| E merkure, 19.05.2021, 07:16 PM |
Brahim Ibish AVDYLI:
HIJENAT
E DHUNËS*)
1.
Atë ditë ishin lëshuar ordia e pushtetit në një shtëpi të
mbetur tej fshatit, që sapo nuk ishte rrëzuar nga reparimet e brezave të ri, të
një familjeje në listën e atyre që mund ta shënonin me ngjyrë të kuqe, si armik
i pushtetit, dhe fëmijvë të vegjël. Atyre nuk kishin çka t`u bëjnë, pos ndonjë
shuplakë të nxehtë kah silleshin, se gjoja po i pengonin. Nuk ishin lëshuar për
atë shtëpi që ndoshta mund të rrëzohej, as për fëmijët e vegjël, të cilëve ua
gjënin nga një arësye për t`i rrahur, e as për burrin e dikurshëm shtatmadh e
fjalëpak.
Në fakt, të ndjerin e kishin mbytur në ushtri, por kur e
sollën kufomën e mbyllur me hekur, nuk mund ta qelnin arkivolin për ta parë. Syrin
nuk e kishin hequr nga nusja e tij, sepse ishte mjaft e bukur dhe sorkadhe.
Tani i kishte dy fëmijë, një qunë e një vajzë. Gruaja e
re ishte një pikë e dobët. Familja ishte pa krah pune. Pa e ditur askush, erdhi
në këtë çast dita e zezë. Do t`i lëshoheshin të gjitha ligat kësaj familjetë
shkretë...
Normalisht, kjo anë kishte edhe disa lakej të vet, që nuk
kishin gjë më të madhe se t`i vardiseshim me rend kësaj luleje, që ishte si
perri, por tani e varfër e me fëmijë nëpër këmbë, falë prej Zotit, e kishin
mbrojtur disa pleq të urtë e ndonjë djalë i rrallë nga fshati, që i ndihmuan nëpër
gjërat kryesore.
Edhe shtëpia e saj ishte e harrnuar si një thes i madh,
me ndonjë gozhdë apo copanicë qandre e dërrasa. Burri i saj, ndonëse ishte bir
i mirë i një babe, të kaluar nëpër luftërave të shumta, nuk pati aq kohë të
mendojë për meremetimin e shtëpisë. Fjalët i kishte si ari, të nxjerra nga
vuajtja, nga rinia e djegur pa baba, e edhe pa nënë, sepse e la të ri edhe ajo,
në këtë botë.
Ky burrë kishte shkuar me një ofshamë të madhe në atë
botë, sepse, kur i erdhi thirrja për të shkuar “ushtar” i armikut, ia merrte mendja se nuk do të kthehet pa ndonjë
të ligë. I kishte parë disa ëndërra, para dhe pas thirrjes, të gjithëfarë lloji.
Ishte ndeshur me një grumbul të hijenash, që e ndiçnin nëpër hapësirë. Ishte pa
armë e pa asgjë, madje pa ndonjë gjë të mbrojtjes. Duhej që të ikte, sepse ata
i ishin lëshuar prapa. E ndiçnin si të çmendur në mish njeriu. Ishte ambient i
ëndërrave, pa ndonjë shteg.
Gruaje e tij ishte zgjuar bashkë me britërimat e
papritura të tij. E bashkë me ta, ndonjëherë edhe fëmijët. Ai, përpiqej
vazhdimisht të ikte nga ata, ose do ta shkatërronin. Disi, i kishte lënë gruan
e fëmijët në një shpellë dhe vet kishte ikur andej pari. E dinte se pas tyre,
ecnin ordia me uniforma shteti, të armatosur deri në dhëmbë. Ai ishte një
fajtor pa faj, sepse qe djalë i babait, që kishte guxuar t`i luftonte. E kishte
vetëm “faj”, sepse rritej si bir i
tij, pa i bërë askujt ndonjë të ligë. Pak fliste, vetën kur duhej të fliste,
madje për gjëra të rëndomta. Prindërit e patën lënë që herët me një zhurukamë
të madhe e të papritur. Okupuesi serbo-sllavë ishte kthyer edhe njëherë me tam-tumet
e zhurmëta si çlirimtarë dhe prej aty po e mbante pushtetin, me shqiptarë të
ligj. Nëpër këtë stuhi ishte rritur, me pak miq të babait, të cilët e mbajtën
me dhembje dhe të gjallë, sepse tani ishin pleq. Pleqtë, që dinin më shumë, nuk
mund të punonin si të rinjtë. Kështu, zhdarravitej puna...
Megjithëse u mundua që ta shtyjë këtë afat të ushtrisë,
assesi nuk pati gjasa që të shtyente këtë afat. Afati i ushtrisë jugosllave
ishte afat i vdekjes edhe për te. Me lot në sy u nda prej familjes së tij, e me
lot në sy i la edhe të familjes së vet. Pa asnjë plan nuk ecte jeta, por me sa
e sa vështirësi ishte edhe kjo çështje. Ai shkoi edhe prej jetës, sipas planit
fatkeq të pushtetit okupues serbo-sllav, i cilli i planifikonte këto vdekje pas
vdekjeve në familjet e mira të popullit, që ende kishte mbetur gjallë, nëpër
një damar të pastërt të tyre, mes për mes katranit të zi të armiqve. Armiq i
llogaritte edhe të dalurit dipi: shqipfolësit. Ata i kishte ushqyer pushteti, i
mësonte po ai pushtet me të liga dhe detyrimisht ia zinin të parët pritën! Kjo
i erdhi në mend edhe lules së tij, gruas së ve, Luljeta Ukë Keqmalit, me
kalamanj, të cilët i silleshin nëpër këmbë, e ajo detyrohej gjithmonë të
kërkonte ndihmë në pak miqtë e burrit të vet, sepse nuk kishte gjëra e të
holla. Edhe pse ajo u thoshte se do t`ua kthejë kur të ketë mundësi, nuk i
kushtonin rëndësi fjalëve të saj dhe ngapak i ndihmonin që të nxjerrë tym edhe për
oxhakun e tyre.
Kur do të rriteshin kalamajtë, ata, ndoshta nuk do të ishin
gjallë...
2.
Pushteti serbo-sllav, me shqiptarë të zinj, e kishin
planifikuar botën e tyre të ndjenjave. Hallkat e ndjenjave lidheshin ku nuk e
merrje me mend. Ata e studionin më parë një grua të re, vejushë, se sa e merrte
vesh ajo.
Një ditë, papriturazi, erdhi një burrë i pashëm, prej
Bardhaniqit, një fshat shumë i largët nga fshati i tyre, Bokërrina, të cilin
nuk e kishte njohur dhe as nuk e dinte se kush është ai prej atij fshati, por i
tha se është mik pas miku dhe e kishte një thes të mbushur me rroba e sende të
reja për fëmijtë e saj, pak edhe sheqera, për të gjithë. Sillte të fala të njëfarë
Mal Deli Berishës, e sipas tij, ai duhej të ishte i njohur në këtë anë.
Kërkoj leje të hyntë në atë shtëpi. Dikur, ia hapi derën
dhe e dërgoi qunin më të madh të thirrte Bacalokun, prej fshatit, dhe t`i
tregonte atij se kishte ardhur një i panjohur në shtëpi, e duhej të ishte
patjetër edhe ai aty, sepse i kishte sjellur disa të fala për fëmijët, por ajo
nuk e dinte se kush është.
Rreth shtëpisë silleshin plot çakenj të tjerë dhe ajo i
vërente, por e mbyllte portën e oborrit të saj dhe nuk e lëshonte asnjë të
hyjë, vetëm pleqtë, plakat e Bacalokun. Sa të dilte nga shtëpija, i
pështjelloheshin edhe ata, por ajo e njihte veten dhe dinte si të qante përpara
rrugën. Fëmijët e saj, me dhembje, kur përpiqeshin ndaj këtyre qafirëve të
mbanin ndonjë qëndrim, ajo, me të butë prej zemrës, i këshillonte në mënyrën e
vet më të mirë.
Pa vonuar, erdhi Bacaloku dhe plaka e tij, me disa molla
dhe e solli kafen, sepse e dinte se Luljeta nuk kishte kokër kafeje në shtëpi
të saj. Bacaloku erdhi, por i zënë në fytyrë, sapo hyri në atë strofull. Edhe
fëmijët rrinin largë.
