Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Shqiptari është një njeri i verbër që ëndërron sikur sheh

| E diele, 16.05.2021, 07:20 PM |


Shqiptari është një njeri i verbër që ëndërron sikur sheh

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

I dashur Zot, bëj të gjithë qytetarët shqiptarë pro-aktivë të ndryshojnë vetveten përpara se të përpiqen të ndryshojnë të tjerët në të gjithë botën!

***

S`është detyra jonë t`i afrohemi njëri-tjetrit, ashtu siç afrohen dielli dhe hëna, toka dhe deti. Qëllimi ynë është të pranojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë të shohim e të nderojmë tek njëri-tjetri veçse qenien e tij: njëri ballafaqim plotëson tjetrin.

Letrat e mia i qëndis në bazë të këndvështrimit tim (pa konflikt interesi), profesionit dhe përvojës, në mënyrë që të kontribuoj pak për kombin dhe vendin e gjyshërve të mi. Pra, dëshira ime është që Shqipëria, Kosova, pjesët e FYROM-it dhe trojet tjera arbërore të trashëgohen deri në amshim nga pasardhësit tanë dhe jo nga ardhacakët.

Ne jemi i vetmi komb dhe vend i Evropës që na kanë copëtuar, prandaj duhet të shikojmë vetëm interesat tona, duke u lidhur edhe më fortë me shpëtimtarin e vetëm, Amerikën.

Shqiptarët nuk mund të kenë (ndërtojnë) vetëdije kombëtare përderisa me dekada (sidomos ata të FYROM-it dhe Kosovës) gjithë kohën shikojnë telenovela turke në TV shqipfolëse me agjenda djallëzore. Dhe,  vajtojnë me lot krokodili si rrjedhojë e dhembjeve të mëdha për “heronjtë” që “humbin dashurinë” ose ata që “vdesin” nga pikëllimi.

Pas një pushimi, seriozisht fillon kuvendimi: se si e qysh duhet të veprojnë arabët palestinez që të kenë sukses shtet-ndërtimi. Imagjinoni, një krijesë e vogël lilipute  si ne, pa e marrë askush seriozisht, do të marrë barrën e ndërtimit të politikës botërore. Mos ndërhyni në politikat e të tjerëve, sidomos jo kur fanatizmi i disa individëve të pandërgjegjshëm bazuar në ndjenjat fetare vetë-shkatërruese, mund të dëmtojnë shumë seriozisht interesat e kombit dhe vendit. Na vjen keq për të gjithë ata që nuk na urrejnë, por publikisht kujdesuni vetëm për punët tuaja kur bëhet fjalë për rastet që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shpëtimtarët e atdheut tonë. Pa ndërhyrjen e SHBA (1999) kundër gjenocidit serb, jo vetëm Kosova por edhe shteti amë dhe trojet tjera nuk do të ekzistonin sot. A jemi të gjithë dakord me këtë apo ka ndonjë kokëmish që luan ruletë ruse me fatin tonë?!

Duke ditur se media amatore shqipfolëse, e korruptuar dhe antikombëtare, ka manipuluar dhe gënjyer njerëzit për dekada, kjo është shumë serioze! Thirrja ime për shqiptarët e ndërgjegjshëm: Bojkotoni gazetat, portalet, TV dhe aktorët e tjerë që gënjejnë dhe fshehin të vërtetën për popullsinë!

***

Ne kemi histori pothuajse identike. Shqiptarët janë të rrethuar nga armiq, ashtu si hebrenjtë janë të rrethuar nga armiq. Ne kemi përjetuar gjenocid, hebrenjtë gjithashtu kanë përjetuar gjenocid.

Udhëheqësit e Izraelit nuk do të lejojnë kurrë që hebrenjtë e botës të qëndrojnë përsëri të pambrojtur. Siguria e vendit është e para, më e rëndësishmja, domosdoshmëri, sepse ka të bëjë me jetën ose vdekjen. Izraeli do të jetë streha e fundit e hebrenjve. Pa marrë parasysh se çfarë duhet të kushtojë kjo.

