| E diele, 30.05.2021, 08:41 AM |
Terroristi
i mirë
Nga
Kastriot Dervishi
Mjafton
të lexosh vetëm këtë debat për të kuptuar sa rëndë janë dy shokët e
trashëgimisë komuniste. Përgjigja e znj.Lalaj ishte e duhura.
Sipas
dyshes, Enveri, ushtari dhe vegla e jugosllavëve Popoviç, Mugosha, Stojniç
ishte “i mirë” gjatë luftës, por u prish dhe u bë “i keq” pas saj. Enveri as më
pak e as më shumë ishte një terrorist që i ka bërë Shqipërisë dëme politike,
ekonomike, kulturore, njerëzore, etj, më shumë se çdo pushtues tjetër.
Kategorizimi
në terrorist të mirë dhe të keq është qesharak. Janë të paktën 2 mijë shqiptarë
të vrarë në vitet 1943-1944, qindra familje të shpërngulura nga fshatrat e
qytetet e tyre, kushedi sa shtëpi të djegura, etj.
Qëndrimi
ndaj E. Hoxhës duhet të jetë ai si ndaj çdo terroristi tjetër, i cili themeloi
dhe zhvilloi përçarjen kombëtare, dasinë krahinore, varfërimin e shkatërrimin e
popullit të tij. Por dy shokët e sipërm nuk është se e kanë bindjen rrjedhojë
studimi, por simpatie të kultivuar familjare. Njëri as ka lidhje fare sepse
mesjetën komuniste nuk e ka studiuar. Është njohës vetëm i mesjetës origjinale.
Këta lloje e përfundojnë historinë pa nisur ta shkruajnë akoma.