| E diele, 30.11.2008, 11:44 AM |
Qerim Zogaj
Në Festën e Flamurit
Në festë.Ti po vije
Prej uratës së nënave
Prej buzëve te tyre te etrura e
Shrumb.Për fëmijët e humbur,
Dashurinë, token e robëruar.
Edashuruar në dhëmbje
Në festë.Ti po vije
edhe prej këngës së djepit
prej këngës së vekut,e verës
plotë qendisje te vjetruara në
harresë.për lakminë tënde,
bukuria vdes
Në festë. Ti po vije
Prej të gjitha kohrave.Me ëndërra
Nëpër duar e gishtrinjë.Prej të gjitha
Tokave .Diell e lumenjë ne bukën tone.
Sytë flamur e mall
E dashuruar në lirinë e përflakur
Në festë. Ti po vije
Me lotin e humbur në lum
Me floket dhe lojen e erës
Me këngën e zogjve.Për lamtumirën
E fundit.lotët, kujtimet i ruaj
Të akullta, se ato tani janë vetëm te miat.
Qerim Zogaj
Shtepia e fëmirisë
Në shtepinë e madhe të (kohës).Fëmirisë
Ndërtuar me mure guri me gjërsi mbi një metër
Lisa te mëdhenjë të vër, pagdhendur anë e mbanë
Nën ta flenim me dallendyshet
Dhe ushtimen e bjeshkës
Nga oxhaku si shkëmb që rrinte në votër
I rënd zbriste zingjiri, si kujtim i historisë
E ne, venim nje kove, për te ziejrë vezë e gështeja
me përralla i përzinim në prëhrinë e gjyshesë
dhe thoshte edhe pak e zë e zgjatet dita.
Bora qe po binte si lodër femije
Mbulonte cdo gje dhe qati shtepije
Cfarë të bëj me Kujtimet,për dimratë e gjatë
Që vijnë si mjegull shkretetire
Në këtë kohë të zjarrtë
Si mund t’i harroj qepallat e ngrira të prindit
Saherë I kërkponin armët e fshehura askund
Nepër hartën e captuar të shtruar në tryezë
dhe kockat e shpuara nga fjalë dhe erëra
Harresa është tallje
Dhe kallje për së gjalli
Shpjegimi i shpresës i rëndë.Tepër e zezë heshtja
Sa e pafundme vazhdimsia ,e zën peng
në fjalën, që koha e ndjek