zoti! Famlja ‘’Krasniqi’’ ashtu si
gjithë edhe familjet e tjera në Kosovë,ndihmonin luftën e drejtë ligjitime të
UÇK, me gjithë mjetet e duhura. Dhe bërja e plisave nga Iliri, si në Kosovë e
në Zvicër për demostruesit shqiptarë që protestonin para ambasadave të huja,
është një shembull admirues dhe spikat vlerat atdhetare e liridashëse që kanë
të rinjtë shqiptarë ndaj atdheut. Kjo tregon se figura letrare që ngre autori
me anën e personazhit kryesor të romanit me emrin e Ilirit, e bën më
interesante brumin artistik e letrar që përshtjellon në të tre kapitujt.Pra, në
mënyrën artistike shkrimtari Arben Kurteshi ja ka arritur qëllimit të tij në
këtë vepër letrare; dhe lë një gur themeli në vetë historinë e shtetit më të ri
siç është Kosova,duke ngritur lartë vlerat
historike në këtë vepër letrare. Në gjithë hapësirën e romanit, ngjarjet
e personazheve janë në lëvizje e sipër, ata ngjiten e ulen si meteorët në
qiellin e historisë e të lirisë, duke filluar nga Kosova, Shkupi, Zvicra,
Belgjika, Gjermania, Suedia, SHBA, etj.
Krahas Ilirit, personazhi
tjetër që spikat në këtë roman me titulllin ‘’Plisi’’ , është edhe nëna e
Ilirit, Zaidja, por edhe motrat Liria e Bukuria. Njëra prej motrave bëhet pjesë
e formacionit të UÇK-së. Pra, kur Iliri shkon te daja në Zvicër nga përndjekja
e militarëve serbë, malli e dashuria pë njerëzit e zemrës e Kosvën rritej edhe
më shumë.Por edhe aty, Iliri gjen mundësinë, dhe sakrifikon duke brë qeleshe
për demostruesit shqiptarë. Ai lidhet me Shoqatat Atdhetare atje, të cilat
koperonin edhe në Blelgjik, Gjermani, Suedi e gjetkë. Duhet theksuar, se me
këtë vepër letrare, autori Arben Kurteshi, edhe duke qenë një njohës i mirë i
gjerdanit historik të kohës, ai ka bërë ta skalisi me mjeshtëri e artistikisht
veprën letrare të këtij romani, i cili është i pari roman që shkruan ky autor,
që tashmë lexuesi do ta ketë në bibliotekën e tij. Por, romani ‘’Plisi’’ do
zërë një vend të duhur në rrafshin artistik e letrar në letërsinë shqipe. Ne po
sjellim sa për ilustrim këtë frazë për lexuesin të shkëputur nga kapitulli parë
i këtij romani.
‘’Mbas
vetëm një jave lajmëruan avokatin e Shaban Krasniqit që i akuzuari që ndodhet
në paraburgim vdiq.
Avokati
i shqetësuar telefonon Ilirin.
-Të
lutem eja urgjent në zyrën time. Iliri menjëherë shkon tek avokati dhe kur e
shikon që ai e fton të ulet dhe s'po dinte si ti thoshte, Iliri ngre
zërin fol he burr, çfarë ka ndodhur?! Avokati me gjysem zëri, o sa keq me
vjen.. Babai yt ndrroi jetë.
Iliri
viri duart në kokë dhe quante me ngashërim. Avokati e la të qante disa minuta,
ja largo duart nga koka,i dha një pecetë letre për të fshirë lotët,dhe i tha:
-Barrë e rendë të ka renë djalë, shko ne shtepi kujdes për nënën, ditë të mira
ardhshin për ty !..”
Duke qenë edhe
redaktor i librit me përmbjedhje në poezi, tregime e fraza filozofike, aty pash
se, autori Arben Kurteshi kishte të ardhme edhe në fushën e tregimit të gjatë,
dhe bëra sygjerimet e duhura, që shkrimtari i ri Gjilanas, ka një prepsektivë e
porta letrare krijuese premtuese. Dhe, vërtetë nuk paskam gabuar, Arben Kurteshi
iu ngjit majës së malit të krimtarisë nga tregimi i shkrtër, për te tregimi i
gjatë, siç është romani. Me punë e vullnet sigurisht arrin aty ku do, sepse
optimizmi e këmbëngulja, çajnë shtigjet e vështira, dhe fundi djellëron. Kështu
ndodhi edhe me shkrimtarin Arben Kurteshi. Dhe ja, na vjen me librin më të ri,
romanin”PLISI” si një buqetë ku çelin lulet e shpirtit të shumëvuajtur si lulet
e majit të LIRISË !
