| E shtune, 15.05.2021, 08:45 PM |
Protesta në mbështetje të HAMAS-it, të njejtët dje u dërguan në ISIS, nesër në HAMAS
Nga Skender Jashari
E pritshme ishte që skena të ngjajshme si në Beograd, të kishte edhe në
Republikë të Kosovës, e të mos kishte në kryeqendrat e tjera të vendeve të
Ballkanit, e që duket sheshazi që janë të porositura nga Serbia.
Është e tmerrshme se çfarë ndodhë në Republikën e Kosovës. Vetëm një ditë
pas Beogradit, të njejtat pamje shihen edhe në Kosovë, e për më shumë edhe me
shumë karakteristika të ngjajshme qoftë të fjalorit, por edhe pjesëmarrsëve.
Tituj nëpër shumicën e medieve vizive dhe të shkruara, që i jepnin edhe më
shumë hapësirë, një grupi të organizuar nga një OJQ e komunitetit romë,
ashkali, egjiptas dhe çerkez dhe hoxhallarë çerkez, të cilët ishin akuzuar edhe
më parë për radikalizim të të rinjëve nëpër të vetëquajtura “xhami”, e të cilat
u mbyllën nga Institucionet relevante të Republikës së Kosovës.
Kam harxhuar më shumë se 20 orë duke lexuar, pyetur, studiuar, analizuar
dhe gjurmuar, më shumë se 5000 adresa private të rrjeteve sociale të personave
të ndryshëm, faqe të ndryshme sidomos në rrjetet sociale, në grupet private në
rrjetet sociale, kryesisht në facebook, instagram, youtube etj. Kryesisht të
kategorive të caktuara të personave nga Lugina e Preshevës, Republika e
Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut etj, prej nga shihen të dhëna shqetësuese.
Terroristët islamik të HAMAS-it, nxitën qëllimisht konfliktin
izraelito-palestinez, në festën e Bajramit, me qëllim për të arritur manipulim
të masës së gjerë të besimtarëve musliman. Prandaj këto ditë, në ambiente
private, duke shfrytëzuar sidomos festimin e festës së Bajramit, janë përdorur
si mënyra propagandimi në mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të
HAMAS-it. Institucionet tona edhe në Republikë të Kosovës heshtën, siç kishin
heshtur edhe në fillim në rastin e ISIS-it. Madje dy shtetet tona heshtin, ndaj
kësaj propaganda terroriste islamike palestineze në mbështetje të HAMAS-it, që
operativ të shërbimeve serbe dhe turke, që keqpërdorin institucionin e imamit
dhe në cilësi të tjera( si bashkëpunëtorë të MUP-it, si mësues, artist e grupe
të tjera) etj, që hapur veprojnë në Luginë të Preshevës dhe në pjesën
Shqipëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Karakteristikat që janë vërejtur tek grupi i organizuar i
protestuesëve që mbështeste propagandën
terroriste islamike palestineze të Hamas-it ishin:
·
Qëllimi i protestës nuk ishte i sinqertë, por ishte
makinacion dhe propagandë e qëllimshme në shërbim të Serbisë dhe jo vërtetë në
mbështetje të viktimave palestineze. Kanë pasur mijëra arsye për të protestuar,
mes tyre edhe: kërkimi i të zhdukurve, mbështetja e Shqipëtarëve të Luginës së
Preshevës dhe Shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut, e shumë të tjera. Por duke
qenë se nuk i përkitnin komunitetit Shqipëtar, nuk gjetën asnjëherë arsye, që
të protestojnë për të drejtat dhe liritë për Shqipëtarët e Luginës së
Preshevës, apo për kauza që lidhen me neve Shqipëtarëve.
Nuk ka ndonjë raport kredibil
ndërkombëtar, që në këtë rast në kundërpërgjegjen ushtarake të Izraelit kundër
terroristëve islamik të HAMAS-it, të ketë tejkalu proporcionin e përdorimit të
forcës apo të ketë shkelur Ligjet Humanitare Ndërkombëtare. Madje ka indikatorë
të qartë, që përgjegjësojnë dhe fajësojnë HAMAS-in, për shkeljen drastike të
Ligjeve Humanitare Ndërkombëtare, si përdorimin e “civilëve palestinez si
mburojë e gjallë”, nxitjen e terrorit shtetëror si formë e akteve terroriste,
shkrepjen nga vendbanimet civile palestineze kundër vendbanimeve civile hebreje
etj. Viktimat civile palestineze janë kryesisht të shkaktuara nga mbajtja peng
e tyre si mburojë e gjallë nga terroristët islamik të HAMAS-it dhe duke qenë se
paraprakisht Ushtria Mbrojtëse Izraelite telefonon çdo familje, në afërsi të
vendit ku synon ta bombardoj, kjo e zvogëlon në minimum mundësinë për viktima
kolaterale civile palestineze.
