| E shtune, 15.05.2021, 08:55 PM |
PAK ME PEZËM: PROTESTË QË E FYEN PALESTINËN, KOSOVËN DHE VETË LIRINË E POPUJVE
Nga
Prend Buzhala
Kësaj
radhe nuk e kam me Palestinën, por me pseudo-protestuesit tanë.
Palestina
zyrtare e mohon Kosovën politikisht, sepse politikisht drejtohet nga Beogradi
dhe Rusia.
1.
Nuk
e kam me popullin palestinez, sepse dikur na patën mësuar se si duhet të
solidarizohemi me Palestinën. Atëherë, së paku, ishte një Jaser Arafat që
kishte kudo simapti. Dhe kishte simbol të vetin dy gishta lart, si simbol
fitoreje e paqeje.
Nuk
e kam as me izraelitët, se për ta kam shkruar. Izraeli është fuqi botërore e
dijes dhe vatër e trashëgimisë botërore të shumë vlerave. Kosova e ndien veten
mirë me vendosjen e këtyre marrëdhënieve. Ka edhe autorë të mëdhenj të
letërsisë, ndër ta disa nobelistë. Prej vitit 1966, Izraeli ka nëntë nobelistë
nga fusha të ndryshme, kurse prej vitit 1905, hebrenj që jetojnë nëpër vende të
ndryshme të botës, janë: 29 hebrenj nobelistë në fushën e kimisë, 44 në fushën
e psikologjisë dhe mjekësisë, 45 në fushën e fizikës, 28 në fushën e ekonomisë,
dhe shtatë personalitete hebraike fituan Çmimin Nobel për paqe.
Kurse
janë 15 shkrimtarë hebrenj që jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës dhe që e
kanë fituar Çmimin Nobel.
Pra,
del një shifër prej 168 nobelistësh!
Pata
shkruar: Kosova në Jeruzalem. Edhe Trump mbetet në historinë e Kosovës me
dhuratën e madhe historike: me njohjen e Kosovës nga Izraeli.
2.
Ku
janë filopalestinezët tanë të sotëm për të protestuar dhe luftuar kundër
Serbo-Rusisë për shqiptarët e shtypur të Luginës së Preshevës? Kundër kujt do
t'i ngrejnë armët, po qe se duan të shkojnë të luftojnë në Palestinë? Kundër
Izraelit, SHBA-së, NATO-s? Apo kundër Serbisë e Rusisë në Preshevë?
Jo,
se Rusia ka urdhëruar ndryshe!
Dhe
këtë gjë e urdhëron midis Prishtinës sonë!
Po
përse këto OJQ të shpifura, nuk kanë reaguar në rastet tjera edhe më të rënda?!
Shoqëri
civile!?
Orienti
i pranuaka shoqëritë civile si orgnanizime shoqërore dhe organizime të lirisë?!
Eh, sa i vrari, sa i burgosuri politik a i përndjekuri është nga këto vende dhe
as zëri nuk iu dëgjohet pseudoprotestuesve tanë!
Jo!
Orienti
ata i pushkaton dhe i burgos, siç ka burgosur e përndjekur edhe aktiviste me
Çmimin Nobel, në vend që të mburren me ta e me to!
Këta
nuk i udhëheq zëri i lirisë, por zëri i Rusisë.
Përse
nuk reagojnë ndaj Kinës komuniste që bëri gjenocid ndaj ujgurëve myslimanë, apo
pro palestinezëve shumëfish e mijëra fish të vrarë në Siri nga rusët e
sirianët?!
Jo!
Sepse
OJQ-të e tilla përputhen qind për qind me ideologjinë e ndikimit rus!
3.
Është
e habitshme se si partitë tona politike, kudo që jetojnë shqiptarët, heshtin
kriminalisht, duke u solidarizuar me Hamasin që vret civilë e qytetarë të
atdheut të vet! Dhe, për shkak se aspak nuk janë trima luftëtarët e rremë të
Hamasit, ata i vënë fëmijët e tyre përpara armëve të kundërshatrit, për ta
shpëtuar vetveten: le të vriten sabitë në vend të tyre, sespe ata janë "të
dërguarit"... e dikujt tjetër, por jo të
lirisë.
Zëri
i kthjellët i arsyes reflekton ndryshe dhe proteston ndryshe: liria e Kosovës nuk varet nga ajo
palestineze, se asnjë palestinez nuk erdhi të luftonte këtu kundër Serbisë.
Serbinë "e krishterë" e bombardoi një SHBA e Evropë perpndimore
"e krishterë", sepse koncepti i lirisë është në themelet e
civilizimit perëndimor!
Palestinezët,
nëse duan shtet, sidomos komb e atdhe të vetin, do t'i fitojnë aleatët e botës.
Por nëse duan ideologji ruse e ideologji fetare (për ta shpallur veten si
qendra e misionit botëror religjioz), mbi ato të atdheut të tyre, atëherë ata
janë që e përgjysmojnë dhe e sakatojnë lirinë e vet dhe kombin e vet, duke u
bërë vegël e gjeopolitikave të forcave antihistorike dhe anti-liri.
Kjo
protestë në Prishtinë është fyerje kundër lirisë së Kosovës dhe fyerje kundër
lirisë së Palestinës.
4.
Nëse
duam ta palestinizojmë Kosovën, me këso veprimesh, atëherë edhe mund t'ia
arrijnë qëllimit. Por historia, si mësuese e jetës, na thotë se kurrë nuk u
kthyen në trojet e veta shqiptarët e 714 fshatrave të Toplicës, Vranjës e
Leskovcit më 1876 në luftën ruso-turke. As ata që i shpërnguli Serbia më 1930 a
1956.
Rusia
nuk ëndërron lirinë tënde, por Ruso-Serbinë mbi lirinë tënde: ajo sot mund të
të ofrojë ndonjë dhuratë, si Kalë Troje, por dhuratat e tyre janë si të
danajëve që e vranë dhe e shkatërruan përfundimisht e pabesisht Trojën.
Rusisë
i mungon koncepti për lirinë e demokracinë e popujve, ashtu si i mungon
Serbisë, dhe ashtu si i mungon edhe ndonjë ideologjie fetare në orient (fjalën
LIRI e kanë përjashtuar vetë ata e jo Zoti nga librat e tyre të shenjtë, duke e
ngritur në Kult Besimi fjalën nënshtrim).
Palestinizimi
i Kosovës, si model për anti-liri, jo vetëm që nuk do ta zgjidhë asnjë çështje
shqiptare, por do ta fundosë përfundimisht.
Modelet
janë të gatshme.
Por
është "pak vonë" edhe për Rusinë e pro-ruso-filopalestinezët tanë: në
Shqipëri NATO, ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, bëjnë ushtrime ushtarake:
si të luftosh një agresor!
Pra,
jo si t'ia rrëmbesh lirinë Tjetrit, por si t'ia mbrosh lirinë Tjetrit.
(14 maj 2021)