| E diele, 23.05.2021, 10:00 AM |
Mulla Mustafë Fazliu-Barja
(1880-
1968)
Nga
Hilmi Saraçi
Mulla
Mustafë Fazliu- Barja u lind në vitin
1880 në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës dhe ndërroi jetë me 1968. Kreu
“mektebin” dhe medresënë “Isa Beg” në
Mitrovicë. Mulla Mustafa ishte i njohur si fetar dhe atdhetar. Ai zotronte mirë
gjuhën arabe, turke dhe persiane. E njihte mirë gramatikën arabe
(surfin) dhe sintaksën (nahvin). Ai gjithashtu ishte njohës i mirë i shkencës
së “Fikhut” dhe “Feraidit” e cila ka të bëjë me trashëgiminë sipas dispozitave të sheriatit dhe u
përmbahej rigorozisht mësimeve të shkollës hanefite- ishte njohës edhe i shkencës
të “tevsirit” dhe “hadihit”, prandaj ishte mjaft i përgatitur si fetar dhe
atdhetar, por edhe guximtar i njohur. Shquhet për debatin dhe kundërshtimin
ndaj një misionari nga India që kishte ardhur në Mitrovicë me 1936, i cili në mënyrë të shtrembëruar e
interpretonte fenë islame. Ai ishte strehuar në shtëpinë e Sherif Vocës dhe
kundërshtonte (refuzonte) të gjitha shkollat juridike islame e për themeluesit
e tyre thoshte : “Humur-rixhal ve nahnur-rixhal”, që do të thotë: “ Ata janë
burra, e edhe ne jemi burra”. Askush nga hoxhollarët e Mitrovicës dhe të
Vushtrrisë nuk patën guxim t’i
kundërvihen, me përjashtim të Mulla Mustafës, i cili publikisht në shtëpinë e
Sherif Vocës, në praninë e shumë hoxhollarëve dhe të parive iu kundërvu
misionarit nga India duke e lënë pa
koment, e detyroi që të gjunjëzohet e të pranonte se ajo që pretendonte, nuk
ishte ashtu se realiteti ishte krejtësisht ndryshe. Me atë rast Sherif Voca
ishte ngritur në këmbë dhe kishte thënë : “ Ku je, he hoxhë i Shalës, e mujte
hoxhën e Indisë”!… Pas këtij debati misionarit të Indisë nuk i kishte mbetur
vend në Mitrovicë dhe mënjëherë ishte larguar dhe kishte shkuar për Shqipëri…
Pas
Luftës së Dytë Botërore mbyllen të gjitha shkollat fetare (medreset) për tu
hapur përseri në vitin 1952 medreseja “Alaudin” në Prishtinë. Gjatë këtij
ndalimi Mulla Mustafa odën e vet e shndërroi në një lloj medreseje nga e cila
dolen shumë hoxhollarë të njohur Ndonse arsimimi fetar ishte i ndaluar me
ligj nga pushteti. Në vitin 1956 kur
filloi shpërngulja masive e shqiptarëv për Turqi, njerëzit vinin të
hoxha dhe e pytnin për shpërnguljen. Hoxha u përgjigjej me fjalet: “Shikoni me
mua, derisa të jetë vetëm një shqiptar në Kosovë unë do të qëndroj këtu, e kur mos të ket
mbetur asnjë , atëherë edhe unë do të shkoj pas tyre”. Mulla Mustafa ishte
kundërshtar i madh i kësaj ideje. Ai me
autoritetin e tij ndikoi që aso kohe nga Shala e Bajgorës të mosshpërngulet
askush me përjashtim të vetëm dy
familjeve. Ishte bashkëluftar dhe mik me
Ahmet Selacin (komandant i njohur kundër sistemit komunist ) me të cilin u
dallua si luftëtar i madh kundër pushtuesve të popullit shqiptar.
Mulla
Mustafë Barja si ideolog dhe trim i madh , në xhaminë e Barës gjatë “vajzit”
(ligjeratës) para “xhematit” haptas kishte kritikuar dhe sulmuar sistemin
komunist. Për qëndrimin e tij kundër pushtetit komunist shihet në dëshminë e
vërtetimit nga Sekretariati për Punë të Brendshme (UDBA) në Mitrovicë, nr. 3365
të datës 23. VII. 1952 ku thuhet: “Gore imenovani je uvrshen u nepriatele jer
je govorio da se treba boriti protiv
komunista i njihove borbe”( i lartëpërmenduri
është i shënuar në radhën e
armiqve, sepse ka folur se duhet të luftohet kundër komunistëve dhe luftës se tyre)….
.