Mirëpo nga ana tjetër, kemi pa viktima
civile izraelite, të cilat u shkaktuan nga terroristët islamik palestinez
kryesisht ata të HAMAS-it, por që këta protestues të porositur në Kosovë nuk e
kanë pasur porosinë që t’i mbështesin të gjitha viktimat por vetëm viktimat e
caktuara. Prandaj çdo viktimë civile është e barabartë dhe s’do duhej të
dallohej
·
Struktura e protestuesëve ishte tregues më i qartë i
përkatësisë së tyre etnike joshqipëtare, i lidhjeve të tyre ideologjike me
terrorizmin islamik dhe islamin politik dhe veçmas lidhje të fuqishme me
Serbinë dhe njerëzit e lidhur me Serbinë nga rajoni.
Lidhje të theksuara, të shtuara dhe që
përputheshin me Serbinë dhe me protestën e ngjajshme në Beograd. Pastaj lidhjet
e tyre edhe me persona, hoxhallarë vehabi, persona të komuniteteve të tjera dhe
të huaja, nga rajoni e më gjerë.
Mes grupës, shihen disa të rinjë, por
që disa prej tyre kanë familjarë që janë hoxhallarë vehabi, derisa vetë
dërguesit e këtyre të rinjëve, nuk kanë marrë pjesë, kjo vërehet në rastin e dy
të rinjëve nga Peja. Kurse pak vajza të reja kryesisht të mbuluara, të tilla të
minoritetit boshnjak, turk etj, që botërisht dihen si teomercenare.
Pastaj vërehen pjestarë më të shumtë të
komuniteteve, kryesisht rom, bosnjak, ashkali, turq dhe nga fjalori që është
dëgjuar dukeshin edhe serb pasi që ngjajshëm siç mund ta flaës një serb kanë
fol disa persona( e që mund të jenë serb
të Kosovës).
·
Shpikja e gjoja organizimit të protestës nga organizata
fantome dhe të panjohura më parë të grave, është tragjedi në vete. Madje
organizata e tillë, gjoja që lufton për emancipim dhe barazi gjinore e
komuniteteve RAE, organizon protestë të tillë, derisa këto komunitete janë të
margjinalizuara dhe kanë shumë më shumë arsye të tjera që të ngrisin vetëdijën
tek romët, ashkalitë, egjiptianët, çerkezët etj. Një pjesë shumë e madhe e
komunitetit romë, ashkali, egjiptian dhe çerkez sidomos ata nga Fushë Kosova,
Prishtina, Mitrovica dhe Peja, kanë lidhje familjare dhe të tjera kryesisht
Beograd, Kragujev, Nish etj. Keqpërdorimi i OJQ-së së komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe
çerkez, nga hoxhallarët çerkez. Njëri prej organizatorëve, i komunitetit rom
nga Fushë Kosova me inicialet G. Q., kurse organizatori tjetër( më kryesorë por
në hije) një hoxhë vehabi i komunitetit çerkerz H. A., që gjatë konfliktit
civilo-sektar të Sirisë kishte një të vetëquajtur “xhami” në Prishtinë, e cila
u mbyll nga Institucionet kompetente të vendit.
·
Shumica e tyre kanë treguar shenja të qarta për
përcaktimin e tyre politik, që duket se janë partizan të një deputeti, të një
partie politike, i cili është shquar për frymë të islamit politik edhe në
Kuvendin e Republikës së Kosovës.