E pa plaku se ishte i bukur dhe deri diku i të njëjtës
moshë me djalin e mikut të tij, Ramë Shkurtit, Besnik Ramë Shkurti, e bëri çmos
të që ulej pa e turbulluar mendjen dhe sipas traditës. Luljeta bëri çmos që ta
rehatojë me ndonjë jastak. Ndër të parat i tregoj plakut për ardhjen e të
panjohurit si dhe për thesin apo shirokun, sepse ishte thes i madh, të cilin e
kishte lënë pranë atij, deri sa të arrite Bacaloku. Nuk e kishte kontrolluar
fare.
I panjohuri tha se janë plaçka për fëmijë dhe gjëra të
tjera. Ka edhe pak sheqera për të vegjëlit. E kishin dërguar me porosi “të vetët”, prej fshatit të largët. E
merrnin me mend se ata qenë të hollë nga gjendja e përgjithshme e tyre dhe
kishte ardhur vetëm që t`i ndihmojë. Pra, ishte hera e parë që kishte ardhur në
atë fshat. Plaku, pasi e muar veten, iu drejtua të ardhurit:
“Ma
tha djali kur mbërrini, se ishe prej fshatit Bardhaniq, sepse asnjëherë nuk ia
ka hapur askujt derën kjo grua e mirë e plot me halle. Qebesa, tani, jam
plakur, e nuk i njoh të rinjët, e disa më kanë rrjedhur prej mendjes, sidomos
të fshatrave pak më të largëta. Ti më qet në vijë, me fjalët tuaja...”
“Axhë,
unë jam djali i Selim Tahirit, prej Bardhaniqi. Më quajnë, Hasan. Pra Hasan Selim
Tahiri. E i kam sjellë edhe të falat e Mal Deli Berishës, një mik i mikit të
fshatit tuaj, e ja harrova emrin atij, por vjen koha e më kujtohet. Më kanë
folur për autoritetin e Ramë Shkurtit, në këto anë. Më vjen shumë keq, se edhe
djali i tij Besnik Rama, u mbyt në ushtrinë jugosllave. Normalisht, e thonë se
ka qenë armik i tyre, por ne nuk e marrim kështu... I kemi mbledhë këto rrobe
për fëmijë dhe për gruan, se e dimë se nuk kanë... Pak sheqera i kam, e po ua
jap këtyre fëmijve...” – dhe filloi të i nxjerrë
prej thesit.
Në fillim, ata rezistuan, edhe pse si fëmijë i mashtronte
pamja e jashtme e tyre. Nuk kishin provuar asnjëherë bonbona të paketuar e disa
napoletanka. Më në fund, ata i muarën. Por, pamjen e tyre të zymtë nuk e
ndërronin. Nëna e tyre, e zënë keqas në këtë ngushtim të madh nga e pushshtetit
dhe e shkatërruar ashtu, nuk e dinte se si përshtillej puna e të ardhurit. Zemra
po i qante ngaherë për fatin dhe pafatin e tyre, por sidomos të fëmijve.
Ndërkohë, plaka i solli kafet e pjekura. Shkëmbin për
kafe e solli gruaja e re, me bukurinë e vet të rrallë, por që dallohej një vijë
e trashë e dhembjeve mes për mes bukurisë. As nuk ishte e lyer si nuset, e as
nuk ishte e veshur tjetër, pos si grua e mirë fshatare, nga moshat e pjekura.
Fytyra ia lëshonte një rreze të fuqishme, të cilën, edhe njerëzit normal e
kishin vënë re, por kjo rreze e bukurisë ishte kryqëzuar papritur nga një
goditje e madhe. Shkëmbin e vendosi në mes të dyve. Skuqej e zbehej në çdo çast
dhe shikonte poshtë.
“Badhaniqi
është largë prej këtuhit. Ti ke ardhë në këmbë, e të kthehesh është vonë. Por
të luti, që të kesh kohë të shojmë tek ne. Kemi vend, në odë burrash. E nesër,
kthehesh...” – filloi Bacaloku.
“Edhe
pse është vonë, kthehem! Mos më lut, pashë nderin! Këmbë kam ardhur e këmbë do
të kthehem, trup këtyre maleve të larta. Për mua, nuk ka aspak problem!” – u shpreh ai dhe dukej se shikonte si i qetë. Sapo kishte ardhur, i
kishte parë të gjitha, prej oborrit e deri në shtëpi. Vetëm odën e fjetjes, nuk
e kishte parë. Syrin e kishte vjedhës. As guaja e re, Luljeta, nuk po fliste e
as fëmijët! Njëherë dëgjonin e shikonin, por zemra po i bluante gjëra të tjera.
Mendohej ajo që t`ia qëllojë pikërisht këtij rasti. Nuk i bënte përshtypje
pamja e bukur e këtij Hasani, e as fjalët e tij të përgaditura mirë, por po i
përzihej tërë ditën një ëndërr e tmerrshme, e cila e kishte zgjuar disa herë natën
paraprake, me ato fytyra të zeza e uniforma të shtetit e milicisë, që e kishin
rrethuar. Në ëndërr, i kishte parë të zbrisnim nga malet. Pastaj, ishin edhe të
armatosur. Nuk e dinte se a e kishte parë më parë të vinte një djalë i ri apo
njeri pa uniformë. Kjo, nuk i kujtohej. Ëndërren e parë e kishte harrruar, por
pjesërisht edhe të dytën. I kishte mbetur vetëm ajo e treta: milicët e ushtarët
me uniforma e të ngjeshur me armë, që e kishin zënë. Ky djalë, kishte ardhur
pikërisht andej, nga malet, dhe thotë se andej prapë do të shkojë. Kjo ishte në
përputhje me ëndërren e saj. Pse andej të vinte e të mos e përdorte rrugën e
ultë, kah shkojnë e vinë të gjithë njerëzit. Ajo nuk i kishte sytë e gjatë, të
shihte nga malet? Pas maleve largë ishin njëqind udhë, por andaj nuk kishte
ardhur askush dhe asnjëherë, vetëm Ramë Shkurti.
Plaku u zu ngushtë me fjalët e të ardhurit. Edhe ai po
përpiqej t`ia qëlloj:
“Ti,
ke ardhë prej së largu, e të kthehesh këmbë nëpër mbrëmje e të zë nata nëpër male,
nuk bën. Këtu, në këtë shtëpi, nuk ka vend, e tek ne ka vend sa të duash.
Musafiri i kësaj shtëpie është edhe mysafir i joni” – u
shpreh plaku.
“E
di, e di, qebesa! Zoti u dhashtë të mira, e pas kësaj radhe u ardhshim veq për
të mirë! Nuk e di çka do të mendoni, sepse ndoshta pamja ime e re dhe vitale ua
thotë ndonjë gjë të pazakonshme, e po e them se të isha me atë mendje të praptë
do të isha fshehur dikund në çuba, por unë nuk jam i praptë e foli me tërë
mendjen. Mos e merrni tragjikisht! Do të shkoj, siç kam ardhur! Pa kurrfarë
probleme! Ju, mos i harroni as të falat e Mal Berishës!” – tha ai, dhe u ndal pikërisht në këtë pikë.
Plaku, i mbante në mendje këto gjëra. Do të rrinte deri
vonë, me plakën e tij. Atë natë, do të qe edhe në këtë shtëpi, si një siguri.
Ai ishte i mënçur, por nuk kishte dëgjuar asnjëherë me gjithë lidhjet e veta
për atë “Mal Berishën”, e ndoshta
është një emër i rrejshëm, sikurse emri i të ardhurit “Hasan Selim Tahiri”. Për të birin e bukur të Selim Tahirit as nuk
kishte dëgjuar, edhe pse i njihte nga pak ata të Bardhaniqit. Selima dhe Tahira
kishte kudo! Nuk ishin “të panjohur”
këta emra. Në qoftë se i premtonte koha deri nesër, do të dërgonte një njeri në
Bardhaniq e do të pyeste për “Hasan Selim
Tahirin” e për “Malë Deli Berishën”,
dhe do të ketë mundësi që të njoftoj edhe të renë e të të ndjerit të dhimbshëm
të tij, Ramë Shkurti. Do ta pyes edhe të renë e vejë, a do të rrinte tërë atë
natë me plakën e tij pa fjetur, sepse kishte frigë a mos po kthehet prap ai
djalosh, me ndonjë qëllim të keq. Bukuria nuk flet për karakterin e njerëzve. Por
fjalët, sytë, sjellja, edhe rruga, etj., të gjitha i përcilleshin. Ky djalë nuk
i kishte sytë pa petë! Ata i lëvizte herë andej e herë këndej. A mos ka ardhur
vetëm për të blerë me sy, prej nga përgaditej ndonjë e keqe pas tij. Dikur, pas
i pinë kafet e tyre ngadalë, e pyeti djaloshin:
“Ndoshta
ndoj copë buke e ndoj trohë djathi ta kishim dhënë edhe ne, po shtëpija jonë
është largë pak, ... e për zonjën e kësaj shtëpie, nuk e di a ka bukë e djath,
se nesër kisha për t`ia larë, për Zotën, në qoftë se t`i jep! Malit përpjetë,
pa dritë e natën, nuk është aq mirë e pa frigë! Këndej, ka ndoj uk, a lartë,
ndoj arushë. Nuk i dihet natës! Nata është e pabesë! E terri e bën të veten!
