| E marte, 18.05.2021, 06:11 PM |
Nexhat Rexha
KTHJELLTËSI
JONI
(Poetit
Agim Mato)
Në
valët e vargjeve
vije
si krahlënduar
me
dritën e fjalëve
përtej
kohëve tona
Lundrimtar
në stuhi
timonier
i skalitur
për
të mundur dhembjen
atje
ku fjala bekoi të nesërmen
Mëngjeset
vinin me Ty
si
te“Pluhuri i artë i përjetësive”
në
kaltërsitë e Sarandës
dhe
në Teatrin e Butrintit
Në
zemër ke peshuar
dhembjen
me lotin e Jonit
në
thelltësi bashkudhëtar i pamposhtur
përjetësisht
kalorës agimesh
Më 12 maj 2021