| E diele, 02.05.2021, 09:21 PM |
MREKULLIA E MBIJETESËS SË NJË KOMBI
Pj.2
(Nga Atllantido-Pellazgët - tek
Shqipetaro Arbërit e sotëm)
Nuk mund të dyshohet që Shqipetarët të jenë
pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellazgëve (…) Nuk ekziston asnjë popull tjetër
në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund të ndjekë historinë e racës së
vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta deri në ditët
tona sikurse populli shqipetar. Lajos Thallóczy (1857 –1916)
Nga Fatbardha Demi
Teza e origjinës dhe vijushmërisë atlantido-pellazge e
Kombit Arbër është vërtetuar nga studiues shqipetarë dhe të huaj. Kundërshtimi
që vihet re për çdo botim lidhur me «tezën pellazge», pa
sjell fakte shkencore, i ngjan egërsisë së një qeni, që i
bindet vetëm padronit të tij. Sipas
ligjeve universale, Shkenca i bindët vetem se VËRTETËS , ku (në
rastin tonë) duhen marrë parasysh një varg faktorësh që lidhen me historinë e
shqipetarëve si : ruajtja e gjuhës,
organizimi i familjes, fisit, bashkësisë , të ligjeve, zotërimi i artit
ushtarak, ndërtimor dhe urbanistik, e sidomos e traditës besimtare në gjirin e
së cilës u lindën të gjitha dijet e qytetrimeve të para.
PADITURIA që
sundon në historiografinë (akademike) të shekullit 21 mbi Lashtësinë, Mesjetën dhe Rilindjen e
Kombit Shqipetaro-Arbër, ka qenë shkaku
kryesor i përfundimeve antishkencore
dhe përbuzëse mbi popullin tonë. Po sjell mendimin e oficerit topograf anglez William Martin Leake, i cili në
shkrimin « Udhëtimet në Albaninë e
Jugut » (Travels in Southern Albania,
1804) , duke folur për
«dialektet e varfëra» dhe « barbare » të shqipetarëve, i përshkruan si një
popull « i parregullt, injorant dhe i paqytetëruar, por që ushqen një ndjenjë
të fortë dashurie për malet e veta (... ) Veriu, i cili zotëron fusha
pjellore të pasura me kuaj , prodhon një popull që ndërthur egërsinë e
shqipetarëve me budallallëkun (kokë trashësinë-shën im) e bullgarëve ».
Nuk duhet akuzuar vetëm padituria, por edhe veprimtaria e
qëllimshme politike e shteteve fqinje. « Neologos »
gazeta e përditshme e Stambollit (15.05.1878) shkruan « Raca barbare e
shqipetarëve, raca që s’ka asnjë rëndësi, është mbeturinë e ndonjë populli, që
gjeti strehë në malet e Epirit gjatë permbytjeve që suallën emigracionet në kohët
e fundit ». Për ta ngritur në
nivel «shkencor » fallcifikimin, universiteti
i Beogradit (v.1923) filloi të botonte Buletinin « Arhiv za arbanaske starine ,jezik i
etnologiu » (revistë për lashtësinë shqipetare, gjuhën dhe
etnologjinë) që kishte si qëllim të përhapte « historinë » serbe të Shqipërisë.
Ndikimi i përfundimeve antishkencore të studiuesve të
huaj lidhur me Kombin Arbër , ndihet në shkrimet dhe pohimet e disa autorëve shqipetarë.
Sipas akademikut Xhevat Lloshi : Nuk
ka gjuhë që të mbetet po ajo mbas dymijë vjetësh (…) emri Hana nuk vjen nga
folja « ha » (…) hiqeni mendjen nga këto gjera se ka një kulturë shqipetare të
pastër (…) Merite e Skënderbeut është që,
kontriboi në formimin e etnosit
shqipetar... etj. (Top Show ,Shqipja, Alfa
dhe Omega ,YouTube, 3 Nentor 2020) Si përfundim, sipas mendimit akademik të
përfaqësuar nga Xh.Lloshi, si ndërgjegje etnike dhe me « gjak shqipetar » jemi
krijuar në Mesjetë dhe është antishkencore të flitet për vazhdimësi dhe
origjinë pellazgjike.
