| E hene, 17.05.2021, 08:36 PM |
Masakra e ushtrisë serbe
e vitit 1913 në familjet Kalaj dhe Manreca në Nashec të Prizrenit
Nga Nue
Oroshi
Marsi i vitit 1913 për fshatrat e Komunës
së Prizrenit ishte një muaj vdekjeprurës ku forcat kriminale serbe kryen dy
masakra të tmerrëshme në komunën e Prizrenit.Masakra e parë u krye në Kabash ku
u vranë dhe u masakruan 112 shqiptar të Kabashit.Për këtë masakër se bashku me
publicistin Enver Sulaj, në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, kemi botuar
shkrimin e parë në revistën "Qellimi" me titull "Boria
ra të pritet Kabashi" më
pas, pas vitit 1999 kanë shkruar edhe disa studiues të tjerë.Por për
masakrën e Nashecit të vitit 1913 ende nuk është botuar asnjë shkrim.Kjo masakër
ishte kryer nga ushtria serbe ku ishin masakruar 19 burra të dy familjeve
shqiptare.Për familjen Kalaj nga Nasheci e cila humbi 15 djem për një ditë dhe
për familjen Manreca po ashtu nga ky fshat, humbi katër djem në po këtë masakër,
marsi i vitit 1913 ishte një muaj i tmerrëshem.Kjo Masakër është kryer në Kodër
të Nashecit e cila ishte e njohur më herët si Kodra e familjes Kalaj.Kjo ishte
një Masakër e cila i mbështjelli në zi
dy familje por nuk mundi që ti shfaros.Të dy këto familje pas kësaj masakre
mbijetuan me sakrifica të mëdha ku edhe sot e asaj dite pasardhësit e tyre
jetojnë në fshatrat Nashec,Grazhdanik dhe Atmaxhë por të shpërndarë në Evropë
dhe Amerikë.
Sa herë që shkruaj për masakrat serbe
mbi popullin shqiptar dhe para se ti shënoj emrat e të vrarëve e të masakruarve
në mendje me rri gjithmonë vaji i nënave shqiptare kur e kanë marrë lajmin për
vrasjen e burrave dhe djemve të tyre.Më rri në mendje vaji i motrave për vëllezërit
e tyre që i menduan t´ia qojnë përpara dhe t´ia rrisin votrën por ja që
kriminelët serb nuk njohin ligje të luftës kur janë në pyetje shqiptarët por
gjatë tërë historisë kanë masakruar popullin shqiptar në të gjitha mënyrat e
mundëshme.Në marsin e vitit 1913 nga familja Kalaj u maskaruan 15 meshkuj kurse
nga familjes Manreca 4 po i japim emrat e tyre:
Familja Kalaj:
GJOKË Dodë Kalaj
LAZËR Dodë Kalaj
MARK Gjokë Kalaj
GJOKË Mark Kalaj
DEDË Gjokë Kalaj
BIBË Gjokë Kalaj
LLESH Prekë Kalaj
SIMON Llesh Kalaj
NIKË Llesh Kalaj
PJETËR Prek Kalaj
FRROK Pjetër Kalaj
NUE Prekë Kalaj
GJON Nue Kalaj
MARK Nikollë Kalaj
ZEF Tunë Kalaj
Familja Manrecaj:
PREN Manrecaj Spaqi
PJETËR Manrecaj Spaqi
GJON Manrecaj Spaqi
MARK Manrecaj Spaqi
Këto familje edhe më vonë kontribuan
kombëtarisht ku vlenë të veçohet kontributi kombëtar i Luigj Nikolla Kalaj i
cili ishte udhëheqës i Grupit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në rrethin e Prizrenit.Ky grup
pas veprimtarisë atdhetare në mes të 20 majit e deri në 26 maj 1959 u arrestuan. Grupi i Luigj Nikolla
Kalaj qe i takonte LNDSH(Levizjës Nacional Demokratike Shqiptare) pas nëntë muajsh
hetime u denuan siç vijon:Luigj
Nikolla-Kalaj 9 vjet burgë te rëndë,Destan Bajraktari 4.5 vjet,Vehbi Ukimeri 5
vjet,Vahid Kabashi 4 vjet dhe Jashar
Bajraktari 3.5 vjet.
