| E premte, 21.05.2021, 06:32 AM |
PËRPAK MË VRAU RAKIA E RRUSHIT
DHE
PIZIA EROTIKE E HOJDODOLES
NGA
KALOSH ?ELIKU
Sot
me siguri në dorë
më
ka marrë Xhadia
Po. Nuk e di çfarë dite jemi, Sot:
Jave. Muaji. Viti. Apo, shekulli?!
Cili sistem: komunist. Apo, politik?!
Përderisa, rrugëve Shkupit i çmendur
E kërkoj Ditën. Edhe, Natën e Madhe.
Po. Vërtetë, nuk e di. Është, Ditë
Apo, Natë: Me Zogkeqin, mbi ?ati...
Nuk
ke të drejtë “patriot”
partiak
edhe Sot “kuqezi”
Nateditë, kërkon drejtësi. Dhe, Liri
Po, ajo nuk merret në rolin e argatit.
Lypës partiak, vite te “Ura e Gurit”
Partizanë, partiak. Hero “kuqezi”.
Liria, kërkon burra tjerë mejdani
Që, as Ditën. As Natën, si zë gjumi.
Ditën, i ke këmbëkryq: te Katundi.
Nuk ke të drejtë, Sot: ngresh zërin
“Kuqezi”, te Pragu të ka zënë gjumi...
Thesi
i kanapit Sot si Dje
nuk
arnohet me arna
Kalemxhi katundi, Dje. Dhe, Sot
Ende, nuk dolët burra përmejdani:
Përpiqeni shkrimet, arnoni me arna.
Po, e keni kot. Letërsia, egërsohet:
Poezia. Proza. Dhe, librat Ujqër.
Nuk janë, Sot: Thasë kanapi
Nuk, arnohen si Dje, me arna..
Përderisa
shi i madh
bie
mbi Qershi
Përdrisa, shi i madh bie mbi Qershi
Unë, rrokem fytas me Natën:
Zogkeqin. Që, më këndon mbi ?ati.
Edhe, i shkrep vargjet në poezi.
Babai, Zogkeqin e përzente me pushkë
Unë Sot, në vend pushkës: shkrep poezi...
BURRI
TRI GRAVE
Nëjetë,
i pata Tri GraEngjuj
NjëramëprinteparaRrugës:
E,
Dytëtjeratmbaninpërkrahu.
Gjimëdhanë
me Dyshtamaverë:
RingjallënngaZonjaVdekjenëKorçë.
Pasmesnate,
nëPërrua.“Qafë-Thanë”.
Gjimëdhanë:
Dyshtamaverë. Poezi…
Pasmesnate
ika në Prishtinë
dhe
u njoha me Lady Di
Gjatë, Manifestimit Kulturor pas lufte (1999)
I them mikut tim besnik F. C. (Organizatorit):
Sonte, nuk do të flej gjumë në Kaçanik.
Stërgjyshi, ku nëntë sahat u therë me thika
Po, do ikë në Prishtinë. Studime. Jetë, Nate.
Miku, im: F. C. Në rregull, më thotë: Kujdes
E, ke të rezervuar Hotelin, mik në Kaçanik.
I përgjigjem: Sonte, dalë kaçak në Prishtinë
Jetë Nate. Nëntë sahat, të therem me thika!
I hip Gjokut pullali. E shaloj Rrugës Grykës
Kaçanikut, ku Stërgjyshi bëri Luftë me thika.
Ikë, në Prishtinë. Jetë, studentore. Nate:
I përgëzoj, Gratë e mia besnike, në Prishtinë.
E, kaloj NatëMadhen, në Prishtinë. Kryeqytet
Ditën, e Nesërme me Poetin Gani Xhafolli:
Edhe, Dita me Diell më gjen në “Milenium”.
Dy Cuca, herët rrinë në tavolinë. Përkarshi.
Njëra, çohet, dhe i thotë Gani Xhafollit:
Gani mos thuaj,
se: ky është Kalosh ?eliku?!
Po. Përgjigjet, G. Xh: është, Kalosh ?eliku
Mirë, Gani! Qe, sa kohë të lutem! Njohtosh:
Me Kalosh ?elikun!
Librin, “Loja e Syve?!
Erdhi, Dita: po të
njohtoj me Kalosh ?elikun
Është Ujku i maleve. Dhiareve ?elvjollcës.
Që, pasmesnate zbret nga Malet. E, Ditën:
I Hanë, Cucat azgane. Dhe, poezitë erotike...