Nuk ecet pa dritë, qebesa!” – i shkrepi plaku, pa
primtas.
Djaloshit i shkoi njëfarë buzëqeshje, si ironi, dhe këte
e kapën nusja e re e Besnikut dhe plaku i mençur. I këmbyen edhe shiqimet. Nusja
u trondit me atë qeshje. Pse qeshi ashtu? Nga ato fjalë të plakut nuk kishte
asgjë të ligë e as për qeshjen e tij. Nuk ishte një qeshje qesharake, por ironike.
Mali ishte mal, e çka ishte ajo qeshje?! Jo të gjithë njerëzit dinin t`i
dallonin edhe këto qeshje. Djaloshi ishte i ri dhe i pashëm dhe nuk do të qe
mësuar maleve të larta të Bokërrinës. Ato male, ishin të pashkelura. Do të
kishte diçka, atje, në male të bokës, prandaj u qesh ironikisht. Të kishte
diçka me vete, nuk do të merrte bukën. Ndoshta, i ka fshehur në male apo ka
ardhur me dikend.
“Udhëtarët
që bien e shkojnë këtyre maleve të Bokës sonë deri në shtëpi tënden, pa dritë e
pa bukë, nuk bënë! Rrugës së fshatit, për një orë, do të ishe në xhade. Nuk e
di a ka ndonjë kerr apo autobus, por është më mirë, se sa maleve!” – ia shprehu prap plaku këto forma të njohura të rrugës për ta.
Djaloshi, e vërejti se ka të bëjë me një plak të spovuar
e të mençur. I shkoi mendja se më mirë do të ishte t`ua merrte bukën, por të
udhëtosh nëpër fshat deri në shpëpi të plakut, nuk do t`i delte mirë me ata që
e dinin si ecë puna. U zbehë dhe u skuq njëkohëshist. Pastaj, t`u thoshte atyre
me të cilët pat ardhur e do tu raportonte, se “shkoi deri në fshat, të merrte bukën, do t`i dilte mjaft punë se kush
ishte ai; pse kishte shkuar tek ai; a ishte plak me sherr, apo jo...”, etj.
Sa punë do t`i kishte daluar atij! Nuk i kishte numruar!
Nusje e re dhe e bukur, nuk fliste, po e shikonte
ndonjëherë. E pa se edhe ajo, që ishte si e kishte të shkruar, ishte e hollë
edhe prej mendjes. Djaloshi e vërejti se po i afroheshin që t`a zbulojnë. Prandaj
nuk duhet që të jepte shkas më shumë, për të komunikuar. U ngrit, me izëm të
tyre:
“Faleminderit
prej jush e për këtë pritje! Tani, unë duhet të shkoj! Po u përshëndes, të
gjithëve! Malet nuk më frigojnë e ka dritë sa të duash, për ate që di të ecë maleve
edhe natën! Këtu kthehuni e mos dilni, ju lutem!” –
dhe e zgjati dorën e tij, por plaku u ngrit me vështirësi. Ai, plaka e tij,
gruaja e re dhe djali i saj, dolën së bashku. E para u ndal nusja:
“Unë
dhe djali po kthehemi këtu. Te qoftë rruga e mbarë! Faleminderit për ato gjëra
që i solle! Të fala ka edhe familja e juaj! Mirupafshim!... Bacaloku, të
përcjell deri në rrugë!” – dhe ia zuri dorën djalit
të vet, me dorë të djathtë.
Ai, deshi të kthehet, por kur e pau si ajo ia zgjati dhe
e zuri për dorë djalin e vet, prap i shkuan buzët e tija në të qeshurën
ironike. Po të falej me te, do t`ia shtrëngonte dorën. Aty, do të kishte
vërejtur se si do të ndjente veten e saj. Kur hyri, nuk u fal, por edhe kur u përshëndet,
ndalej larg. E pa se ajo nuk ishte e gatshme të njohë dikend të ri e të bukur,
si ay. E kishte dhënë besen te burri i vet, të cilën nuk do ta thente, edhe pse
ia mori pushteti edhe burrin e saj, duke e lënë me fëmijë jetima, pa krah pune,
pa miq të ri. E griti dorën përpjetë dhe u përshëndet me fjalë të zgjedhura.
Plaku e shikoi të tërin, por qeshja e tij ironike përsëri
ia zgjoi dyshimet për atë djalë. Nuk kishte kohë tjetër, pos ta përshëndetke
mirë e si duhet. E shikoj edhe me sy, duke u ngjitur malit. Ai djalosh u ngrit
kodrës përpjetë pikërisht ku ngriteshin të rijtë e lazdruar të fshatit, për ta
soditur gruan e re, me paqavuret e tyre. Duke u kthyer pas, po e lëvizte kokën.
Nusja e re e Besnikut, e mërrolur në merzitjet e veta, iu drejtua plakut, se
çka kishte dhe pse e luante ashtu kokën, duke u kthyer oborrit.
“Hee!...
Ky farë djali, nuk e di a është në te, apo jashta saj. Edhe e qeshura e tij
është pak sa me djegësim, por edhe rruga kah u ngjit në male, është pikërisht
ajo rrugë e rrugaqëve të fshatit tonë!... Mbrëmja është, e ai ngjitet maleve!...
As kjo nuk është shumë me vend!... A mos do të pres deri sa të bëhet vonë, e të
kthehet, me ndonjë rrugaç!... A ia pave sytë, o plaka ime?!... I kishte sytë
çarkaloz!... Për të vjedhura nuk po tutem, se nuk ka çka të vjedhë, por për
ndonjë gjë të ligë, po dyshoj!...” - i përmbledhi të
gjitha këto, deri te vendi i tij e derisa u ul. Plaka e tij po i përcillte të
gjitha fjalët me denga e nuk fliste, sepse ishte mësuar me kohë. Nusjes së re të
Besnikut, vendi vend nuk po i zihej dhe ishte e mërzitur. Djaloshi dhe vajza e
tij, ishin edhe ata të menduar e të merzitur. I përgëdheli pak dhe u kthye
andej, kah ishte plaku.
“Mirë
i ke vërejtjet tuaja, por unë i kam fëmijët këtu, e nuk kam çka të flas. Tri
herë kam parë ëndërr mbrëmë, por, pasi dy herë më ka marrë prapë gjumi, i kam
harruar dy të parat dhe nuk i kapë aspak mendja. Por, të fundit e ruaj dhe jam
paksa <e lodhur>...” – deshi të shtojë “e mërzitur”, por nuk ia nxorri goja,
sepse fëmijët i kishte aty, që po e shikonin. Tërë ditën, i ishte dhënë në
përgëdhelje të fëmijve të saj, nga ëndërrat e tmerrshme.
Djali i saj, vetëm sa nuk po ia plaste vajit, por edhe
vajza e vogël ishte në atë gjendje. E ndienin si fëmijë atë dhembje të madhe në
shpirtin e nënës së tyre. Ishte njësoj si kloçka me zogj, në pllajë të
zhveshur. Nuk kishte as ku t`i fshihte nga të gjitha sulmet e as me çka t`i
ushqente e t`i rriste. Nëna, me zemër të mirë, ishte shëndrruar në shkënb,
përball errërave. Plaku e plaka po e shikonin me dhembje të madhe, sepse hija e
zezë e pushtetit i kishte mbyllur edhe ata në kullat e tyre, si edhe shumë të
tjerë. Nusja e re thoshte se atë natë e kishte parë një ëndërr të gjatë e të
mezitshme, pradaj kuptohej se përse na ishte sot e mëzitur, tërë ditën. Ishte
kohë e ligë koha e hijenave të serbo-jugosllavisë. Edhe Bacaloku po i shikonte
fëmijët. Sikur fëmijët po përpiqeshin që të zënë atë hije të pashpjeguar, me
sytë zemrën e shpirtin e pastërt të tyre. Koha ishte kthyer së prapti, i kishte
shkokluar edhe zogjtë.
