| E merkure, 05.05.2021, 09:33 PM |
Hyjnesha (perëndesha) pellazge e shëndetit dhe pastërtisë
Shkruan:
Fahri XHARRA
Po
, si u bë që Hygiea përendesha pellazge ., të ishte herë greke e herë romake ?
Studimet pellazgjike e kanë vlerën e saj se e bëjnë botën të mendojë ndryshe
për ne , shqiptarët. Kulti i Hygeias si perëndeshë e pavarur u përhapë pas
vitëve430-427 pr Kr. kurse në Romë pas vitit 293 pr. Kr, Të parët tanë ku
mbetën? U harruan apo u përvetësuan nga ardhacakët?
Hygeia
ishte Perëndeshë e shëndetit të mirë, e pastërtisë shëndetësore. Ishte e bija
dhe përcjellësja e Zotit të mjekësisë, Asklepios-it (Asclepius-it), si dhe
shoqe e Afërditës. Motrat e saj ishin Panakeia (Panacea) ( shërimit të plotë)
dhe Iasos (barërave mjekuese, ilaçeve). Emri i saj gjatë kohës romake ishte
Salus, e cila në shtatoret e gdhendura paraqitej një grua me një gjarpër të
gjatë në duar dhe krahë.
Po
mirë, nëse Hygeia ishte sipas mitologjisë greke, e Salus, sipas asaj, romake?
Po nga e morën grekët këtë emër?
Z.
Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23 shkruan”: “Të vetmet
përfundime të sigurta që mund të nxjerrë kush, nga të dhëna gjuhësore të këtij
tipi (emrave vendorë) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se
të vinin Grekët. Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi
një trung jogrek”.
“Athinasit
dhe të huajt që banonin në Athinë, me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga
një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Jonikën dhe filluan të shkruajnë
Atikën” (Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302 (nga
Altin Kocaçi).
Pra
Hygeia ishte Hyjneshë e pastërtisë dhe e shëndetit të mirë. A ka shpjegim me
gjuhën e sotme shqipe?
“Kur
themi e pastërtisë, kemi të bëjmë me dritën e Yllit (diellit -zot-zeus), ashtu
edhe shëndeti ka lidhe me të, sal/utem, në latinisht; he/al-th- në anglisht,
dhe IS i Gien- në greqisht = shëndet. (shpjegim nga Mili Butka)
Por
të shtojmë edhe këtë “Pausanias, Description of Greece 1. 23. 5 (trans. Jones)
(Greek travelogue C2nd A.D.): “Në Akropolis (Acropolis), Athens janë figurat e
perëndive; ajo e Hygeia-s (shëndetit), legjenda e së cilës thotë që ishte e
bija e Asklepios (Asclepius) dhe e Athenes, Athena, gjithashtu e quajtur
Hygeia”.
Edhe
një përshkrim i Pausanias: Pausanias, Description of Greece 9. 26. 8:
“[At
Thespia, Boiotia there is an] image of Tykhe (Tyche), and in another place that
of Hygeia”.
Ju
kujtohen turqit, grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se
hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip? “Burri i parë që ka lindur në botë ka
qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij
që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu
ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga
të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu
ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm”. Pausanias (110
prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)