| E premte, 14.05.2021, 05:57 PM |
Për herë të parë, në Prishtinë dhe në Beograd është marshuar për qëllim të njëjtë. Në disa prej pankartave shkruhej se; Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet. Gjatë ditës, në Prishtinë është mbajtur një marsh pro Palestinës dhe palestinezëve, e nxitur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe konfliktit të përshkallëzuar izraelito-palestinez.
“Liria
jonë është e paplotë, pa lirinë e Palestinës” dhe “Liri Palestinës” ishin disa
prej pankartave të cilat u prezantuan nga disa aktivistë, e aty u pa edhe – së
paku – një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq, dy ditë më parë, siç kanë
raportuar mediat serbe, disa palestinezë dhe aktivistë serbë kanë organizuar
marsh në kryeqytetin e Serbisë. Në pankartat e tyre, ashtu sic e do qëndrimi i
Palestinës kundër Kosovës, është mohuar shteti kosovar. “Poshtë okupimi, Kosova
është Serbi dhe Palestina është shtet”, -thuhet në një nga pankartat e zbuluara
nëpër rrugët e Beogradit.
Nga
e hëna e kësaj jave, konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve është ndezur, si
asnjëherë viteve të fundit. Kujtojmë se mbi 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe
shtatë të tjerë në Izrael që nga fillimi i javës.
https://www.tpz.al/