| E marte, 18.05.2021, 06:20 PM |
ZJARR DHE AKULL
NË SHTRAT UJI
NGA KALOSH
?ELIKU
Shkupi Qyteti Historik
me betonin mbi kokë
Shkup, Qytet historik i
betonit
Që, të shkeli Krajli. E,
Mbreti
Pushtuan të huajt me
ushtri.
Dhe, të burgosën me
Qiellzi
E, pak Diell mes
mjegullave.
Shkup, i çliruar me
Kryengritje
Luftë. Dy-tri herë me
radhë.
Dhe, ende gjëndesh në
Qiellzi
Qiell të hapur. Beton
mbi kokë.
Qytet Historik, me kufi
politik
I ndarë me Lumin, ende
Vardar.
Në dy pjesë: Ana “maqedonase”
Dhe, Ana Shqiptare: Pa
kokë.
Shkup, me shumë parti
politike
E, pa gjelbërim.
Shelgje. Flokë...
Poeti Dje e Sot në Luftë
Poeti, përderisa Sot e
ka në Jetë
Një Mike me Dy shtama
verë:
Një Ibrik, plotë me raki
rrushi.
Lapës kryengritës. Një
Libër.
Armë zjarri fuqishme në
botë
Tym për tymi, hyn në
Luftë.
Nga Lufta, kthehet me
Fitore...
Burimi i Shkëmbit
Gurgullon dallgë-dallgë.
Dallgë
E del nga Shkëmbi. Dhe,
Mali.
Zbretë tinëz përronit.
Dëllinjave
Ujë pi sorkadhja.
Lepuri. Dreri.
Ujku. Dhelpra dinake me
bisht
E cila, pas vetes i fshi
gjurmët.
Fushës, zbretë pak ujë
t’u japë
Edhe kafshëve buta
shtëpiake.
Etjen ua shuan Verë e
Dimër
Përqafohet me Lumin.
Detin...
Jeta dhe Dashuria e bukur
në Shtëpi dhe Atdhe
Jeta, është Luftë. Pak
veta e korrin
Fushave. Maleve me lisa.
Egërsira.
Fitore. Dhe, ecin para
me Diellin
Shumica, bien dëshmorë
lufte:
Larg, Shtëpisë. Larg,
Atdheut.
Dihet, në kërkim të një
Jete
Më të pasur. Më të mirë.
Liri.
Jata është Luftë. Edhe,
Vdekje
E bukur në Shtëpi. Dhe, Atdhe...
Vetëm – vetëm
Përderisa, Ti ke plotë
miq. Mike
Edhe, bredhë rrugëve pa
burrë:
Grua. Ose, ke rënë edhe në
burg?!
Unë, ende jam vetëm.
Vetëm:
Një maçorr. Tri maci.
Poezinë.
Përderisa, Ty Sot të
vrau Dashuria
Mua, më nxorri nga varri
Vdekja...
(Qyteti vdekur)
Shkupin e mbaj mend si nxënës
I Shkollës Normale,
plotë jetë.
Gjallëri. Sot, një Qytet
i vdekur:
Pa gjelbërim. Pemë. Dhe,
ajër
Bregun e Vardarit, pa
shelgje.
Not verës, kur dilnim
matanë
Sheshin e madh të
“vëllezërve”.
Shkupin, si qytet i
“përbashkët
E ndanteVardari me kufi
politik.
Mëkot përpiqej Dje, Ura
e Gurit
Lidhë me
“vëllazërim-bashkim”
Qytetin, që e ndau Lumi.
Natyra.
Shpesh, si nxënës,
dilnim matanë
Korzo, pas gjahut “maqedonaseve”.
Me të cilat gëdhinim në klube
nate
Strukeshim, trima te
“Parku grave”.
Herët, niseshim për në
Shkollë
Në klasë hynim me një
fletore.
Përderisa, para
dritareve shkollës
Na prisnin cucat “maqedonase:”
Ne, rrokeshim fytas me
njëshat
Që, na suleshin ditarit
si rriqërat.
Sot, nuk është më ai
Qytet i gjallë
Me korzo. Zhurmë. “Park
i grave”.
“Bit-Pazar”. Rokenroll.
Jetë nate
Cuca,dhe djem me flokë
të gjata.
Po, Qytet i vdekur nga
Pandemia
Parti politike në luftë
për pushtet:
Me masa Qeveritare. Dhe,
maska...
(Parashikim i rrezikut)
Nesër, Ti parashikon
rrezikun
Frikë, mos marrë tjetër
grua.
Gurë e dru mbi mua,
hudhë:
“Unë, nuk jam si kurvat
tua
Xhaditë e Nënës Parti
politike”.
?mendesh, shanë babë e Nanë
Dhe, se: do ma djegësh
“xhipin”.
Mos u tremb! Jo, nuk dua
tjetër
Zonjën Vdekje do marr Grua!...
(Zjarr dhe akull
në shtrat uji)
Gjithë jetën e lume.
Parajsë
Në shtrat kam pasur
shpuzë.
Natën, e cila ndizej me
flakë
Kulshedër, që vu:villte zjarr.
Përpiqej, ta ndezë
dhomën:
Librat. Poezitë. Mua si
Poet.
Mezi arrija disi shuaj
në shtrat
Qetësoj, mes librave.
Poezive.
Përkund në djep, vë në gjumë.
Dimrin e Madh, akull në
shtrat
Ndeza zjarrin flakë, që
ta shkri...
(Pritë thashë Mike
tash jam
Unë)
Mikja Di u çmend një
natë
E kapën xhindet te
pragu.
Edhe, i volli jashtë
zorrët:
“Biserin”, ti ke bë
bordel.
Prit, thashë: Tash, jam
Unë
Egërsisht, e rrëzova në
shtrat.
Ia përzura xhindet, atë
natë.
Ditën e nesërme, herët
n’agim
Shkupin e pushtuam në
gjumë...