Duke patur parasysh se në Enciklopedinë botërore
Wikipedia, shkruhet se
dokumentet bizantine të shekullit të VI-të pohojnë qenjen e etnisë sllave/
skllave (???????) del , se etnia shqipetare
u formua shumë më vonë, vetëm në shk.XV-të. Do të
dëshiroja t’i tërhiqja vëmendjen e gjuhëtarit me emër të Akademise së shtetit
Shqipetar, mbi një fakt të fushës së tij –
gjuhësisë – për të kuptuar mangësitë, në
metodë dhe njohuritë historike, nga
të cilat vuan sot kjo shkencë dhe botimet akademike.
Dihet se arritja
më e madhe e filozofisë, zhvillimit administrativ dhe qytetërimit të shoqërisë
njerëzore është vendosja e DEMOKRACISË
, fjalë dhe ide, e huazuar nga Lashtësia. Gjurmimi i origjinës gjuhësore
të kësaj fjale, do të zbulojë popullin
që e ka përdorur dhe nëse ka mbijetuar deri më sot.
Për Robert A. Dahl , Professor
Emeritus i Shkencës Politike, fjala « demokraci » ka kuptiminin e qeverisjes nga populli dhe e ka zanafillën
nga greqishtja « d?mokrati?
», që vjen nga
fjalët «d?mos » (popull) dhe « kratos » (rregull) e
përdorur në mesin e shekullit të V-të p.e.r. veçanërisht në Athinë për të
emërtuar sistemin politik të kohës . Autori me të drejtë pohon se, kjo fjalë
është problematike për tu sqaruar nga ana gjuhësore.
Po të marrim fjalët në greqisht (popull, rregull,
ligj),fjala Demokraci duhej të shkruhej ???????? + ???????
(Anthropoi kanónas). Gjatë
kërkimit të kuptimit gjuhësor të fjalës « dêmos
» zbulohet rrënja e lashtë «dem, demos» (?????), që
përcaktonte në shk.6,5 p.e.r. ndarjen e hapësirës tokësore sipas lagjeve në
qytetin e Atikës dhe Athinës, model i përqafuar nga qytetet e tjera deri në
kohët moderne. Pra nga ana gjuhësore shpreh vetëm NDARJEN. Historianët modern
e trajtuan si emërtim edhe për « popull ».
Rrënja e fjalës «ndaj » është « da », që e
gjejmë tek poema e shkrimtarit dhe priftit françeskan, Gjergj
Fishta (1871-1940) e shkruar ndaj aktit të masakrimit të trevave
shqipetare (nga 114.728 km² -
në 28.748 km²), në Kongresin
e Berlinit (1878) : «Uh
Europë, ti kurva e motit/ Qi i rae mohit besës Zotit/ Po a kta, a sheji i
Gjytetniis(pse kjo është shenjë e qytetrimit? - shën im)/ Me daa (nda) tokën e Shqypniis/ Për me
majtë (majmur) klysht e Rusis? ». Të dhënat e gjeollogut francez
Ami Bue (Ami Boué, La Turquie
d'Europe ; observations sur la géographie, la géologie, l'histoire
naturelle, etc. (Paris, 1840) ,
shpjegojnë edhe arsyen që e detyroi njeriun e Zotit të «prish fjalorin» e tij.
Vetem 40 vjet përpara vendimeve të Fuqive europiane : «
Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19-të ka patur më pak se 900 mijë
banorë, kurse Shqiperia, etnikisht e pastër,
kishte 1 milionë e 600 mijë banorë dhe përfshinte një hapësirë me rreth 180
mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër Shqipetarë se sa
Grekë dhe së paku, dy herë më shumë se sa Serbë ».
Pikërisht, në
gjuhën e këtij populli të përbuzur dhe grabitur, gjen
kuptimin gjuhësor fjala greke (d?mokrati?).
Rrënja e emrit në gr.d?mos vjen nga gjuha shqipe. dam / i ndam (a/e janë të barazvlefshme në lashtësi, siç e
tregon gërma Æ e alfabetit latin, kopt i Egjiptit
të lashtë dhe ai cirilik, apo emri Adam –Adem) + kanónas
(rregull,ligj) shq.kanun (ka/ energjia krijuese e Zotit në
besimin pellazg + nun, e cila sipas Fjalorëve të sotëm
shpreh njeriun e Zotit , ndërsa në mitet
egjiptiane – krijimin. Fjala DEMOKRACI në botëkuptimin e lashtë dmth «
rregull në drejtimin e qytetit sipas ligjive të vendosura nga Zotit » (e
ndau mendjen/ e vendosi).