Luigj Nikolla Kalaj pas përfundimit të
burgut për t´iu larguar represioneve komuniste vazhdon jetën në Shkup ku pas
vdekjës e lenë amanet që të varroset në varrezat e familjes Kalaj në Nashec ku
edhe i pushojnë eshtrat këtij atdhetari të Shqiperisë Etnike.
Një qëndresë heroike në këtë familje e
tregon edhe Frrok Kalaj.Frroku gjatë sherbimit në armatë mundohet dhe maltretohet
psiçikisht nga një oficer serb, i cili e kishte në plan që ta vriste Frrokun.Me
siguri do të ketë pasur njohuri ai oficer për atdhetarizmin e familjes Kalaj.Në
një mbremje gjatë rojës Frrokut i vjen në kontroll ai oficer dhe pas tri
ndalesave që i thotë ti bëj ai nuk ndalet dhe Frroku e vret oficerin serb dhe
denohët me disa vite burgim.Pas kryerjes se burgimit shkon në Francë për të
punuar, ku pas pensionimit kthehët për të jetuar serish në Kosovë deri në
vdekje.Nuk duhet harruar edhe faktin se në familjen Kalaj për një kohë të
shkurtër ka gjetur strehim edhe nacionalisti atdhetar dhe luftëtari i Shqiperisë
Etnike Ndue Përlleshi.
Një veprimtar i shquar në këtë familje
ishte edhe i ndjeri Nikë (Boqaj) Kalaj
veprimtar i viteve të nëntëdhjeta ku e dha edhe një kontribut humanitar,politik
e kombëtar edhe pas përfundimit të Luftës së Kosovës 1999. Vdiq në moshë
relativisht të re.Duke mos perjashtuar edhe shumë të tjerë nga kjo familje që
dhanë kontribute të ndryshme kombëtare nëpër periudha historike siç është rasti
i të riut Gjon Zef (Boqaj) Kalaj i cili plagoset rend pas një bastisje që e bën
policia serbe në familjen Kalaj në Grazhdanik.
Pasi që gjaku dhe kujtesa e të rënëve për mbrojtjen
e trojeve shqiptare nuk harrohen do të ishte e udhes që këtyre 19 atdhetarëve
shqiptarë t´iu ngritët një memorial përkujtimor si shenjë respekti dhe kujtimi
për këta burra atdhetar.Një borxh të tillë në dokumentimin e fakteve e kanë
edhe institucionet shkencore e politike në Kosovë, për t´iu treguar pushtuesve
serb se asnjëherë nuk do ta harrojmë gjenocidin e kryer mbi familjet shqiptare
siç ishte rasti me familjen Kalaj dhe
Manreca nga Nasheci,ku Pjetër Manrecaj-Spaqit një muaj pasi që masakrohet i lind djali
Augustini i cili do rritet pa e parë babain e ti kurrë por që do ta ngritë nga
hiri i djegur dhe do ta rrisë e zgjeroj trungun familjar .
Të dyja këto familje Kalaj dhe Manrecaj
pas disa kohësh u përtrinë me djem të rinj dhe si shenjë kujtimi të
posalindurit i pagëzonin me emrat e familjarve të tyre të vrarë në masakrën e
vitit 1913 nga ushtria pushtuse serbe.Mirpo kujtimi nuk duhet t´iu lihet vetëm
familjarve duhet të kemi kujtesë institucionale dhe shteterore për të gjitha
vrasjet dhe masakrat që i ka kryer Serbia në trojet shqiptare prej vitit 1912 e
deri në vitin 1999.