“Mençuria
do të gjëjë njëfarë shpehje, siç e do rasti!” –
shtoi dikur plaku. –“Njëmijë fjalë vinë
në mendje, e trokasin sikur në një derë! Disave u çelet një rrugë e re, e
disave u lëshohet deti me dallgë! Në paç mendjen e hollë, të gjitha i pleçnon,
në vete, e nuk i thua të gjitha! Çdo dert e çdo sëmundje e ka nga një ilaç të
vetin. Gruaja e mençme, është sikur diell me rreze dhe nëpër të gjitha këto
përplasje të dallgëve di që ta gjëjë zgjidhjen e vet!”
Të gjithë e shikonin me sy të qelur dhe me ankth të
dijes. Ishin fjalë simbolike të plakut. Luljetës iu zdrit shpirti dhe i buroj nga
zemra urimi:
“Të
lumtë goja, o Bacalok, se mi largove ato mendime të zymta! Ma dhé edhe njëfarë
mundësie që të bëj njëfarë zgjidhje, ndaj këtyre dallgëve! I falem Zotit te
Madh, që një shpesë po ma dërgon nëpër këto gjëra të liga!” – tha edhe nusja me zë, prej qenies së brendshme. Pak u kthjellua dhe
buzëqeshi.
“Kur
ta kesh një plak, me diell në ballë, secila grua e rob për rreth të tij e kanë
nga një pikë drite! Kjo të ngjallë, të mbanë me shpresa!” – e shoqëroi plaka mendimin me mendim, dhe Luljeta e dinte se ajo ishte
grua e mençur, pranë një paku të mençur. U ngritë shpejtë dhe duke bërë diçka,
ajo shtoi:
“Një
grua e mençur, o nana Fatë, siç je edhe ti, di ta mbajë shtëpinë e burrit, edhe
kur nuk i ka këto mundësi! Qebesa, të kam si nënën time! E nuk i kam mundësitë
që t`i kthej, as mundin e as gjërat, por i lutem një Zoti të Madh, ta
shpërblejë edhe ty me parajsë, sikurse Bacalokut!... Me ardhë në këtë kohë e me
ta dhënë një ndihmë, nuk mund të thuhet ndihmë, por dritën në dorë kur të humb
shkrepsja, nuk ka formë të tjetër që mund të quhet <ndihmë>. Ajo është
sikur me ta zbritë në shtëpi një dritë prej qiellit!! Zoti i Madh ua ktheftë me
të mirat e tij!... Tani, po shikoj se si të bëhem gati për darkë! Një kafshore
me bukë e me djath, do ta ndajmë së bashku! Do të rrini, deri vonë, e nuk ka
nevojë të luash prej vendit!... Jo, jo! Rri ulur atje, pashë nderin, nëna Fate!
Vetë i di e mos u lodh! Kur t`u jepni fëmijve pak shpresa të ngjallura me
dritë, është sikur t`u japësh atyre fatin e madh në dorë!”
“Zoti
të provon me çdo gjë, në këtë jetë! Por, njeriu e ka zgjidhjen afër, për çdo
punë të provave. Në qoftë se është i mençur, i mirë, me shirtin e pastërt e me
besim te Zoti, ai i gjënë zgjidhjet e mira kurdo herë e në çdo çast!” – u tha Bacaloku, duke pirë duhan, në atë kohë. Lulja ishte ndalur vetëm
që të ndëgjojë e t`i shkruaj në mendje ato fjalë. Këto këshilla i mungonin
kaherë. Në shtëpi të tyre, ishte kthyer edhe një herë e drejta, me dhembje të
madhe.
“Po
de, mirë e the!” – ia miratoi edhe plaka e tij, nëna
Fatë. – “Jeta është e vështirë, por nëpër
secilën situatë e bën nga një zgjidhje! Nuk ka tas pa vegë!”
“Ju
lumtë goja! I keni thënë gjëra të rralla e tepër të nevojshme! Kjo shtëpi, ka
nevojë për këso mendimesh! Do t`i ruajmë me nder!” – tha
Luljeta dhe iu kthye punëve të saj. Edhe fëmijët ishin ngjallur. Kishin filluar
t`i hanë disa sheqerka. Djali, Bacalokut e nënës Fatë, ua kishte zgjatur sheqerkat
e tij, që të zgjedhin e të merrnin edhe ata.
Nëna Fatë nuk pinte duhan, por për mos t`ia kthejë atij
mospranimin e vet, e mori një bonbonë dhe puthi djalin në shenjë faleminderimi.
Edhe vajza e vogël u lëshua drejtë saj, me të dy duart e hapura.
Të gjithë qeshën me te, nga dielli në fund të shpirtit të
saj. Edhe Luljeta u gjallërua për ata e për fëmijët. U ktheu së shpejti darkë.
Po bëhej mjaft vonë. Si duket, nuk ka kthim nga malet...
3.
Sapo e kaloi shtegun e malit, mbi kodër të shtëpise së
tyre, i huaji po e hante vetveten, me mendimet e ngjalluara atje. Ai, për pak
sa ra në grackë të pritësve. Nuk e di se si ishte ai plak, për te i çuditshëm,
dhe ajo grua, sepse nuk doli ashtu si e kishte llogaritur. Plakun e atjeshëm, e
nderonin me një emër përgëdhelës, “Bacaloku”,
dhe ai nuk e kishte parë asnjëherë. Gruaja ishte e bukur dhe shumë më e mençur,
më tepër se sa i kishin treguar.
Edhe qeshja e tij, pak sa ironike, sepse mundohej që të
jetë tjetër nga e ndodhura e tij e vërtetë, për pak sa nuk e tradhëtoi. Diçka
ishte marrë vesh, por sa ishte marrë vesh nuk e dinte. Në radhë të parë, gruaja
nuk e kishte ndeshur dorën e saj me të tij, as kur shkoi mbrenda, e as kur u
përshëndet me te, sepse do ta kishte provuar a i thehej dorës së tij, apo jo...
Me mendime të tilla, duke i kaluar edhe drunjtë e ultë të
bokës, por edhe dëllinjat që po ia ngushtonin rrugën në mes drunjëve të bungut,
shkoi te pritësit e tjerë, në gadishmëri e nëpër fjalë me zë të ultë.
“Si
të shkoi puna?” – e pyeti menjëherë Kryemilici, që
ishte serb, por fliste mirë shqip. “Na u
vonove pak!” – i tha ai.
“Më
vonoi puna, sepse ajo kuçka e thiut e thirri një mik të tyre, që unë nuk e
njihja! Vironi, ishte shumë i mençur, por plak. E quanin <Bacalok>... Më
duket se është Cen Sadiku, prej Bokërrine, por nuk kam pasur fat të kem të
dhëna të mjaftuara të tij.” – u shpreh ai, deri sa
kërkoi vend që të ulej.
“Aha!...
Duhet të dimë më shumë edhe për ate... Mandej, si kalove?” – e pyeti ai, deri sa të tjerët e dëgjonin bashkëpunëtorin e tyre.
“Detyra
detyrë është, Simiç! Mendoj se nuk jam dalluar! Por, ajo kuçka e thiut as nuk
qeshi, e as nuk flitke. Madje, as dorën nuk ma zgjati!... Kam dyshim se plaku
do të dërgojë njeriun e vet në Bardhaniq për të pyetur për Malë Berishën, por
edhe për mua, me atë emër që e dhashë! Hëë! Ai nuk e di se edhe emri im është
tjetër! Por, nesje! Edhe atë plakun e familjen e tij duhet shënuar me të kuqe,
në bllok! Nuk e di se si do të na dalë!...”
Shoku Simiçi e nxorri bllokun nga xhepi i pantollonave pas
tij, të vogël si të hetuesve; me stilografin shumëngjyrësh e shënoi me ngjyrë
të kuqe, dhe derisa sa e shënoi emrin e tij, shtoi:
“Do
me thënë se ti nuk paske pasë si të lësh punën vjerrë, për sonte, apo?”
“Jo,
jo! Do t`ia bëjmë ndryshe! Sonte, rri ai plaku, deri vonë! E unë, nuk kam gjasa
të lë punën vegzë, e as të shkoj tjetër herë, sepse e pat puna. Por, do ta
bëjmë planin e dytë, me ty Simiç!” – i foli punëtori
civil i milicisë, që ishte i njohur në atë qark të popullatës, si “bashkëpunëtor i milicisë”.
