| E shtune, 15.05.2021, 08:40 PM |
Vish opingat e sheros dhe largohu kokëulur nga posti i Kryetarit të PD!
Nga
Gjeneral
Piro Ahmetaj
Kam
marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të forta mbi qëndrimet e
mija para/pas humbjes turpëruese të radhës të Lulëzim Bashës !
Në
pamund?si tju përgjigjem emër për emër, b/l po ndaj artikullin e fundit, ndërsa
në vijim gjeni 5 mesazhe përmbledhëse:
Së
pari, për demokratët e dëshpëruar por me arsye të shëndoshë: "Zgjedhjet e
25 prillit edhe janë dhuruar, edhe janë shitur edhe janë humbur nga Lulezim
Basha".
Ndërsa
siç dihet, zgjedhjet janë çertifikuar nga faktorët ndërkombëtarë dhe kështu
megjithëse i besdisur nga “Gjonmarkaj në vend të Gjuzit”, është e sigurt që
"Sulltan-Rama" do kalërojë edhe 4 vitet që vijnë !
Arkat
me ankimimet në SPAK për vjedhjet e Ramës, Doshit, Qifes dhe shpërdorimi i
metëjshëm i PD për të justifikuar humbjen, është akt i fundit i
papërgjegjshmërisë cinike të kryetarit
në ikje!
Kujtoni
hetimet për Dushkun 01, Tërmetin 2017, etj që shërbyen si rekomandime për
zgjedhjet pasardhëse por në asnjë rast nuk e ndryshuan rezultatin!!
Histeritë
se: "beteja vazhdon, do vesh opingat dhe ngjesh gjerdanët për të dalë
malit" apo mashtrimet cinike të anal-istëve të punësuar me byrek në
portalet e kunatit, se: "udhëheqësi i lavdishëm dhe kostum
Euroatlantike", por pa këllqe dhe pa asnjë fitore në 8 vjet:
"në mos në Tetor 2021 në Mars 2022", do ta rrëzojë Ramën etj, janë si
pabesi tinëzare të mavro kapitenit të mbytur që kapet pas …, karriges le të themi deri në vdekje!
Duke
parë në sy këtë të vërtetë, çdo ditë e humbur nuk i shërben as karriges së
vulëhumburit dhe as të ardhmes së PD që nëse vijon me: "grusht bashkuar
rreth udhëheqësit të rrethuar nga agjentët e Ramës" dhe kauzat cinike të
Markut të Komisionit i thënçin t? drejtuar/poshtëruar nga një spiun i sigurimit
dhe diskretituar për produktet, PD kërcënon seriozisht të humbasë edhe
zgjedhjet e 2025!
Së
dyti, kështu (fatkëqësisht për karrierën) si ish-këshilltar, e përsëris
thirrjen publike për Lulin, që pas humbjes turpëruese të 25 prillit,
kokëulur para demokratëve të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i
kryetarit të PD, post që siç e dinë edhe muret e selisë së PD i është dhuruar
në 2013 dhe është vetë-emëruar pa asnjë meritë dhe pa asnjë dinjitet në 2017!
Komedia
e “kamikazit pas karrikes" s’do ti shërbejë as PD, as vendit por si lëndë
e parë për librin-2 me misionet e humbura, ashtu si përrallat me meritat e
Lulit për anëtarësimin në NATO, vizat, rrugën e kombit, tunelin e Elbasanit, që
nuk besoj se do i lexojë askush, përveç kompanisë familjare, e vetmja që ka
dalë me bilance të majme nga kjo opozitë 8 vjeçare.
Kështu,
Basha është përgjegjës jo vetëm për humbjen rraskapitëse të zgjedhjeve në 2021,
për humbjen dëshpëruese 2017; për 2 zgjedhjet lokake (2015 & 2019),
për mungesën foshnjarake të përballjes me oponentët dhe kontribuesit, por mbi
të gjitha për keq-katandisjen e PD-2021!
Për
demokratët qëndrestarë, kujtoj vetëm zgjedhjet e 2017, ku Basha shpërdoroi PD
në një qeveri delirantësh pa emër dhe fitoi vetëm 43 deputë sekserë, ndërsa
Lulezimi u zgjua vetëm për të mbajtur me dhëmb por pa integritet karrigen e
Kryetarit.
Së
treti, një mesazh për skuadrën me 12 kryetrimat e deleguar, që pas dopios
së rakisë konfirmonin se do fitonin mbi 84 deputëtë; porositën Kalin e
Kryeministrit për Bashën, ndanë postet për 150 ministra, 500 zëvendësa, 3000
drejtorë/e doganash, policish, etj si dhe çdokush nga të emëruarit e
listës që kanë fituar më pak se 25 % të herësit (ose më pak se 2500 vota) = të
japin dorëheqjen nga mandati deputetit, që u është dhuruar pa asnjë meritë
por në kurriz të demokratëve!
Të
tjerat janë pallavra inferiorësh që do e turpërojnë kuvendin e RSh dhe PD edhe
për 4 vitët që vijnë!
Së
katërti, ndersa PD është themel i pluralizmit, mbetet nevojë ulëritëse dhe
mision fisnik për ta shëruar, transformuar dhe frymëzuar si një projekt
fitues për demokracinë funksionale si gjithë europa.
Nuk
është e lehtë, është një ndërmarrje shumë e vështirë por jo mision i pamundur
për njerëzit e lirë!
Uroj
dhe besoj që demokratët, veçanërisht gjenerata e lindur në liri do ta çlirojnë
kështjellen e pushtuar për 8 vjet nga Basha@co & garda e rambo-seksereve!
Së
pesti, ri-konfirmoj se nuk i jam bashkuar asnjë grupi apo individi që ka si
qëllim, vetëm karrigen e Kryetarit humbës.
Në
të kundërt mbetem ushtar i Atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe
përunjësi për mbrojtjen e interesave Kombëtare dhe vlerave euroatlantike në RSh
si në SHBA dhe në të gjithë Evropën!
Përkushtimisht Juaji,
Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Ekpert i Lartë i Sigurisë Kombëtare & NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut,
Ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare-PD,
Këshilltar Ushtarak i Presidentit,
Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO
Shënim shtesë si referencë:
https://konica.al/2021/05/ish-keshilltari-bashes-neveri-për-garden-e-seksereve-të-pd-që-deri-ne-vdekje-me-kryetarin-humbes/