Zogu
në dorë
Herët, në mëngjes. Shtrat pa lindë Dielli
Në katin e poshtëm. Perdhesë. Shtëpisë:
Pas sulmit në tru, nga Qeni kojshive
E gjeta djalin e vogël pa shenja jete?!
Shpejtë e thirra ndihmën e shpejtë
Dhe, me tezgere e dërguam në spital.
Një muaj nateditë pa kokë në spital
Muaj tjerë meTerapi fizikale në “Kozle”.
Probleme pandemie. Shëndeti. Jete
Koronavirusi, “armik” ende i pabesë.
Pas një muaj doli nga Toksiologjia
Në gjendje të palëvizshme. Sakat.
E mora në shtëpi. Përkujdesje rehatie
Një muaj plot, lyerje me marmaladë:
Qershafë, duke larë përditë. Pelena.
Pasmesnate, sa herë hyja në dhomë
Djali më priste me dorën lartë:
Sonte, babi e kam
rrokur një zog!
Përpak, desh u çmenda. Shpërtheja:
Magar, nuk ke rrokur një zog
Po, e ke rrokur një rrum muti:
Pse, nuk e ke rrokur një pulë?!
E shpëtuam nga vdekja. Zogu në dorë...
Partitë
politike më të rrezikshme
se
Koronavirusi politik
Amani! Nesër, mos thuani për Mua
Se: Iku, nga Koronavirusi. “Armik”.
I padukshëm. Vdekjeprurës. Ushtri
Se: U trembë. Nuk pati vargje lufte.
Sot, të dali në dyluftim me Penë
Aspak, nuk është e vërtetë politike.
Nëse, kam ikur nga kjo botë tinzare
Kam ikur nga Partitë politike. Miqtë.
Më të rrezikshëm, se: Koronavirusi...
Edhe
shpëtova Veten nga Gratë
dhe
Poezitë Erotike
Edhe, shpëtova Veten nga Gratë Besnike:
Poezia, Erotike. Kishin qenë xheloze.
Përpak, desh më vranë te “Parku i Grave”
Thanë: Ti, na ke tredhtuar, o burrë
Me, ato Gratë e tua Besnike. Partinë.
Vështirë, e pata me Gratë besnike
Edhe, me Poezinë. Gruan xheloze...
(Përpak
më vrau Rakia e rrushit
dhe
piziaerotike e Hojdodoles)
Rakia e rrushit. Pizia. Dy shtama verë
Përpak, më vranë në Kohë Pandemie.
Gra Besnike, me të cilat e kaloja Natën
Ditën, te “Parku i Grave”, në Shkup.
Hojdodolja, grua xheloze me pizi
Edhe, pse: Unë, i dhash shpirt. Letërsi.
Shkaku, Grave të mia besnike. Poezi
U ndërsye pas meje si Poet shqiptar.
Edhe, përpak më vranë. Varrosën:
Siç, e thotë Noli Madh: “arratisur
Sakatosur. As, i gjallë. As, i varrosur”.
Përpak më vranë Gratë e mia besnike
Rakia e rrushit. Pizia. Dhe, Hojdodolja...
Herët
në mëngjes
Ditën
marr Grua
Gjithë Natën me Errësirën
Pa drita. Pa raki rrushi. Verë.
Vetëm me Ditën. Errësirë
Nuk më lente rehat Rrugaçja.
Herët, në mëmgjes doli Drita
Rrugaçen do ta marr për Grua!
Shkaku, se: Erdhi në Errësirë
Lindi Dita. Dhe, bënte Dritë:
Xixëllojë Nate, në Errësirë.
Iku me Hënën e plotë. Mal
E, më la me Ëndrrën, Diellin.
Dy shtamat me verë të Mikes Di
Dhe, rakinë e rrushit në Errësirë...
Poezitë
mia mes varreve
Sot
i lexojnë të vdekurit
Poezitë e mia mes varreve
Rrëzë ?uke. Majë Lisave:
Sot, i lexojnë të vdekurit.
Shkaku,se: të gjallët
Nuk dinë shkrim-lexim...
Kalosh
?eliku nuk ikë
nga
Shkupi Historik
Edhe, pas gjithë presioneve politike
Që, të ikë nga Shkupi Historik:
E dogjët, natën banesën në “?air”
“Xhipin” para dritareve mesnate.
Shtëpinë e Gruas, në “Serovë”
Helmimeve. Presioneve ?arshisë.
Kotë e keni dudumë “harami”! Sot:
Kalosh ?eliku, s’është Hojdodolja.
Nuk ikë. Jo, nga Shkupi Historik...
(Nga
Libri me poezi: BURRI TRI GRAVE, që
së
shpejti pritet të dalë në dritë...)