Simiçi u mendua pak dhe u ngrit me përpikëri. U drejtua
te zëvendësi i tij, Zorani. Nuk e dinte si t`i tregoi se gjuha e tyre ishte gjuhë
artificiale “serbe”. Këtë nuk e dinte
pothuajse askush. Ajo nuk ishte gjuhë tjetër, pos gjuhës së kopjuar nëpër disa
ndërrime germash nga gjuha e parë shqipe dhe shkruhej me alfabet tjetër, pra sllavo-çirilice,
që asnjë njeri nuk guxonte “të lodroje”
mendjen me mendimin se ajo është gjë e vjedhur, si çdo gjë tjetër nga
serbo-sllavet. Jo, kurrsesi! Ata qenë rrebtësisht të programuar nga “shteti” i tyre, në radhë të parë të krijuar
artificialisht nga tokat e servëve të parë, ilirëve dhe vllamëve, me një grusht
të ardhur rrotull nga Irani, nëpër Karpate.
Atij i tha të jepte bukë dhe pleskavica apo nëse donte
edhe disa “zdenka”, pra djath i paluar
në paqetë copa-copa, ashtu sikurse të tjerëve, sepse kjo ishte me rëndësi për
ate, e vênë të kuqe për Palush Mickën, që ishte emri i tij i vërtetë, e jo “Hasan Selim Tahiri”, apo “i panjohuri nga Bardhaniqi”, sepse
kështu e pat kryesisht të përgaditur ai rolin e tij dhe nuk qe prej andej nga e
kishte dhënë, por katolik nga rrethi i Prishtinës. Duhet të uleshin të vetëm,
pak më largë, e do të shoshisin gjërat së bashku, e pastaj do t`u thuhej edhe
të tjerëve, madje edhe rrugës për në kryeqendër, me tre gjipat e fshehur.
E gjetën një vend më largë, sa nuk u ndihej aspak zëri,
ia dha bukën dhe lëshoi bllokun e shënimeve pranë vetes, të hapë shishen e
venës, derisa ai të hajë bukë e të fryente barkun. Sepse, i uritur, nuk do t`ia
qëllojë fjalës.
Palush Mickja po mendohej me vete, ndërsa ai po e pinte
një cigare Drina. Ishin cigare të mira e të pastërta nga katrani, por ai
asnjëherë nuk i kishte filluar. Në të vërtetë, nuk e pinte. Nuk e di se si erdhi
mirë që ta provojë një cigare, nën hënën e madhe, që kishte filluar të ndritë.
Kishte rënë mbrëmja dhe pat filluar nata. Nuk e dinte se si do ta shlyente atë
gruan e vejë, shumë të bukur, madje mjaft të rrallë, sepse, edhe pse nuk i dha
kurrfarë gjasash të krijonte “një lidhje”;
“një dashuriçkë”, sepse edhe ai ishte
“më i zgjedhur” se sa mund ta merrte
me mend, mu ashtu siç e patën mësuar “të
mëdhenjtë”, në zyre të milicisë. Por, “e
njana e dreçit”, që thoshte ai, po i shpurdhte edhe në zemër. Prandaj, do
ta ndezte një cigare, sepse nuk e dinte çtë bëjë me djalin e vajzën e mitur, e
as me atë grua. Fëmijët, ishin si nëna e vet: plot ndjenja; plot me ëndërra të
fëmijve fatkeq; plot me bukuri; si ëngjuj, e të pafuqishëm të përballojë jetën
e prishtë. Të gjitha këto, po i silleshin në mendje. Nga brenda po e hanin.
Edhe bukën e la pa përfunduar.
Nuk e dinte se si e la oreksi. Simiçi po e veneronte
gjatë gjithë kohës. Ai i shikonte përherë cigaret e Shokut Simiçi dhe e la
bukën e butë e të grynjët pa e përfunduar. Pra, kishte njëfarë shpjegimi. Ai
ishte spovuar me të gjitha llojet e femrave, ndërsa Palushi jo...
“Merre,
merre një cigare dhe provoje, sepse po të duhet!” –
i tha atij Simiçi, duke ia zgjatur dorën. “Ne,
kemi kohë!” – përforcoi ai.
Palushi e dërgoi menjëherë dorën e tij dhe e mori një
cigare, pasi vetullat i lëvizi lartë e poshtë, si për të shprehur bindjen e
tij, por të paqartë. Dikur, pasi ngrehu disa herë, edhe me të kollurat e para,
u shprehë:
“Nuk
e di se si do të bëhet me njanën e dreçit! Është shkëmb i fortë dhe do të
rrëzohej me pa qef, por... më dhimbsen ata dy fëmijë të saj!... Janë si nëna e
vet! Dy engjuj të pafuqi!!” - dhe e uli kokën poshtë
këmbëve, pa fjalë.
E Simiçit i shkoj buza në gas, si njeri që e dinte se si
është puna. Pastaj, iu shpreh pas pak, sa e pleçnoj punës e tij e të milicisë:
“Bushtra
është bushtër për mua dhe të tjerët. Rrotullohet edhe ajo, madje çahet si
pjepna, sepse është grua e burrit të keq, grua e keqe, e një familje të zëzë!
Me fëmijë, nuk ka problem. Ata largohen, edhe nëse kundërshtojnë. E, për ty, më
vjen pak keq, se ende paske zëmër të prishtë... Hëëë! Shkove si <vojvodë>,
e dole si kec!” – dhe qeshi, me ironi.
“Nuk
ka gjasa të shkoj tjetër ditë, pos i maskuar e me milicë të tjerë...”
“Pse,
a ka gjasa të bësh diçka, vetëm që ta kapësh?!” –
ia shtoi papritur ai.
“Jo,
jo, joo! Detyra është detyrë! Nuk do mend kjo punë. Ashtu është, siç e thatë
ju, shoku Kryekomandant. Ajo, nuk më jep asnjë mundësi tjeter, përveç dhunës!” – iu kundërvu menjëherë Palush Mickja, duke i kuptuar pyetjet provokative
të tij. Ai nuk e dinte se a do t`ia delte mbatanë me një kryemilic të rryer,
apo jo. Kjo ishte hera e parë me një bushtër, e cila ishte e bukur.
U ndal të mendohej. Piu edhe një cigare dhe duke e
rrufitur me të shpejtë, sikur po i mirrej mendja. Kryekomondanti e shikoj
vëngër dhe e pau se ai po dridhej në atë sprovë të provës së vet. Dikur, e kuptoj
se aty po i dështonte një njeri dhe po luhatej. Kishte pak nga shqiptarët, që
qenë të denjë për të bëmat e tyre, por pat shpresuar se ky burrë nuk do të
sillej si të tjerët.
Po të mos kishte qenë ai, si kryesori, që e di se ku i
vjerrë shpresat e veta aty ku duhet dhe si duhet për serbët, nuk do t`i
përmbushej as plani i tij e as i popullit të vet, pra e instacave shtetërore.
Shtoi ngadalë:
“Hëm!...
Sikur të mos kisha qenë Kryekomandat i kësaj milicije të shtetit tim, do të
thosha se do të provoja a je me tërë qenien tënde, në këtë vorbull... Por, si
duket, je humbë me mendje, tek një bushtër!!...”
Djaloshi, Palush Mickja po e shikonte me çudi të veten e
me një vorbull fjalësh, të cilat nuk i dilnin nga goja. Në sytë e ngulur
turbullt nga fytyra e kryekomandatit të vet, ai po e vërente se në qenin e vet
po luftonin dy anë të një qenie me njëri-tjetrin, pra qenë dy Palusha. Njëri
Palush i thoshte: “Bëje, si thot
Kryekomandanti!”; dhe tjetri, po e ngrihte përvajshmërisht kokën larte e të
përkulur, dhe me sytë e skuqur i thoshte: “Mos,
mos, o burrë i dheut! Ata fëmijë, nuk kanë faj! Nëna e tyre, është grua! Grua, dhe
shumë e bukur! A nuk do ta zgjidhje ti, po të të pranonte ajo?!... Ti, Palush,
punon ku po punon, e le të bëhet çka të dojë, në daç të shkoj puna në rrotë të
së ëmës!... Por ti, do ta merrje për grua një rob të tillë!!... Mos bëj, siç do
të bëjë Kryekomandanti!!...”
