| E premte, 21.05.2021, 06:32 PM |
Petraq Misto Proko vjen para lexuesve me librin të titulluar ''Jetë brezash''
Nga
Xhevahir Cirongu
Duke
ndjekur në gjithë dinamikën e krijimtarisë së tij , autorin Petraq Misto
Proko,i cili ka botuar deri më tani 10 libra me tematika të ndryshme. Midis
tyre autori ka botuar edhe një vëllim me
përmbledhje me poezi. Botimet mnografike, historike e kulturore , autori na sjell
atë larmi kolori historik kohor të ndërthurura me një frymë rrjedhshërie para
lexuesit.Si rrjedhojë e një përkushtimi , që për vetë autorin i del nga shpirti
ajo thirrje e ndërgjegjes së brendshme shpirtërore, për të lartësuar gjithë ato
ngjarje në librin e titulluar ‘’Jetë brezash’’. Ngjarjet dhe historitë e treguara
nga të tjerët, por edhe nga dokumetat, për autorin e këtij libri një vend të
rëndësishëm zënë edhe ngarjet e jetuara nga ai vetë. Si rrjedhojë e këtyre
ngjarjeve përjetësuese, edhe nga personazhe të tjerë, të cilët janë pjesë e
këtij libri, autori na tregon atë pjesë të historisë e të kulturës të Përmetit, të vendlindjes së tij fshatit
Kaludhit, të cilat janë pjesë e kulturës shqiptare. Këto e të tjera ngjarje që
përfshihen në tre kapitujt e këtij libri,ndërtohent ajo ‘’Kështjella’’ prej
guri të sakalitura me fjalë aq domethënse
që përmban histori e pjesë kulture nga krahina e Përmetit. Me shpirt e
zemër autori përshkruan bukur historinë e fshatit të lindjes Kaludh. Ai tregon
e shkruan me imtësi gjithë zhvillimet historike e ata shoqërore të civilizimit
shoqëror, ekonomik e kulturor të
vendlindjes. Si rrjedhojë e këtij preceptimi të udhëtimit deri në disa shekuj,
lexuesi do njihet edhe më shumë për prejardhjen e formomin e fiseve e të vetë
fshatit Kaludh. Ngjarjet në këtë libër, të shkruar nga ky autor, vijnë
natyrshëm, dhe na tregojnë me ngjyra të ndezura si zjarri atë dashuri për
vendlindje, për njerëzit e për çdo gjë, duke filluar nga Kaludhi,Pëllumbari,
Petrani, Zhepa,Bënja, Frashëri,Stërmbeci,Vlora, Fieri, Durrësi, etj . Por, si
një kurorë ‘’nuse’’ na shpalos edhe malin e Nëmërçkës,burimet e krojet me ujë të
ftohtë që zbresin e takohen me banorët e fshatit Kaludh, me fshatrat për rreth
tij duke u ‘’Puthur’’ me lumin Vjasë. Si një gjerdan me thurje fjalësh, në
librin ‘’Jetë brezash’’, lexuasi do njihet edhe me traditat e dasmave
Kaludhiote , si pjesë e kulturës dhe e raditës sonë shqiptare. E themi këtë,
sepse këngët e vallet e kësaj treve, janë pjesë e artë e kulturës komëtare shqiptare.Aty
përshkruhen bukur ritet e dasmave Kaludhiote, por edhe këngët e vallet, të
cilat janë sot pjesë e shpirtit të kulturës mbarëkomëtare, thesare të vërteta
që do mbeten në shekuj .
Pra,
nga ky këndvështrim, autori Petraq Misto Proko ,ka bërë gjetjen e bukur për ta
sjellë edhe një herë para lexuesit traditat shqiptare, si pjesë e jetës sonë të
trashëguar në shekuj nga të parët tanë, pra kjo ‘’Stoli’’ siç thotë autori në
këtë libër, duhet ta trashëgojmë edhe brezave pasardhës. Kjo thirrje e autorit,vjen
si një këmbanë e fuqishme në ditët e
sotme, ajo duhet kuptuar me gjithë ndjenjat shpirtërore, që këto vlera e
thesare të mos harrohen, por ti zhvillojmë edhe më tej. Pra, pa këtë vlera
kulturore, arsimore, ekonmike e
shoqërore nuk mund të përparojë shoqëria e vendi.Në gjithë gamën e kapitujve të
këtij libri ‘’Jetë brezash’’ autori Petraq Misto Proko, na përcjell fuqishëm
deri në çdo qelizë të trupit tonë atë dashuri njerëzore, duke ngritur lart
vlerat e njerëzve, e në veçanti të të dashurve të zemrës tij. Në monologun që
përshkruan në mbylljen e këtij libri midis të tjerash shkruan : ‘’Në këtë
moment u ngrit dhe daja Gore,që vlerësoj dhe tha këto fjalë që buronin nga
zemra. “’Ju djemtë e vajzat e Mistos e
të motrës time Aleksandra, të jeni krenarë për babain e nënën. Ju keni qënë
mësimdashës, keni ecur në jetë vetë me kurajo e guxim, ku s’ja ua ka ngrënë
qeni shkopin asnjëherë,i lumtë Gathos e të gjithëve ju që keni nderuar babë e
nënën, por edhe veten tuaj.’’
Na
mbetet për ti thënë autori të librit, suksese e rrugëtim të mbarë për tek
lexuesit librit me titullin aq domethënës ‘’Jetë brezash ‘’ .
Durrës, dt. 20 Prill
2021