·
Fryma e qartë e këtyre protestuesëve të porositur nga
Serbia, Turqia dhe islami radikal, dukej në parullat, në deklarimet por edhe në
postimet dhe komentet e tyre që kanë bërë kryesisht në adresat e tyre të
facebook-ut. Mes tyre shprehej që “Liria e jonë është e paplotë pa lirinë e
Palestinës”, duke mohuar Gjakun e
Dëshmorëve tonë, Gjakun e 1500 fëmijëve, të zhdukurve dhe kontributin e Aleatëve
tonë e veçmas i SHBA-së, e që pa “lirinë” e një “republika srpska”( nënkupto
Palestine) në Izrael nuk qenka e plotë. Autori i kësaj thënije, nëse shikohet
dhe analizohet në postimet e tij në adresën e tij të facebook-ut, propagandon
shpesh propaganda të Serbisë, që Luftën dhe Heronjët tonë i ngjyros me petkun
fetar-ashtu siç Serbia na akuzonte për terrorist islamik. Autori dhe së paku
një prej shokëve të tij, të ndikuar nga një hoxhë A. P. dhe nga një i
“talebanizuar” M, P., familjarë i tyre,
tregojnë më së miri sesa edhe në këtë fazë kaq të hershme të propagandës në
mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it, janë të
gatshëm për lirinë e “republikës srpska” të Izraelit( Palestinës). Gatishmërinë
e tillë për terrorizëm islamik, njëri nga këta edhe në facebook-un e tij e
shpreh hapur, duke theksuar që “burrat e ummetit dalin veq prej xhamis, amo jo
veq mu fal, go home gom mesxhid jo jo ashtu, por si ky.”, e që shpërndante
videon nga youtube të “Gaza Imam Brandishes Gun In Sermon: These Weapons Are
Our Only Means To Establish The Islamic State”. Pa hy në detaje të tjera, e që
sheshazi duken lidhjet e tyre të thelluara me radikal islamik dhe hoxhallarë
vehabi nga disa vende të rajonit, me frymën dhe armiqësi antiamerikane që do
ishte dashur Institucionet e Republikës së Kosovës ta kishin trajtuar rastin me
kohë.
Si me rastin e ISIS-it, sërish parashenjat e para janë që e njejta filloi
të përsëritet. Bashkësia Islame e Kosovës, siç kishte reaguar në rastin e
fillimit të konfliktit civilo-sektarist në Siri, duket ngjajshëm për të mos
thënë të njejtin fjalorë e përdorë edhe në rastin e konfliktit
izraelito-palestinez. Gjerësisht nëpër xhami, ambiente private sidomos me
rastin e festës së Bajramit, e më pak në deklarime publike, sidomos në Luginë
të Preshevës, në pjesën Shqipëtare të Maqedonisë së Veriut, por edhe në shumë
raste edhe në Republikë të Kosovës, kanë bërë gjoja predikime fetare, por që në
realitet janë propagandë e pastër në mbështetje të tërthorë të terrorizmit
islamik palestinez të HAMAS-it. Tashmë siç në rastin e ISIS-it, edhe në këtë
rast, kemi pa disa hoxhallarë të caktuar, që kanë qenë prijës të kësaj proteste
në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez
të HAMAS-it. Hoxhallarët e njejtë, kryesisht “çerkez”, boshnjak, të
vetëquatjtur turq a osmanli, që ishin të përfshirë edhe në propagandën më të
hapur në mbështetje të ISIS-it, të njejtën
duket se janë edhe në këtë rast.
Është koha, që tash të ndalohen këto propaganda të tërthorta terroriste
islamike palestineze të HAMAS-it. Sepse çdo ditë e më vonë, pasojat do jenë në
çdo aspekt më të rënda për Republikën e Kosovës, për familjarët dhe vetë
“terroristët potencial”. Duke qenë se janë në shumicën e rasteve të njejtët
persona që edhe në vitet 2012-2016, kanë propaganduar islamin politik, që për
pasojë radhitën Republikën e Kosovës, ndër kontributorët më të mëdhej të
terroristëve islamik të ISIS-it. Nesër të njejtët do e radhisin sërish
Republikën e Kosovës, edhe më lartë, për terrorist islamik për Palestinë,
prandaj dje dërguan në ISIS, nesër dërgojnë në Palestinë. Janë shumë arsye që
do duhej të kishin vigjilencë dhe veprim më të shpejtë që në fazat fillestare
të Institucioneve tona kompetente, sepse mund të jenë shumë më e rëndë situata
sesa që ishte më 2012-2016, në rastin e ISIS-it. Ndër të tjerash arsye, që
situatën e bëjnë edhe më serioze, janë:
·
Përfshirja aktive e Turqisë në konfliktin
Izraelito-palestinez derisa fryma turkofile, në vendin tonë është tejet e
theksuar, si rezultat edhe i trashëguar nga asimilimi i dhunshëm në turq i Shqipëtarëve
nga Jugosllavia, por edhe nga unisimi i asimilimit të Shqipëtarëve nga
Perandoria Osmane pas vitit 1835-1836.
·
Deklarimet e publike dhe me tone krenarie të disa
hoxhallarëve të komunitetit çerkez, apo hoxhallarëve që kanë lidhje gjaku me
boshnjakët dhe disa hoxhallarëve shqipëtar, që paguhen në mënyra të ndryshme
nga Turqia( sidomos përmes shkollimit të fëmijëve të tyre), në mbështetje të
Erdoganit, Turqisë, Palestinës, Al-Aksas etj.
