| E merkure, 19.05.2021, 06:16 PM |
Flet këngëtarja e mirënjohur, Hatixhe Lushi: Festivali i Gjirokastrës mbetet unik, me vlera të mëdha
“Mall
për Pagarushën” ishte detyrim ndaj
këngëtares së madhe
Për
mëse 20 vjet miqësi me Pagarushën mësova shumë
Nga
Albert Z. Zholi
Ndarja
nga jeta e Nexhmije Pagarushës ishte një dhimbje e madhe për kënëgtaren Hatixhe
Lushi. Besoj se çdo njeri ka një model në jetë. Modeli i Hatixhës në jetë
mbetet këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha. Jo vetëm model, por Pagarusha
ishte dhe mikesha e saj dhe ajo e vlerëson shumë. I kujtohet si sot që ditën e
parë që Pagarusha kishte dëgjuar albumin e saj, ajo i bën një telefonatë dhe e
fton të shkonte në Prishtinë në shtëpinë e saj. Nuk e besonte. E mori në
telefon idhulli i saj. Gati sa nuk fluturonte. E mbajti frymën në Prishtinë.
Kur trokiti në derë, zemra sa nuk po i çahej më dysh nga emocionet. Hapet dera.
Përballë me idhullin e saj. E përqafon mes lotësh. Mes lotësh, i thotë me zë të
mekur: “Shumë njerëz më thonë se zëri im ngjan me tuajin”. E madhja Pagarusha i
thotë: “Ti ke zërin tënd, gjithsecili ka
zërin e vet dhe me zërin tënd unë sa herë mërzitem dëgjoj albumin tënd”. Kjo e bëri
shumë të lumtur, krenare dhe plot besim për të ardhmen. Kishte marrë bekimin e
një këngëtareje të madhe dhe me zemër të madhe. Takimet me Pagarushën mbeten
për Hatixhen si një ylber mirësie….
Nexhmije Pagarushën do
dëshironte gjithkush ta takonte, po Hatixhja kur e ke takuar për herë të parë dhe në cilat rrethana?
Takimi
im i parë me Nexhmijen ka mdodhur para 20-vjetësh. E madhja Pagarusha kishte
dëgjuar ratsëisht këngët e mia dhe ishte interesuar. I kishte përlqëer zëri im, baladat e mia. Një
ditë më bie telefoni i shtëpisë. Dëgjoj nga ana tjetër allllooooo. Ku e kisha
dëgjuar këtë zë kaq të bukur si gurgullima e Shkumbinit në pranverë? Kur
memoria ime folloi të funksionojë dëgjoj: Jam Nexhmije Pagarusha! Shtanga! Nuk
e besoja. Lotët më rrodhën vetiu. U meka dhe nuk po flisja. Ajo po më uronte.
Më pyeste me detaje. Më pyeste për çdo gjë. Ne folëm gjatë mbi një orë por mua
mu duk një minutë. Në fund më tha: Të pres në shtëpinë time në Kosovë.
Kur shkuat dhe si ju
priti?
Shkova
pas disa ditësh. Kur trokita dhe prisja
dridhesha nga emocionet. Sa hapi derën ju hodha ën qafë. Ajo hapi krahët dhe më
futi në gjitin e saj. Sa mirë u ndjeva. Një kënëgtare e amdhe të priste me aq
dashuri. Janë moment të rralla për një njeri. Sa u ulëm ajo filloi të flaës që
të mos ndihesha e huaj. Ishte aq e ngtohtë, aq e dashur, aq e thejshtë, aq
njerëzore sa nuk mund ta besoja. Gjithë kohën qeshte. Ishte e hatshme! Më
befasoi mikpritja e saj. Takimi I parë ishte I rrallë. Folëm ëpr orë të tëra.
Folëm sikur të njiheshim prej vitesh. Ajo më pyeste me hollësi për karrierën
time, për punën, për këngët e reja, për bashkëpunëtorët. Donte detaje. Më
habiste me kujdesin e saj. Ky takim ishte si një përrallë për mua. E kasha
ëndërr ta takoja se siha rritur me këngët e saj por takimi nga afër I tejkaloi
parashikimet. Ajo ishte një Hyjni, gojëëmbël dhe plot mirësi.
Sa takime keni bërë
gjithsje?
Nuk
i mbaj mend takimet mbasi sa herë do shkoja në Kosovë unë së pari do shkoja në
shtëpinë e saj. Ajo shtëpi ishte dhe shtëpia ime. Pagarushe më jepte ëmsime nga jeta e saj. Më
udhëzonte dhe si të këndoja këngët e saj. Herën e fundit që e takova ishte dy
muaj para se të ndëronte jetë dhe më than në telefon të shkoja. “Tixh je vonu
shumë këtë herë. Po të them se jeta është shumë e shkurtër ndaj puno, këndo,
mos ndalo. Mos të ngelet asnjë peng. Pastaj filloi të më dorëzojë këngët e saj.