Fjalën « dam » të lidhur me Zotin, e gjejmë si emër
qyteti në Dardanin e lashtë -Damast (Dam
/ i ndam + ast / është) me kuptimin « qytet i krijuar
nga Zoti » dhe në besimin indian, «Bindi Dam» si një nga emrat e
Krijuesit (Bindi /emri i Zotit + dam/ ndan=Zoti
krijon), që janë dy folje të gjuhës shqipe :
«bindu » dhe « ndaj » (krijoj).
Hasan Ceka shkruan se Dardanët « në burimet më të lashta
por edhe ato të vonat historike, (...)
shquheshin për një organizim të fuqishëm ushtarak e shtetëror, si dhe
për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj mbretërive fqinjë ilirë (viti 230) e
maqedonë ».
Modeli i formimit të qyteteve të para pellazge u huazua
nga përvoja administrative e lagjeve, në fshatrat e bashkësive fisnore. Ato
përfshinin banorët e një fisi dhe emërtoheshin sipas emrit të tij, gjurmet e të
cilave janë ruajtur edhe sot në trevat shqipetare. «Çdo
fis ishte një shtet në miniature , i cili kishte ligjet e veta, gjyqet e veta,
botën e tij kulturore, kufijtë politikë, aleatetët e tij dhe ushtrinë e
përbashkët » (Veis Seiko,Mbi elementet e perbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe
dhe sërbokroate )
Përsa më sipër ,
vërtetohet se ideatoret
e filozofise se shprehur me fjalen Demokraci, ka qenë popullsia shqip–folëse, që ndikoi në
zhvillimin e drejtimit administrativ dhe politik gjatë shekujve të Kombit
Arbër, e trasheguar në ligjet e Kanunit
të shqipetarëve të sotëm. Ky
fakt vërteton :
Se shqipetaro-arbërit modern janë popullsia e mbijetuar e
Atllantido–Pellazgëve
që e krijuan këtë fjalë dhe ideologji.
Fallcifikimin e origjinës «greke » të
Atikës, Athinës, qyteteve të tjera të famshme dhe të kolonive të Mesdheut të
lashtë, me qëllimin e fshehjes së pasardhësve historik dhe
vijueshmërinë e pandërprerë të farës së tyre.
Mbasi e kryem « detyrën »(e përgënjeshtrimit
të tezave përbuzëse dhe antihistorike, në fillim të shkrimit, të rrënjosura tek
njerezit nëpërmjet shkollimit), që gazetari Marco Travaglio (La scomparsa dei fatti) e quan një
veprim të domosdoshëm , do të vijojmë me ...
Deshminë
e gjakut
Kanuni nuk e pasqyron në ligjet që trajtojnë martesën,
megjithëse MOSTRAZIMI I GJAKUT me të
huajin, zinte vendin kryesues në
jetën e shqipetarëve . Për
ketë ligj « të pashkruar »ka dëshmi të shumta të autorëve shqipetarë dhe të
huaj, por roli i tij nuk përmendet në studimet albanologjike. Shqipëtarët gjykohen
duke i krahasuar me zhvillimet historike të popujve fqinjë apo europianë.
Fakti, që në ligjet mbi martesën në Kanun nuk
parashikohej ndëshkimi në raste të shkeljes së zakonit (mostrazimit të gjakut
me të huajt), tregon se në botkuptimin e shqipetarëve ishte një veprim i
padiskutueshëm dhe i mbrojtur me forcën, të krahasueshme me atë të fanatizmit
kristian. Këtë traditë ja pohojnë vetë
shqipetarët amerikanes Rose Lane (Majat
e Shales) gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri, lidhur me prindërit e Aleksandrit të Madh : «
Shqipetarët martohen me shqipetarët. Filipi II u martua me një grua prej
popullit të vet, siç ka qenë gjithëmonë
zakoni. Po të ishte grek, asnjë i parë i shqipetarëve nuk do t’i jepte
bijën për grua ».
Është i çuditshëm fakti që historianët nuk e kanë vlerësuar
ketë « ligj » për rëndesinë e tij në mbijetesën mijëravjeçare të gjuhës dhe si
Komb, duke patur parasysh se ai është përmendur nga studiues të shumtë. Hahni
në « Studimet shqipetare » të vitit 1855 shkruan : « Të dy
racat (shqipetare dhe greke- shën im) jetuan aty ku sot banojnë, për shekuj të
tërë të ndarë preraz nga njera-tjetra (...) nuk bëheshin martesa të përziera.
