| E shtune, 08.05.2021, 04:27 PM |
Libri Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”
Nga
Xhafer LECI
-
Hamit Haxhija (05.01.1955 - 11.07.1990), oficer i vrarë-helmuar në ushtrinë e
ish Jugosllavisë, si edhe shumë oficerë e ushtarë tjerë shqiptarë të pafajshëm,
të vrarë e mbytur në forma të ndyshme, me procese të montuara!
Është
një libër shumë orgjinal, i shkruar me fakte dëshmi të pamohueshme, duke e
mbështetur me dokumente, nga lindja e Hamitit, shkollimi e deri në vrasjen e
Tij.
Pamje
nga ceremonia madhështore e varrimit dhe, promovimi i lapidarit!
-
Autor: Arif Haxhija, vëlla i Hamitit, botuar në Gjakovë, 2020-, 285 faqe.
Ai
shkruan shkurt, edhe për historikun, traditën atdhetare, qendresën e familjes
dhe fshatit të tij, Botush e Gjakovës, gjatë shekujve në luftëra kundër
pushtuesve serbo-sllavë, osmanësve...
-Në
fillimvitet 1970-ta, Hamiti kishte regjistruar gjimnazin ushtarak në Beograd,
me shumë shokë shqiptarë, ku ka vazhduar dhe mbarur edhe akademinë ushtarake,
deri në arritjen e gradës së kapitenit të klasit të parë.
-
Hamiti ka qenë oficër në garnizonin e Nishit.
Ai,
si i ri kishte mësuar-frymëzuar nga filozofitë e odave shqiptare, për të
kaluarën e vuajtjeve të mëdha të popullit shqiptar nga pushtues të shumtë. Si
shumë atdhetarë të tjerë, edhe Hamiti kishte ndjerë dhimbje, për masakrat,
vrasjet, dëbimet e dhunshme, duke bërë pastrim etnik, vuajtjet e papërshkruara
të shqiptarëve të Sanxhakut, të Nishit eToplicës, 1878-1881. Pak nga ata kanë
pasur fatin të mbijetojnë!
-
Fillimi i vëzhgimit, ndjekjes së Hamitit, për zhdukjen e tij fizike kishte
filluar, me rastin e burgosjes politike te dy vëllazërve të Hamitit, Arifit dhe
Haxhisë në vitet 1980-ta dhe, më vonë me denocimin publik, të Lubisha
Vishnjevac, i cili kishte vrarë, Fadil Tallën, në vitin 1998, para shtëpisë së
tij dhe, kishte plagosur dy ushtarë shqiptarë, që te tre të rinj.
-
Oficerët serbo-malazez, kanë dashur që oficerët dhe ushtarët shqiptarë, të
denojnë demonstratat e vitit 1981. Hamiti këtë nuk e kishte bërë atëherë, e as më 1989, kundër
demonstratave për mbrojtjen e mos ndryshimit të Kushtetutës së vitit 1974,
grevës së minatorëve të “ Trepçës”...
-
Helmimi i 8 mijë fëmijëve shqiptarë, në mars të vitit 1990, nëpër shkolla të
shqiptarëve, në krejt Kosovën, ku pati edhe viktima, ishte krim kriminal i
qeverisë shoviniste serbe.
-
Helmimi u shtri edhe tek individë atdhetarë shqiptarë, cilët ishin bërë halë në
sytë e sigurimsave të Serbosllavisë.
-
Në lidhje me helmimin e Hamitit, kishte shkruar një servil, sherbëtor i
pushtuesit serb, me iniciale M.M., tek “Rilindja”, e enjte 02.08.1990.
I
njëjti kishte shkruar, gënjyer edhe për vdekjen dhe varrimin e ushtarit Xhevdet
Aruçi. Tani, sigurisht me porosi, kishte shkruar edhe rreth vrasjes së
kapitenit Hamit Haxhija, cili mundohet ta paraqes vdekjen e Hamitit, nga
sëmundja me diagnozë “Leocemi”!
Gënjeshtra
e këtij shpifësi, sherbëtor i UDB-së, demantohet me dëshmi të pamohueshme në
bazë të fakteve, dokumenteve, ku prej fillimit në Nish dhe Beograd ( VMA) diagnoza ka qenë helmim i rëndë, vetëm
pas vdekjes i është caktuar (fletë lëshimi) "Leokemi"
Në
spitalin e Nishit ka qendrur nga data 18-22 qershor 1990.
Ndërsa
në Spitalin e Akademisë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd, qendron në repartet
e helmimit, nga data 22.06.deri më 03.07.1990, duke përjetuar dhimbje të mëdha
nga temperatura e lartë.
-
Disa oficer të ushtrisë Jugosllave, nga Garnizoni i Gjakovës kishin ardhur me
një tog ushtarak, cili duhej ti bënte formalitet sipas rregullave ushtarake ,me
kundërshtim e familjes dhe masës së madhe janë detyruar të largohen.
-Autori
përmend edhe vrasjet e rreth 40 ushtarëve shqiptarë, në forma të ndryshme në
APJ.
Ai
përmend edhe emra oficerësh, miq, shokë e vendas të Hamitit, si oficererët
Islam Sadiki, zëvendës Ministrin e Mbrojtjes, Agim Mehmeti, ligjërus në
Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe disa vende tjera si në Namibi, Irak,
Libi,…me lëndën Taktika.
-
Në vitin 1987 nga Gjykata Ushtarake në Sarajevë, Agim Mehmeti dënohet me 3 vjet
9 muaj burg, bashkë me të edhe grupi i shumë oficerë tjerë shqiptarë.
-Shumë
falëmnderit që ma dhurove këtë libër me shumë vlerë, miku im Arif, të cilin
dhimbshëm e lexova.
Autori
është mërgimtar-veprimtar i hershëm dhe ish i burgosur politik, ka botuar tri
vepra:
1.-Dritat
e gjerdanit të lirisë kombëtare (Monografi), 2013
2.-Botusha
gjatë shekujve (Monografi), 2019
3.-
Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”, 2020
Lavdi
dhe nderim të përjetshëm !
Wendlingen, 08.05.2021