“Shoku
Simiç, kur do ta dija unë se është grua e ballistit, djalit të ballistit të
madh, do të thoja se nuk duhet hequr dorë prej qëllimeve të shtetit, sepse ata
janë kundër pushtetit tonë, brez pas brezi! Por, a ka ndikuar gruaja në
qëllimet e ballistit apo jo, duhet provuar! Fëmijët, janë të vegjël! Ata, nuk
kanë faj!... Për mendimin tim, nuk do të dëshiroja që fëmijët e saj dhe kjo
grua të kenë shkak të ankohen!...” – tha Palushi i
menduar, por ia ndërpreu Simiçi:
“Nuk
ka asnjë arsye të ankohet kjo bushtër me veprimet tona, sepse ankesat e saj
janë pa shkak! Aty është strofulli i gjarpërit, e gjarperinjt e vegjël i
ngjajnë gjarpërit të madh, kur të rriten! Po t`i lëmë, do të na kafshojnë edhe
ata, aty ku nuk ta merr mendja!”
“Gjarpëri
ishte gjyshi, dhe bir i gjarpërit ishte edhe i biri! Ne, të dytë i kemi dërguar
në ferr! Por, nipi i tyre nuk ka faj!...”
“Nipi
i ngjanë gjyshit, kur të rritet!”
“Kur
thashë se <ankohen>, thashë se ankohen te Zoti!”
“Ty,
të lufton vetja! Zoti nuk ka punë këtu, por shteti!”
“Atëherë,
bëja si të duash! Unë, nuk të përzihem!” –
shtoi Palushi dhe pushoi. E dinte se pushteti nuk përzihet me fenë e krishterë,
e aq më pak me fenë katolike të krishterë, dhe jo ortodokse. Feja e krishterë
katolike, në të cilen bënte pjesë edhe Palushi, pa marrë parasysh se ishte në
mes tyre lufta dhe pas lufta, këtu përzihej pak puna. I thoshin se me serbët
ishin një me fenë, por ate çka e thoste feja katolike, nuk e përfillte feja
ortodokse serbe. Kishte edhe ortodoksë shqiptarë, por ata ishin të tjerë me
serbët. Serbët, kur e donte puna thirreshin në fenë e krishterë dhe kjo ishte
ortodoksia e ndarë, por kur e donte ndryshe shteti serbo-sllav, ata dilnin
jashtë fesë së vet. Ec e biru në fije! Herë lidheshin me fenë, e herë
zgjidheshin prej saj...
“Atëherë,
puna e jote ka mbaruar këtu! Tani, është edhe koha të ngritemi! Ti, nuk ke punë
në këtë çështje!... Do ta shkruaj një raport të mirë, mos ke merak! Nuk i them,
këto tuajat, shokëve të mi!... A e more vesh?!”
“Në
rregull është! Nuk kam çka të them tjetër!” –
shtoi edhe Palushi, duke u ngritur. Kryekomandanti ishte i rrebtë dhe e dinte
këtë punë. E nuk mund ta kundërshtonte. Ecte ngadalë, pas tij, si reja pas reve
të zeza...
4.
Siç ishin përgaditur pushtetarët e besueshëm, kjo nuk
dihej. Në njëfarë mënyre ishte “top
sekret”. Ata qenë ngritur në një “shtet”
militant e të pa shpresë, i cili nuk zgjedhte mjete dhe i zbatonin pandërprerë
e sistematikisht prej kohës së themelimit të këtij shteti nga “Perandoria Otomane”, dhe prej kësaj
kohë ata njiheshin për shkatërrimin e kombit shqiptar, që nuk ishin si “serbët”, sepse emri ishte vjedhur nga
vet servët, fis ilir, i cili kishte banuar këtë trevë e në fushën e Panonisë,
por ultrafashistët, të mbiquajtur “serbo-jugo-sllav”,
të cilët ishin një pjesë prijetare e aparaturës së pushtetit të tillë
ushtarako-policor, të ardhur këtu prej fundit të Iranit, fillimisht me leje të
perandorëve Bizantinë, përmes maleve të larta të Karpateve, të besuar fort mirë
në platformën shkombëtarizuese të popullatës vendase shqiptare, në tokat e
dikurshme të Mbretërisë së Dardanisë, të cilën fare nuk e njihnin, apo nuk
dëshironin që ta njihnin dhe gënjenin në çdo thënie të tyre, si sa i përket
gjenealogjisë e historisë, edhe pse ishin totalisht të ndryshuara prej tyre, si
sa i përkiste origjinës së tyre, që nuk thuhej “kombit të madh iliro-albanë” por “popullata shiftare”, edhe sa i përkiste krijimit të popullatës së
vet. Popullata “serbe” ishte
popullata e përzier nga mbeturinat e popujve tjetër dhe të vllehëve, ndërsa
kombi iliro-shqiptar ishte prej gjenezës së vjetër të kombeve, që prej egjyptit
të Thotit, 25.000 vite para Krishtit, e ata nuk i kishin më tepër se dy-tre
shekuj. Ata ishin të spovuar me të gjitha gjërat prej historisë, e edhe për
krijimin e tyre si “komb”, apo për të
mbajtur nën dhunë të vet të tjerët dhe përpjekjes sistematike për t`i
shkatërruar iliro-shqiptarët. Serbët mund të merrnin gjëra jetësore prej tyre,
por edhe territore të mëdha të okupuara, duke e ushqyer me gënjeshtra botën e
gjërë!...
Ne nuk jemi këtu për krijimin e “kombeve”, por për ardhjen e tyre në atë familje të shkatërruar dy
herë, që nga Lufta e parë Botërore dhe nga Lufta e dytë Botërore, por edhe
gjatë pasluftës së fundit, që ishte shumë e mbushur me viktima të zgjedhura
mirë, e edhe gjatë shërbimit me dhunë nën APJ-në (Armata Popullore e Jugosllavisë), të lënë në mizerje të skajshme,
si familja e Besnik e Ramë Shkurit, të vrarë nga Jugosllavia, apo e Cen
Sadikut, i njohur si “Bacaloku”, prej
Bokërrine, tani, vejusha e re dhe bukur, Luljeta, me të dy fëmijët e saj jetima,
të zgjedhur e të vuajtur.
Tri ditë i patën shkuar milicisë së shtetit të madh apo ushtrisë,
së bashku me paraushtarakët “serb-sllav”,
që të përgaditen paraprakisht me të gjitha shënimet dhe cakun e orën ku do të
mbërrinin, e nuk ishin me të vërtetë “paraushtarakë”,
por ultrafashistë të njohur. Një numër i vogël i tyre ishte nga të parët
iranian, para qindra vitesh, por origjinën nuk e kishin vënë në gojë. Historia na
mbetet histori. Nuk ka gjë se si e mbulon këtë çështje. Gënjeshtrat shtetërore “serbo-jugosllave” ishin të mëdha për
tërë botën. Irani e kishte përafërsisht edhe sot të njëjtën shtrirje
gjeografike, si “Jugosllavia”. Shqiptarët
nuk ishin i të njëjtës origjinë me sllavët. Koka e tyre i dalonte me serbët.
Shqiptarët e kishin kafkën hiperbrakicefale, e jo sllavët.
Sllavët qenë shpifur nga të dy vëllezërit prej Selanikut,
Çirili e Metodi, evrej, në fund të shekullit të IX-të. Ata i përkthyen psallmet
katolike në këtë gjuhë të shpikur, si ortodokse. Në radhë të parë i bënë për
fenë e re skllave, të cilën, ata që u krijuan me dhunë e dalëngadalë, duke i
mbledhur shtresat e ndara nga popujt e tjerë; e shkurtojnë emrin nga “skllavët”, në “sllav”. Me qindra dredhi, e shtyjnë përpara edhe “krijimin” e tyre, por thuaju në paq aq
mundësi, sepse nuk dëgjojnë. Asgjë nuk harrojnë për të keq dhe presin ditën kur
tu vije për shtati, që vjellim gjak e vrer mbi shqiptarët.
Në qoftë se këmi mundësinë që të ndërlidhin përkufizimet
fetare, ata qenë “në shërbim të
Krydemonit”, e të përkushtuar rreptësisht e me tërë qenien e tyre kundër
Zotit të Madh, sikurse brendia e Tokës dhe Qielli i pa skaj...