Në kapitullin e
dytë, ngjarjet në roman kanë si bosht të tyre qëndrimin e personazhit kryesor
të këtij libri, të Ilirit në Zyhri të Zvicrës. Ai aty takon dajën e vetë e shumë
djem nga Kosova e vende të tjera, të cilët kishin emigruar aty nga shumë arsye
e rrethana gjeopolitike dhe ekonomike. Mbas një ndërhyrje nga ana e dajës,
Iliri fillon punë si kamarier. Njohja me çiftin Mayer, e bën edhe më krenar
djalin kosovar, sepse aty gjeti një përkrahje të ngrohtë, pa racizëm, dhe kjo i
jepte forcë e kurajo që të punonte për veten, familjen në Kosovë, por edhe për
çështjen kombëtare në çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor serb.Kjo
ndikoj që edhe aty të merrte përsipër prodhimin e plisave për protestuesit
shqiptarë, e në veçanti për rininë që ishin në emigracion sidomos në Zvicër,
Belgjikë e Gjermani.Aty njihet më nga
afër edhe me shoqatat atdhetare e shktë
besnikë që luftonin në teren me fjalën e tyre para ambasadave të huaja.
Kjo pati një ndikim të madh në arenën ndërkombëtare, saqë ndërhyn edhe NATO ,
në Kosovë. Në shtratin e vet romani sjell plot sekuenca ngjarjesh edhe episode të ndryshme nga njerëz të ndryshëm,
që kanë dhimbjen e tyre, por edhe dashurinë ndaj atdheut e kombeve të
tjerë.Lexuesi, sigurisht do ta ndjejë veten si një pjesëmarrës në këto ngjarje
të rrëfimit letrar që përshkruan autori Arben Kurteshi.Dhe kjo,të bën të
mendohesh thellë në kohë të shkuara e të tashme, sepse çdo detajë e rrëfimit të
të treguarit mbi rezistencën që kanë bërë shqiptarën në shekuj ndaj pushtuesve,
e në veçanti shtypja shekullore të kosovarëve nga serbosllavët në fundshekullin
e XX , duhet të reflektojmë të gjithë, që kombi ynë të bashkohet rreth trungut
të vet, në një flamur,në gjuhë për të jetuar i lirë në tokën e vetë stërgjyshore. Ky lajmotiv na përcillet në
formën letrare nga autori, nëpërmjet figurave e personazheve simbolike aq të
dashura, dhe të shkrira në një trup të vetëm: Te LIRIA e Kombit tonë !
Dhe siç tregon
autori te romani PLISI, se gjëja më e çmuar e kësaj bote qënka LIRIA e vërtetë
në tokën ku lind e flitet gjuha e
nënës.Pa këto, nuk mundet të jesh i lirë, sepse ato janë thesaret e vërteta të
shpirtit tonë, e kthehen në materie JETE
tek ne si njerëz !
‘’ U deshën dy diët për tu ndodhur në
Shkup.U ndanë me shferin dhe menjëherë u ndodhën në autobusi e linjës Shkup-
Kosovë... Iliri nxorri kapuçat nga çanta dhe ngriti zerin:
-Djema,
shokë e miq të mirë, edhe ju jeni në historinë e jetës time...! Në historinë
Kosovare edhe pse nuk luftuat, keni ndihmuar ekonomikisht... Luftë pa armë me
ndihmë e kurojo, që UÇK të mos ti mungoshin armë, ushqim dhe rroba...
Rroftë
UÇK,- bërtitën të gjithë një zëri !”
Ne jemi munduar të
sjellim disa nga këto episode këtu tek kjo parathënie, sepse ato janë të
shumta, të cilat janë përshtjelluar artistikisht nga autori Arben Kurteshi.Këto
pak sekueca ndihmojnë lexuesin,për një referim sa më të shkurtër në njohjen e
brendësisë së romanit, dhe ja kemi lënë lexuesit që do romanin për të vazhduar
vetë të zbulojë tërësinë
e ngjarjeve,sepse ato aq sa kanë trishtimin e tyre, po aq kanë edhe madhështinë
e dashurinë e dlirë në thelbin e kullës së shpirtit njerëzor.Ne po sjellim edhe
një paragraf të mbylljes së romanit, ku spikat fuqishëm ajo ndjenjë e lartë që
arrin deri në kupën e qiellit e takon yjet plotë dritë JETE PËR TË GJITHË NE E
BREZAT QË DO VIJNË PAS NESH ! Më konkretisht:
“Dhe
ndërkohë, Hyjnë Xhaxhi Murat, Bujari,
Mentori...
U
përqafuan dhe zunë vend pranë tavolinës,
muzgu i mbrëmjes sapo kishte rënë. Mungonte vetëm SHABAN KRASNIQI të gjithë
kishin shpëtuar... Së shpejti dhe atij do ti bëhej busti me plis në kokë”.
Na mbetet për ti
thënë autorit të këtij romani me plot vlera letrare, suksese në rrugëtimin tënd
krijes,sepse arti e letërsia është pashaporta e një kombi.
Durrës, më 6 Maj 2021.