« Arvanitasit, si
të krishterë ashtu dhe mysylmanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve
të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e
farës »pohon historiani Aristidh Kola , Deri edhe në shekullin
e 20-të ,sidomos mysylmanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt
pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të
të dy besimeve ».
Sipas botkuptimit të
shqipetarëve, mostrazimi i gjakut siguronte besnikërinë ndaj familjes
dhe vendit të tyre, mbronte
përdorimin e gjuhës, traditave, përkatsinë etnike dhe natyrshëm edhe pronën tokësore.
Historia e popujve të tjerë europianë, si rrjedhojë e
ngjarjeve të njohura (të cilat nuk janë objekt i studimit), solli një panoramë
tjetër e paraqitur nga studiuesit antropolo- gë të shekullit 19-të: « Ndërsa
në cilindo nga shtetet e tjera të kontinentit tonë gjejmë më shumë se një racë,
me tipare fiziollogjike e psiqike të ndryshme, në Shqipëri kemi vetëm racën ilirike ose dinarike të
çmuar edhe prej racistëve ortodoksë, si
një prej racave më të larta, më të gjalla e me shpirt të pajisur me cilësi të
zgjedhura».
Duke filluar nga pushtimet e para
prej fiseve aziatike, e deri në periudhën e formimit të shteteve moderne në
Europë, pati trazime të vazhdueshme etnike të popullsive. Të
gjendur para këtyre popullsive
«laramane», midis shteteve filloi një garë « e fabrikimit
kolektiv të identiteteve të shteteve, (i
cili) nuk ishte një kallëp i vetëm por, sipas shprehjes provokuese të
sociologut Orvar Lofgren, një komplot i tipit « do it yourself » (beje
vetë). Patrick
J. Geary (Il mito delle Nazioni) detyrohet
të pohojë : «
lidhja e popujve të sotëm, edhe
me periudhën mesjetare është një MIT». Në historinë e Kombit
Arbër ka dëshmi të shumta të zbatimit të « ligjit » (të mostrazimit të gjakut) edhe
për largësi të mëdha kohore dhe gjeografike,si psh. tek
fisevet e racës europiane Kalashe dhe
Hundezake, që jetojnë rreth vargmalit Hindukush (Afganistan), Pamir
(Taxhiki -stan) dhe të Karakorumit
(Pakistan).
Vajza nga Hundëza,
Pakistan (fig.1)me model të njejtë flokësh me malësoren e ditëve tona nga
Dukagjini, Shqipëri, (fig.2). (foto F.Demi, Aeroporti «Nënë
Tereza»,Rinas,2019); Një grua e fisit
Kalash. Pakistan, (fig.3), me
mbulesën e kokës të njejtë me të fotos së studios Marubi. Shkodër shk.20-të.
(fig.4) Studiuesi arvanit Aristidh Kola pohon
se, vendndodhja burimore e kalashëve është tek lumi i lashtë thesprotas
‘Thiamis’, prej nga rrjedh edhe vetë emri i Çamërisë ‘Tsiam’ domethënë Çam.
(fig.5).Hektori me tirqe
-Altkorinth. Vasenb... (nach Mon. d. Inst.1855, T.20). Roscher, 1884 f.65.
Orhan Rexhepi, Dardano-Trojan, Preshevë. Pjesa e sipërme e tirqeve tek veshja e
traditës së shqipetarëve edhe sot (fig.6), e njejtë me të trojanit. Pjesa e pasme e monedhës së
periudhës romake, Zeusi-rrufe (fig.7) e njejtë me simbolin e rrufesë (fig.8) tek veshja e
sotme e traditës arbëreshe. Pianna degli Albanesi, Siçili.
Ngjashmëria e habitëshme etnokulturore e Arbërve , të
cilët i ndan një periudhe mijëravjeçare me fotot krahasuese,
dëshmon se në vijushmërinë e tij ka ndikuar edhe ruajtja e traditës. Nikoll
Keta , (Nicolo Chetta, Tesoro di
Notizie su de´ Macedoni ,1777) pohon se « Romakët
dhe popujt e perëndimit i ndrojnë zakonet,
(ndërsa) shqipetarët i ruajnë me përkushtim traditat e atdheut të tyre të
lashtë (duke theksuar) ... është
një e drejtë e njeriut ti ruaj zakonet e veta ». Këtë fakt historik e pohonte
edhe albonologu Johann G. von Hahn, (1811 -1869) : «
Zakonet rrojnë jo vetëm me shekuj, por edhe me mijëra vjet, bile kemi (edhe
sot) zakone të vjetra, të cilave nuk ua dimë kuptimin ».