Një ndër to ishte “E dehun jam” ku e cilësoi se mund të rinte mirë në vokalin
tim”. E ndjeva se ishte hera e fundit që e takoja. Vërtetë ashtu ndodhui. Pas
dy muajsh ajo ndërroi jetë.
Shkuat në varrimin e
saj?
Pa
diskutim. Gjatë rrugës vetëm qaja. Nuk e di kur dhe si mbërrita. Homazhet u
bënë te teatri i Prishtinës. Aty takova rastësisht dhe kompozitorin e mirënjohur
të Prishtinës Burim Krasniqin. Në bisedë e sipër i këkrova me patjetër të
kompozonte një baladë për Nexhimje Pagarushën. Ai e aprovoi. Kur u ktheva në
Shqiëpri aty e kisha mendjen. Mendoja për tekstin. Doja ta bëja vetë. Doja ta
bëja me vargje që buronin nga shpirti im. Pra unë punoja me tesksin Burimi me
muzikën. Pas disa kohsh vjen dhe lajmi nga Burimi. Baladën për Pagarushën e
realziova. Sa u gëzova. Ishte një moment magjik. Kur dëgjova muzikën u
mrekullova. Doli ashtu si e mendoja. Pra ishte hedhur hapi i parë. Fillova nga
puna. Ka qenë një dhimbje e madhe largimi i saj nga jeta ndaj kasha motiv. Unë
kisha kohë që e mendoja që duhej të bëja diçka për Nexhin. Pra tekstin e këngës
e bëra vetë ndërsa Burimi bëri një
baladë shumë të ndjerë me orkestrim dhe inçizim nga Naim Gjoshi dhe Hamit
Skilja. Kjo këngë ishte një dhuratë që ja bëra shpirtit të saj, fjalët e këngës
nuk janë fjalë të mëdha, por ato kishin vetëm një kuptim “Mall për Pagarushën”.
Videolkipi i kësaj këngë është realizuar nga Burim Krasniqi. Në pristinë dhe
është mirëpritur shumë. Tashmë jam e lehtësuar.
Ju keni kënduar një ndër
këngët e saj më të bukura “bareshën”. A ju lodhi kjo këngë dhe si jendo njerë
gjatë realizimit?
“Baresha”
është një këngë hit që koha e lartëson. Jam munduar vite të tëra për realizimin
e “Bareshës” sepse pozicioni i shtrirë i asaj kënge është shumë i gjërë. Kur e
realizova u lehtësova. Dhe sot ndihem mirë pasi
këtë këngë ja bëra dhuratë djalit tim Artit, por edhe Nexhit që mbetet
gjithmonë në zemrën time. Në fakt kjo këngë është përgatitur enkas për atë dhe Rexho Muliqi ja ka kushtuar gruas
së tij, duke ja ditur tonalitetet e zërit. Unë jam sforcuar shumë që e
realizova, por jam e lumtur që bëra një bareshë. Po për të ardhur deri ëktu
kujtoj fillimet me këngën popullore që kur isha gjashtë vjeçe. Ishte koha kur këndoja këngën
“Në një arë, në një lëndinë”, në fillim brenda shtëpisë, e nxitur nga nëna
Bejaze Hysa, që ka pasur një zë shumë të bukur. Një këngëtare e mrekullueshme
ajo, e cila më ka ushqyer me shumë dashuri për këngën, për baladat, legjendat, të cilat kanë ardhur tek
unë sikur të kenë ndodhur në ditët tona.
Veçohen
Tashmë
ajo figuron se ka qenë pjesëmarrëse në çdo festival folklorik të Gjirokastrës,
ku veçon këngët “Loti i kurbetit”,
baladën “Ibrahim Keta i ri”, si edhe shumë këngë të tjera vaji, që sot janë
pjesë e repertorit të kësaj këngëtareje të njohur popullore. Veçohet në
premierën “Rituali i jetës”, kënga e vajit “Biri im” që i takon në fakt
Malësisë së Madhe, por që ajo u dashurua me të.
Ndërsa ka një lidhje të hershme edhe me Ansamblin Popullor, qysh në
vitin 1997, me të cilin ka bërë edhe një recital, e tashmë po përgatit një tjetër
të ri, këtë herë me këngë të Nexhmije Pagarushës. Duke patur shumë sukses në
këngët e vajit, Hatixhe Lushi cilësohet si zëri më i mirë i këtyre këngëve, e
për këtë ajo është vlerësuar madje dhe nga vetë Nexhmije Pagarusha…