Pa ardhur mirë mëngjesi, nëpër errësirë, e rrethuan
shtëpinë e Besnik e Ramë Shkurtit; i hodhën një copë mishi të helmuar qenit që
lehte me të madhe, e i cili pas sa minutash cofi dhe u futem brenda shtëpisë. I
zunë në krevat, Luljetën dhe dy fëmijët e saj. I zgjuan dhe nuk i lanë që të
qanin me zë, edhe pse filluan të bërtasin. E panë se e keqja ishte ngjeshur me
dhunë e me forcë tek ata, që ishin me uniformë shetërore ushtarake dhe
policore.
Së pari, bënë përpjekje të qetësojnë fëmijët, por ata
qanin vazhdimisht, sado që u dhanë pak sheqera, të cilët aspak nuk i prekën, e
për të mbuluar gjurmët i ndanë në fillim prej të ëmës së tyre dhe i nxuarën në
gjip ushtarak, të cilit i pati urdhëruar Komandanti i Baterisë Ushtarake,
Kapetani i Klasit të Parë, Zorica Miliç, që t`i falin fëmijët, sepse do të qenë
një urdhër i dhënë edhe nga Komandati i Milicisë, Zadar Simiç. I këshilloj ata që
t`i merrnin me të mirë dhe të ndahen, sikur i kishte lajmëruar më parë në dy
pjesë, e njëra pjesë duhet që të rrethonte shtëpinë e atij qen-plakut ballist, Cen
Sadiku, në qendër të fshatit, e t`i lenin fëmijët tek plaka e tij, derisa ta
merrnin plakun të lidhur e ta lenin në gjip, derisa tu ipej ndonjë urdhër
tjetër. Dhe, kështu ia bënë edhe ata. Papritë e pa menduar rrethuan shtëpinë e
Cen Sadikut, u futën në shtëpi; e muarën e ndonjë kondak të dhënë me dhunë,
sepse ishte edhe plak e do të vdiste nga goditjet, e nuk kishin kend të mirrnin
në pyetje.
Ndërsa Luljetën e kishin lidhur me dorë prapa dhe e
sollën në dhomë të pritjes, ashtu mund të quhej ajo dhomë, sepse nuk ishte aq e
mirë dhe e madhe, ku qëndronte aparatura udhëqëse, pos Nënkapitenit që pat shkuar
me trupen e tij, në fshat. Ajo, dinte t`i dallojë usharakët, paraushtarakët dhe
milicët, por nuk i dinte mirë gradat e tyre. Fytyrat i kishin të urrejtura. Po
e shikonin të gjithë nën sy, e veçanërisht paramilitarët apo paraushtarakët.
Njëri ishte civil, por i zi, sikur të qe jevgjit. Ai iu
drejtua asaj në shqip:
“Çka
kërkoi këtu ballisti i Bardhaniqit, i poshtri e i mbrapshti ballist, Hasan
Selim Tahiri?! Pse nuk e ke lajmëruar milicinë?!” – dhe
ia dha një flakareshë të madhe, sa qyrrat i stëpikën mënjanë dhe gjaku i rrodhi
nga hundët.
Ajo ishte e sjellur përpara tyre, në gjunjë e me duar të
lidhura pas vetes, nuk ishte mundësi që të fshinte gjakun. Por, e shikoi me
urrejtje civilin dhe të gjithë të tjerët. E shikoj vëngër civilin dhe iu
shprehë me urrejtje:
“Ku
mi keni lënë fëmijët?! A?! Ku mi keni lënë?!...”
Tjetri, pa pritë e pa ndaluar ia dha një flakareshë edhe
më të madhe, në anën tjetër dhe u përkul që t`i thotë ngadalë sqarimin e mëposhtëm:
“Është
çështja e jonë ku i kemi fëmijët!! Nuk u përgjigje në pyetjen time të bërë! A
ka nevojë ty të të pyes edhe njëherë?!...”
“Me
lindë, lindin të gjitha kurvat, por pa e ngrënë këte (dhe
bëri me dorë në shenjë të kurvarit për gjenitalet e mashkullit!), nuk keni mundësi për të pjellë! Fare e
keqe, jeni edhe ju, të gjitha, shiftari, le të shkoni andej kah keni ardhur!
Dreçi u marrtë!!” – iu kërcenua Komandanti i Paraushtarakëve, i gatshëm për
çdo gjë, madje edhe për rrahje i stërvitur, sepse kishte etje të madhe të
lëshohej papritë mbi atë bushtër, që e quante ashtu, nga urrejtja prej Luftës
së Parë Botërore. E kishte okupuar vendin më të zgjedhur gjyshi i vet, në një
kullë të mirë në Rrafshin e gjërë të Dukagjinit, por kah fundi i kësaj Lufte qe
detyruar që ta lëshojë prap vendin e marrur prej “shiftari” dhe të kthehej nga kishte ardhur. E ai ishte rritur prej
këngëve antishqiptare. Për këtë, e kishte ëndërr të pashuar që të shpojë dikend
me singitë serbo-ruso-iraniane.
Ai nuk e kuptonte ate që thoshte me gënjeshtër, sikur ata
paskan ardhur prej Shqipërisë e në Kosovë dhe nuk e merrte me mend se ka
ekzistuar aty Mbretëria e Dardanisë. Kryekomandandi i Milicisë, shoku Simiç,
bëri me dorë nga Kryekomandanti i Paraushtarëve që të mbahej në këto sjellje të
tij, dhe iu drejtua gruas së re, me fjalët e tij të matura:
“Na
kemi informata të vërtetuara për të gjithë juve; për Besnikun tuaj, për
vjehrrin Ramë Shkurti; për Cen Sadikun e të tjerët; për ballistin Hasan Selim
Tahirin e Bardhaniqit, të cilin e ke pranuar në konak, nuk e dimë se çka mund
të bënte një grua vejë, por e marrim me mend se ajo është pa burrë dhe i dimë
çka i duhet kësaj gruaje, krahas ushqimit e pijes, veshjes e mbathjes, etj... Duhet
të përgjigjesh në pyetje të Hetuesit të Milicisë, shoku Mensur Gashiç, që e din
mirë shqipen! Ai është rritur këtu. Duhet që t`i përgjigjesh! A kuptove?!”
Ajo, e shikoj këtë serb, që ishte Komandant i Milicisë, e
nuk i besoj aspak, se tridhjet dredhat i dintë, por edhe paraushtarakun e
njohti me më të keqen që mund të mbledhej në ata serbo-sllav dhe Hetuesin e
Milicisë, që ishte i zi, si jevgjitët e tjerë të Kosovës, që kur e merrnin
njëfarë profili të pushtetit, e në Kosovë ishin të parët që do t`i
bashkangjiten në kohra të liga, por kishte edhe të mirë, të cilët vuanin, por
nuk lëshoheshin në të ligën. Komandantin e APJ-së, nuk e njihte, por ai ishte
serioz dhe i zymtë.
“Ju
jeni pushtet e ndihmoheni prej paraushtarakëve, armatës e milicisë dhe unë jam
grua krenare e Besnik Ramë Shkurtit! Bëni çka të duani me mua! Jam duar lidhur,
e nuk jam burrë, sepse asgjë mos të kisha, një palë duar do t`i ngritja kundër
jush! E të mi ndodhë ndonjë gjë fëmijve të mi nuk e di çka do të kisha bërë! Po
nuk keni arësye që të më sjellni rrotull për atë burracak të Bardhaniqit, sepse
nuk ishte prej Bardhaniqit, e as nuk kishte atje, dhe në fshatrat për rreth
ndonjë <Hasan Selim Tahiri>, dhe aq më pak nuk ia kam hapur derën atij pa
e thirrë në konak Cen Sadikun!... E dija se nuk është i saktë dhe prej
Bardhaniqit. Por, sjelljet i kishte si tuajat! Kur gënjen, nuk i rrinë sytë me
një vend! Qenin tim, Balin, e mbytët ju, me helm! Tash, bëni çka të doni, sepse
unë kam faj që jam e re dhe e bukur; vajzë e edukuar e patriote e Ukë Keqmalit,
të Thanajve, por kam fat të keq se kemi rënë nën okupimin tuaj të vendit! Dhe,
ti, morre burrec serbo-sllav, mbaje në mend, se nuk kem ardhur prej Shqipërie,
por jemi të lindur den-baba-den në tokën tonë!!” –
ia shprehu urrejtjen të gjithëve zëri i saj që po dëgjohej qartë, por
ushtarakët dhe paraudshtarakët ia lëshun me shqelma grushta të gjithë, duke e
sharë, dhe i ranë edhe me kondak pushke disa herë, derisa Zadar Simiçi dhe Zorica
Miliç i ndalën. Ata i kishin prishur të gjitha planet e tyre.