Ne dokumentarin e Skan TV(Ligjet e pazakonta te viteve 30),
shikojmë projekt-ligjin e
Parlamentit të mbretërisë së Ahmet Zogut, ku
parashikohej se « burrat që martohen me gra të huaja nuk pranohen të
marrin pjesë në administratë », që
pasqyron përdorimin e këtij «ligji» në praktikën administrative. Lind pyetja : Po
vete mbreti Zog ... ? Në Europën e mbarsur me
konflikte, të gatshme për tu kthyer në luftra pushtuese dhe
traditës historike të martesave për aleanca politike dhe ushtarake, mbreti Zog
synoi të siguronte mbijetesën e shtetit të tij, me
një martesë «europiane ».
Jakov Malaj (Raca
shqipetare) e studioi shkencërisht tezën e «pastërtisë etnike », duke
theksuar rëndësinë e zakonit « të mostrazimit të gjakut », të
ritrajtuar më vonë edhe nga Aristidh Kola
në librin « Arvanitasit...
». Në një kohë, kur historia europiane, ballkanike dhe disa
akademikë albanologë, flasin për përzierjet etnike të shqipetarëve ndër shekuj
me serbët,
bullarët, grekët , pa harruar edhe fiset aziatike të parahistorisë,
Aristidh Kola ju risjell ndërmend pikërisht këtë « ligj»: « martesat
e përziera që përmenden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar,
se gjithnjë bëheshin mes shqipetarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë) dhe jo me etni
të huaj (... )Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe mysylmanë janë nga
popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur
pastërtinë dhe kompaktësinë e farës ».
Për studiuesit europian ishte e pakuptueshme kjo pastërti
e « gjakut » tek popullsia arbërore, duke patur parasysh historine e popujve të
tyre, e trajtuar nga historiani dhe gjuhëtari Joseph E. Renan në një
Konferencë të mbajtur në Universitetin e Sorbonës (1882) : «Anglia,
Franca, Ita -lia, janë ato me gjak më të trazuar». Shkenca
historike e pranon tezën e «trazimit të popujve europian » e shprehur edhe nga
filozofi italian Julius Evola në librin e tij «Mito del Sangue » (Miti
i gjakut) se :« asnjë
popull europian nuk është i pastër nga pikpamja e racës».
Problematika e tezave mbi «racat» europiane qëndron tek
mjegulla që mbulon origjinën e tyre. «Historia e sllavëve të
lashte e zbuluar nga objektet arkeologjike është një fushë hipotezash,
zakonisht të paqendrueshme në kohë, që në
vazhdimësi ngjallin dyshime» pohon ?. ?. ????????? (? ??????? ????????????? ??????????,1970). Ndërsa
Edith Durhamit (Majat e Shalës) duke
folur për ngjarjet e ndodhura në fillim të shekullit të 20-të pohon se «janë shpenzuar shuma të mëdha të hollash
« vetëm e vetëm për t’i bërë bullgarë. Po këto shuma do të nevoiteshin, për t’i bere ata, me po
aq lehtësi edhe serbë. Piksëpari ata nuk kishin « atdhe ».
Por,
problemi themelor mbi tezën ETNIKE të
Lashtësisë europiane, është krijimi
artificial i « racave të reja »
që emërtohen «grekët e lashtë», të
panjohur për Homerin si banorë të Gadishullit pellazgjik (ballkanik). Ky
emër i përdorur nga senatorët politikanë romakë , u
përjetsua në dokumente nga shkruesit dhe u « vulos » prej historianëve
europianë të shekujve 18-19, me
një formulë të shpikur (Hellene=Grek). Në veprat e autorëve
të lashtësisë, për studimet shkollore të kohëve moderne, emri
« hellen » zëvëndësoi atë « grek ». Sipas Fjalorit të Bruzen de la Martiniere (Le Grand dictionnaire géographique et
critique, 1739) , ishin « latinët, që
emrin Grek e kanë përdorur si sinonim të emrit Hellen ».
Fjalori gjeografik i vendeve të huaja në gjuhën ruse pohon se « emri Greqi ka
origjinë latine dhe nuk përdoret në gjuhën greke,
etimollogjia e të cilit mbetet e papërcaktuar nga ana gjuhësore ». (??????? ?????????????? ???????? ?????????? ?????, 1986, ?.