***

Nacionalizmi shqiptar: Shumë faktorë që kanë kontribuar në lëvizjet nacionaliste të vendeve tjera të Ballkanit në shekullit 19-të, mungonin në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve kishin të njëjtën fe me turqit dhe ishin kryesisht nënshtetas lokalë. Të ndarë ashtu siç ishin midis Islamit, Krishterimit Ortodoks dhe Katolik, ata gjithashtu nuk kishin asnjë institucion bashkues fetar. Gjuha shqipe mund të ishte një lidhje. Por pothuajse nuk kishte shkolla që mësonin shqip (më të përdorurat turqisht ose greqisht) dhe nuk kishte gjuhë të shkruar të standardizuar. Ngritja e nacionalizmit u pengua gjithashtu nga komunikimi i vështirë midis rajoneve. Për më tepër, vendi mbeti i varfër, pjesërisht për shkak të qeverisë gjithnjë e më të korruptuar.

Së pari, shqiptarët vuanin nga mungesa e kujtesës së tyre historike. Përvoja e tyre historike, kombëtare,  nuk është kondensuar, ruajtur dhe përçuar mjaftueshëm nga brezi në brez. Si rezultat, brezat e sotëm përgjithësisht nuk janë në gjendje të njohin rrezikun që po u afrohet gjithnjë e më tepër nga shpërdorimi fesë në dëm të kombit, veçanërisht për faktin se një numër i konsideruar prej tyre, qysh në fëmijëri është indoktrinuar nga prindërit fanatik fetarë - apo klerikët jobesimtar antikombëtar, që kanë shitur prapanicën te të huajt dashakeq. Pra, janë bërë viktimë e ndryshimit të qëndrimeve dhe perceptimeve përmes ndikimit sistematik sidomos përmes institucioneve dhe organizatave fetare-antishqiptare.

Çështja kryesore për shqiptarët gjatë shekullit të kaluar ka qenë ruajtja e identitetit fizik, gjuhësor dhe kulturor. Historia dhe gjenocidi në territoret shqiptare japin një mundësi për të dalluar tiparet konstante jo vetëm të anatomisë së krimit, por edhe të logjikës që lidh ngjarjet e ndara gjeografikisht dhe përkohësisht.

Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të - pasi shteti osman u tërhoq në kufirin e sotëm të Turqisë - u shënua nga migrimi, statusi i pakicës brenda shteteve të krishtera ballkanike të krijuara nga të Mallkuarit e Evropës në territoret tona, diskriminimi i fshehtë ose i hapur, persekutimi, vrasjet, dhunimet, torturat dhe luftërat-gjenocidet. Periudhat e paqes relative ishin vetëm një hyrje e vuajtjeve të reja, madje edhe më të rënda.

Një nga tiparet kryesore të procesit të formimit të shteteve kombëtare ballkanike ishte degradimi i kombit nga kriteret fetare dhe kuptimi i shtetit si një mjet politik në duart e pushtuesve të trojeve tona.

Prandaj, lindja e çdo shteti komb të “krishterë” ballkanik (që faktikisht nuk beson aq në Zot), thënë më mirë - fqinjët pushtues që fenë e shpërdorin vetëm për të përforcuar nazizmin e tyre, të njëjtën e shoqëruan me masakra masive të shqiptarëve “myslimanë”, dhunimin seksual të femrave, dëbime, ndryshime në pamjen dhe emrin e vendbanimeve, kolona refugjatësh që lëvizin në rrugë me baltë ose qafa malore të pakalueshme, ëndrra për t'u kthyer në shtëpi, marrëveshje të pa-përmbushura të kompensimit për pasurinë e konfiskuar ose të braktisur etj. Ky manifestim i mentalitetit nazist terrorist u dokumentua gjithashtu në gjenocidin e fundit (në 1999) të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Për të mos lejuar përsëritjen, ne, të bashkuar, duhet të punojmë në ndërtimin e mbrojtjes. Ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

***

Gjithkush ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes disa kolegë  të mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e fushëbetejës:

Të dashur miq, vitet që ne i kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes, shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit. Kishte gjithçka me përjashtim të urrejtjes.

Ne së bashku mësuam, u edukuam dhe u jemi përmbajtur parimeve-rregullave. Oficerët domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do të gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

https://www.youtube.com/watch?v=GxwFiBiKHss