·
Propaganda kundër Izraelit, e propaganduar nga hoxhallarë
të ndikuar nga Serbia( në kohën e Tito-s) në Trojet tona, e veçmas në Luginë të
Preshevës dhe tek Shqipëtarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, datojnë që
pas Luftës së II Botërore. Derisa e njejta propagandë krijonte simpati për
terroristët islamik palestinez, gjegjësisht për viktimat palestineze, si mënyrë
e tërthortë e mbështetjes së hapur të terrorizmit islamik palestinez.
·
Në krahasim me “Tokën e Shamit” ku e përfshinin edhe
Sirinë, të cilën në propagandën e këtyre hoxhallarëve paraqitej si pjesë e “Tokës
së Shenjtë”, në rastin e Palestinës dhe xhamisë Al-Aksa, edhe më shumë e kanë
përdorur në predikimet propaganduese politike edhe në të kaluarën. Që do të
thotë se edhe më shumë do kenë sukses propaganduesit, në dërgimin e
“terroristëve potencial” për në Palestinë.
Tashmë bota perëndimore, është deklaruar qartë dhe hapur në raport me
konfliktin izraelito-palestinez, por jo edhe Institucionet tona. Ne si qytetarë
të Republikës së Kosovës dhe si Shqipëtar, aspirojmë integrimet Euro-atlantike
dhe nuk lejojmë që grupe servile, të paguara dhe të porositura nga qarqet serbe
dhe turke, e veçmas komunitetet rome, ashkalike, egjiptase e çerkeze të flasin
në emër tonë e të ndikojnë në Ardhmërinë tonë. Kombi yn, ka qenë historikisht
me fat të ngjajshëm si populli hebre, që kemi shpëtuar dhe ndihmuar
njëri-tjetrin në kohë të ndryshme. Ishin hebrenjët të parët që botës
perëndimore në vitet 1878-1912 dëshmuan gjenocidin sllav kundër Shqipëtarëve të
Sanxhakut të Nishit e deri në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur sllavët e
paraqisnin si luftë antiosmane dhe të vrarët si ushtar turq. Pastaj ishim
Shqipëtarët që shpëtuam hebrenjët gjatë Luftës së II Botërore. Në Luftën e
Kosovës ishin hebrenjët që dhanë kontribut të veçantë, gjegjësisht lobi
hebre-amerikan. Nga ana tjetër në Palestinë, ansamblet çetnike serbe festonin
me vëllezërit e tyre palestinez, gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj
Shqipëtarëve të Kosovës, ndaj fëmijëve dhe grave të Kosovës, derisa edhe për
Krishtlindjet ortodokse Palestina e ftonte Millosheviqin për ta festu në
Jerusalem. Kurse Izraeli kërcënonte me arrestim të Millosheviqit nëse vizitonte
Jerusalemin, kryeministri Izraelit mirëpriste refugjatët e Kosovës dhe Izraeli
dërgonte ndihma humanitare dhe mjek për refugjatët Shqipëtar në kampet e
refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri. Dhe
si përfundim Izraeli njeh Pavarësinë e Kosovës, kur ka probleme shumë më të
mëdha me shovenizimin arab, sesa Spanja, derisa përfaqësues të vetëquajturës
shtet i Palestinës, deklarohen edhe sot, kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Prandaj:
·
Institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprimet
hetimore në hetimin e rasteve në pajtim me ligjet penale, përfshirë edhe:
parandalimin e propagandës dhe çdo formë të mbështetjes dhe solidarizimit gjoja
me viktimat palestineze, e që në realitet nënkupton mbështetje të HAMAS-it.
Sepse njejtë edhe në rastin e ISIS-it, të tillët solidarizoheshin me viktimat
civile siriane, por që përfundonin si pjestarë të ISIS-it dhe grupeve të tilla.
Të parandalohet dhe kontrollohet çdo lëvizje-udhëtim i qytetarëve të Kosovës
dhe Shqipëtarëve në përgjithësi, për linjat tokësore, ajrore për në vendet e
Lindjes, veçmas Turqi, Palestinë etj.
·
Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet
kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim
privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt
ndaj viktimave palestineze( që nënkupton
mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it).
·
Partitë duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve
të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që kanë marrë pjesë në protesta të
tilla që janë kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar dhe të deklarohen publikisht
në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi
integrimeve Euro-Atlantike.
·
Qeveria do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në
dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të
dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.
Më:15.05.2021
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit.
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.