| E premte, 14.05.2021, 06:33 PM |
Grupet e ekstremit islamik në Kosovë dhe Shqipëri cënojnë Jerusalemin 3000 vjeçar të hebrenjve!
Shkruan Luan
Asllan Dibrani
Për
shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, pa dyshim, në këto momente, kur Izraeli është nën sulmet e raketave nga Gaza, qartazi mbi popullsi të dendura, në
drejtim të Izraelit, drejt civilëve, janë të papranueshme. Kjo është diçka
kritik nga e gjithë bota duke e sajuar si te viktimizuar Palestinën gjë qe
nuk përkon me realitetin !
Koha nuk përllogarit në favorin e Palestinës
derisa organizata terroriste si Hamas, Hesbollah, Al Qaeda, operojnë
me aksione terroriste si nga Irani, Palestina,Siria etj te përkëdhelur nga diktator Erdogani i Turqisë
qe bëjnë thirrje për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut!?...
Sigurisht qe është e
dhimbshme krejt çka po ndodh ne dy
vendet , mirëpo me e dënuar dhunën e
Izraelit, e mos me gjykuar askund organizatat terroriste siç janë Hamasi dhe Hesbollahu etj
.
Ne prizmin politik sot
Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur ndërsa Palestina e njeh si
province serbe!
Kjo tregon shumë pa pjekuri
ne faktorin shqiptar qe
grupet islamike të organizuar nga caqe te caktuara islamike nga vendet e Lindjes përpiqen te
jeni zëri i shqiptarëve, gjë qe edhe Shqipëria edhe Kosova duhet dënuar këto
tentativa dhe me i demaskuar si te
rrezikshëm dhe te dëmshme për vendet tona...
Pra me logjike, duhet te jemi
pro Izraelit. Por kur feja islame ju del mbi kombin atëherë dashuroni
palestinezët dhe përkëdhelni por jo ne emrin e shqiptareve ,po ne cilesine e njerëzve primitiv dhe dorë e zgjatur e interesave të huaja! …
Prej më shumë se 3000 vitesh Jerusalemi është
konsideruar si kryeqytet i Izraelit
Prej më shumë se 3000 vitesh
Jerusalemi është konsideruar si kryeqytet i Izraelit, që në kohën e Mbretit
David dhe Mbretit Solomon. Izraeli zyrtarisht të gjithë personat dhe organet
qeveritare i ka vendosur dhe gjenden në Jerusalem. Si parlamenti, qeveria,
presidenti dhe kryeministri të gjithë gjenden në Jerusalem,prandaj pse te hezitojmë
ne shqiptarët t’i nëpërkëmbim interesat tona dy paleshe strategjike ,po edhe me një miqësi historike me një te kaluar te njëjtë te pushtuar vendet tona nga popujt grabitqar
si serbët po ashtu edhe palestinezët. Është një gjë pozitive qe sot Kosova edhe
SHBA, Guatemala, e disa shtete
tjera i kane vendos ambasadat e veta në
Jerusalem ne kryeqytetin e Izraelit. Ne prizmin politik sot Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur
ndërsa Palestina e njeh si province serbe!prandaj s’kemi çka hezitojmë popullin izraelit duhet radhitur nder popujt ma miqësor për
shqiptar me qe me rastin e njohjes nga
Izdraeli, Kosova do të jetë në një pozicion
te adresuar drejt bashkimit me kombet
e lira .
Në Prishtinë nga grupe
islamike me orientim dhe ndikim nga grupet terroriste te Lindjes se afërt turko arabe sot pritet të
mbahet marsh për solidarizim me popullin palestinez!?.
Gjatë ditës së
premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh, për siç thuhet
solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem.
Në njoftimin që është
bërë në Facebook, bëhet e ditur se marshi do të mbahet në sheshin “Zahir
Pajaziti”, duke filluar prej orës 12.
Aktivitetin të cilin
po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për
qëllimin solidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar
me spastrim etnik nga shteti i Izraelit .Ja çka thuhet me një urrejtje kudër
popullit mik izdraelit duke u përpjekur
qe te mbrohen ne vendin e tyre me shekuj
qe u pushtuan dhe u masakruan nga palestinezet.
Edhe dje besimtarë myslimanë kanë
falur Fitër Barjamin në “Sheshin Skënderbej” në qendër të Tiranës. Por, ajo që
ra në sy ishte një besimtare e cila në duar mbante flamurin e Palestinës, duke
solidarizuar me vendin ku ditët e fundit kanë humbur jetën shumë palestinezë
pas sulmeve nga izraelitët.
Kosova duhet t’i dënojë sulmet në Gaza po edhe grupet islamike shqiptare
si mashë dhe vegël e huaj te ndikuara
nga grupet terroriste!?
Hamasi është vetëm një organizatë terroriste
që lanson mijëra raketa mbi Izraelin dhe ne anën tjetër paraqitet si e
viktimizuar nga reagimi i forcave izraelite në mbrojte te vendit te tyre
mijëvjeçar...
Iu përkujtoj se në vitin 2011, ambasadori palestinez në
Serbi, Muhammad Nabhan, theksoi se Kosova u përket serbëve dhe Izraeli i përket
palestinezëve. Ai gjithashtu tha se arabët gjithmonë e kanë mbështetur Serbinë
dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen, gjë qe po vërtetohet edhe me
mos njohjen e Republikës se Kosovës
nga shtetet arabe !.
Miqësia serbo-arabe
ekziston për më shumë se një shekull. Arabët gjithashtu e konfirmuan këtë gjatë
krimeve serbe të luftës në Kosovë. Gjatë viteve 1998-1999!
Te theksojmë se gjatë Festave Ortodokse në dimrin e vitit
1999, diktatori serb dhe krimineli i luftës, Slobodan Millosheviç, u ftua nga
autoritetet palestineze për të kaluar pushimet në Betlehem (Bregun Perëndimor
të Palestinës). Megjithëse Millosheviç ishte ndaluar të largohej nga vendi.
Palestinezët donin të shprehnin lidhjen e tyre me Serbinë dhe Millosheviçin.
Sidoqoftë, kjo vizitë
u parandalua nga Izraeli. Autoritetet në Izrael parashikuan që Millosheviçi do
të arrestohej menjëherë dhe do të ekstradohej në gjykatën e krimeve të luftës,
nëse ai do të përpiqej të ishte në Betlehem. Kur përfundoi lufta në Kosovë,
Millosheviç u ekstradua në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë. Pra ky rast
dhe mijëra tjerë dëshmojnë se popullin
dhe shtetin izraelit e kemi mik
dhe aleat te përbashkët për interesat tona kombëtare, ndërsa
Palestinezet duhet radhitur ne rangun
e popujve antishqiptare me veprimet e tyre kundër Kosovës...
Prandaj
edhe udhëheqësit shtetërore te Kosovës do te duhej te dënonin publikisht sulmet
terroriste te Hamësit mbi Izraelin. Këtë nuk po e bëjnë ende për t’u rreshtuar
ne mbrojtje te një shteti mik.