“E
kemi krijuar Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, e edhe në Kosovo
kemi luftuar, me të gjtha mjetet, pa marrë pasysh se një pjesë ishte me Ballin
tuaj Kombëtar! Bijtë e tyre, edhe sot na prishin pak punë. Më fal, po të them
ty, sepse këta të mitë, por jo nën komandën time, u ngutën. Do me thënë se
plani im u prish. Por, nuk ka asgjë të keqe, ndërron forma, por nuk ndërron
ligji. Janë hetusit, milicia dhe gjyqi. Nuk ke mundësi të mira për jetesë,
sepse t`i kishim përmirësuar këto kushte!” –
dhe ua bëri me dorë milicve të tjerë që ta merrnin në duar të vetat e ta
dërgonin me vete.
Asaj gruaje, të rënë përmbys, i nevojitej edhe njëfarë
mjekimi, por kishte kush të merrej me te. Ajo na qe larë në gjak dhe plagët do
t`i lidheshin.
“Zadare,
po e ndërrojmë planin!” – ia qartësoi Kapedani i Klasit të Parë, Zorica Miliç. “Duhet që ta dërgoni te mjeku! Kështu, nuk
bëhet më punë. Me milicinë, e keni planin e tretë. Unë, po ndahem!” – dhe u
ngrit ai dhe urdhëroi Ushtarakët dhe Paraushtarakët. Ende nuk ia kishte arritur
koha e tyre.
Milictë kishin urdhër të merrnin kuçkën e ta shpinin në
gjip të madh e të mbuluar. Në milici e sollën edhe mjekun e tyre. Ajo i kishte
tri bri të thyera. Ia lidhën së bashku me vredat e tjera. Cen Sadikun e kishin
marrë në tjetrën anë poashtu në hetime, e kishin rrahur me shuplaka e grushta,
por më së voni e patën lëshuar. Ai i kishte në shtëpi të veten jetimët e
Luljetës, e cila, deshi apo nuk deshi, ishte në një spital të armatës dhe me
roje që po ndërroheshin. Duart i kishte të lidhura për krevat. Pas spitalit,
mbeti afër tre muaj në paraburgin, pastaj një vit e gjysmë mbeti në burg...
Kësaj çështje i rashë trup, sepse shumë nga qytetarët e
mi u ka rënë të provojnë e të njohin ndjekjen, arrestimin, keqtrajtimin, madje
pa pasur asnjë provë për veprimtari balliste, neoballiste, politike, shqiptare
e patriotike, deri në demostratat paqësore kundër metodave të njohura të
Jugollavisë.
Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me “sllavë”, me “serbë” e
antishqiptarë...
5.
Tani, në këtë rrëfim, që mund të jetë një tregim aq
realist dhe aq modern, duke mos i shikuar konturat e shkrimit, por të
bashkëkohësisë së shkrimit, nuk na tregon çka heqin e përjetojnë Cen Sadiku e
Luljeta Ukë Keqmali, në hetuesi dhe në burg, apo fëmijët e saj të dhimbshëm, pa
babanë e nënën e tyre dhe nën përkujdesjen e Nënës Fatë e Cen Sadikut, apo me
fëmijërinë e shkatërruar prej fillimet e deri në fund të jetës së tyre. Djali i
vogël i saj, Jetoni, pra Jeton Besnik Shkurti, me lot në sy, i dha shpresë
nënës së tij në brugun serbo-sllav, që nuk ishte shpresë, por ngashërimë e
fëmiut, i cili do të rritej si burrë, i mbetur pa dorën e babës së mbytur në
ushtri e pa nënën e mbyllur në bug, nga shëmtia e rrebtë serbo-jugo-sllave, nën
përkujdesjen e mikut të vjetër të tyre, Cen Sadiku. Nuk kishte se si ta ngushëllojë
nënën e vet breda në burg, ku jeta e tij dhe e të tjerëve fëmijë ishte sakatuar
nga dora e fortë antishqiptare. Këtë fat të pafat i të gjithë fëmijve, e kishte
menduar edhe nëna e tij, që ishte sikur një shbëmb i fuqishëm i gruas shqiptare
ndaj të gjitha furtunave e të shumta, me një lule në ballë të shkëmbit njeri.
Luljeta Ukë Keqmali e priti me mjaft ngazëllim të madh
vizitën e djalit të saj, Jetonit, dhe përmendoren e gjallë të gurit të shpatit,
Cen Sadiku. Por, ate e ngulfati menjëherë dhe u shëndrrua në një metaforë të
durimit. Djali i saj ishte rritur prej vuajtjeve, më shumë se duhet, dhe po
shëndrrohej në një burrë të bokërrimes së gjallë. Luljeta Ukë Keqmali ua ktheu
përtej grillave durimin ndaj këtyre furtunave të përdalura; që ta shikojë në
vend të dyve, të babait të mbytur në ushtri dhe nënës së dënuar me burg edhe
motrën e tij, Jeta Besnik Shkurtit, sepse i ka borgje të prindërve me plisa të
bardhë mbi kokë të qëndrojë stoik ndaj stuhive të tjera, që do të vinë. Ajo, së
shpejti, do të dalë njëherë nga grillat. Grillat janë formë e jetës së
përndjekjes, e nuk është vdekje! Nëna e tyre ka qenë krenare, jo vetën nga
babai i këtyre fëmijve, Besnik Ramë Shkurtit, por edhe nga babai i vet, Ukë
Keqmali, që ka qenë një ukë i tmerrshëm i armikut, nëpër malet tona.
Ishte e saktë e vërteta e hidhur se gjysmën e të
burgosurve, të vrarëve, të fëmijve të sakatuar apo jetima, dhe mos t`i
numërojmë edhe të dhunuaret e shumta, midis duarve të ndyta të okupuesve, i
bëri vetë pushteti i dhunës, përmes milicisë, ushtisë e paraushtrisë së
serbo-jugo-sllavisë, për ta mbajtur gjallë edhe shumë vjet këtë vend, që thonin
se “është i tyre”, i cili nuk ishte i
tyre, por e kishin mbushur me kopila te vet. Këtë diametër të dhunës, nuk ka
shifër për ta dhënë, as të zhdukurve e të mbyturve, shekuj me radhë...
Gjysma tjetër e popullit të Kosovës ka qenë i modifikuar
në rezistencë pas dhunës së përditshme të këtyre hijenave. U ngritën pak nga
pak dhe u bënë të gjithë kundërshtarë. Aty i kishin shtëpitë dhe rrënojat e
shtëpive të tyre.
Por, një pjesë e konsideruar e populatës shqiptare apo pjesa
dërmuese e bijve më të mirë, ikën nga dhuna. Ikja nga dhuna është për
frymëmarrje të gjallë, largë nga këto hijena, të cilat vetëm gjakun e ndjekin
për ta gëlltitur. Ajo është më e mirë për t`u forcuar e për t`u mbajtur gjallë nga
bota, pasi ta kenë rizgjuar ndërgjegjen e fjetur të botës. Kur nuk ka tjetër
mundësi, është ikja më e mirë se sa vdekja, si viktimë e pambrojtur e terrorit
të paparë.
Terrori është vdekje, e kundër terrorit ka rezistencë të
mirëfilltë politike edhe jashtë vendit dhe mbrenda vendit. Dikur, do ta merr
vesh edhe bota e gjërë e ajo do të japë përgjigjen e vet.
Ikja nga vendi me zë të ngritur nga padrejtësitë e tilla nuk
është pranim i dhunës mbi gjeneratat. Ai është zë i ngritur e i fuqishëm kundër
terrorit të përsëritur. Luljeta Ukë Keqmali, është lule-jeta e jetës sonë.
Ajo nuk kishte vend ku të tretet, sepse i kishte fëmijët
e dashur të saj, Jetonin dhe Jetën, të cilët do të mbijetojnë. Në të vërtetë, nuk
kishte ku të ikte prej dhunës së pandershme të Jugosllavisë.
Uragani i pafatësisë u kthye në fatësi të luftës
çlirimtare! Jetoni e Jeta u ngritën si rreze drite të lirisë!...
___________________________
*) Po e shpjegojmë
këtë fjalë, përafërsisht çka nënkupton ajo:
-DHUNA është përdorimi i forcës
fizike, i shtrëngimit fizik ose psiqik, i mjeteve e metodave të vrazhda ndaj
dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta
nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt, etj.
-Detyrim a shtypje me anë
të forcës…
(Marrë
nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”,
Tiranë 1980, faqe 411).