97.) Robert
de Anzhely (Enigma), që ka
jetuar në shk.19-të në Helladë, në
jug të Gadishullit ballkanik, pohon
se emri « grek» u përdor vetëm pas pavarsisë (1821) dhe « me
përjashtim të shqipfolësve ose të ardhurve nga shqipfolësit, të
gjithë (banorët) janë të racave të ndryshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me
helenët e lashtë ». Tezë e mbështetur edhe nga Dr.Arif
Mati, (Mikenët =
Pellazgët) « Helenet e vertete nuk jane quajtur
kurre greke ».
Për fiset që shkruesit i quanin« hellene,», sipas
Strabonit (Strab.8.3. ), banonin
rreth Dodonës në Epirin Thesprot.
(Thesprotian Ephyri).
Dihet nga Historia, se
fiset thesprote të Iperisë (Epirit) janë fise shipetare.
Edhe kur flitet për Grekofonët ,
shkruan Jakov Malaj (Raca shqipetare), që
përbëjnë numrin më të madh të aloglotëve (që flasin gjuhë tjetër); 20 mijë
sipas Teki Selenices (T.Selenica, Shqiperia
më 1927, Tiranë, 1928 f.CV) dhe 35
mijë, sipas autorësh të huaj (Almagia, Op.Cit, f.175) « origjina
e tyre nuk dihet. Po ka shumë të ngjarë që një pjesë të përbëhet prej
shqipetarësh të greqizuar dhe pjesa tjetër –sidomos Vurgu i Delvinës- prej
grekësh të ftuar nga pronarë shqipetarë për të punuar çifliqet (...) Përsa i
takon racës, nuk kanë ndonjë ndryshim nga vendësit që i rrethojnë, megjithëse krushqitë i bejnë, zakonisht në
mes të tyre ».
Ndikimi i historianëve të huaj lidhur me « tezën etnike
», çfaqet kur përballemi me qëndrime antishkencore të disa akademikëve që
mohojnë vijushmërinë arbërore gjatë periudhave historike, brenda dhe jashtë
trevave të tyre. Kështu, përsëri akademiku Xhevat Loshit
shprehet : « Marrim Fjalorin
enciklopedik shqipetar dhe aty është i përfshirë për herë të parë Karl Gega
(...) aty është shkruar ‘Karl Ritter
von Gega’ , po çfarë na thotë emri ‘Ritter’? (... ) pastaj nënën e kishte nga
Istria dmth sllave (...) mbasi u nënshtrua
Venetiku nga turqit një pjesë e shqipetarëve të Istrias kanë shkuar në Venedik
(... ) tani nga shk. 15-të deri në shekullin e 20-të , si mund ta vërtetoj
dikush që kanë qenë shqipetarë, duke
patur parasysh 5 shekujt ? »
Për ironi të fatit, në Enciklopedine e medias botërore– Wikipedia, në gjuhën gjermane, angleze, spanjolle, italiane, bile dhe atë kineze e arabe (por mungon në gjuhën shqipe) shkruhet se « Karl Rihter von Gega , ka lindur në Venecia nga prindër shqipetarë », duke shtuar edhe sqarimin se, emri Rihter është një titull në Austri që jepet për shërbime të shquara ndaj vendit. Ky pohim është bazuar tek historiani Robert Elsie (A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. p. 166. ) dhe Kartografija i geoinformacije.
Padituria që çfaqet jo rrallëherë lidhur me origjinën e
shqipetarëve, gjuhën, botëkuptimin,
traditat e tyre etj. në institucionet albanologjike,
Akademike dhe Universitare , dëmton jo vetëm formimin e brezit të ri, por
sidomos ARKIVIN e Kombit Arbër, duke shtrembëruar të vërtetat historike të
pasqyruara edhe në dokumentet e huaja.
Në një botim të vitit 1930 (La Distribuzione dei gruppi sanguigni in alcune Colonie Albanesi della Sicilia) i Pr. Ferdinando Nicolettit i Universitetit të Palermos, autori duke përdorur metodën krahasuese të grupëzimeve të gjakut dhe treguesve bio-kimik në zbulimin e shkallës së përzjerjes së arbëreshëve të katundeve Piana degli Albanesi, Contessa Entellina dhe S.Cristina Gela, arriti në përfundimin se: « themeluesit e këtyre katundeve u kujdesuan të mbeten të paprekur (...) gjaku i abëreshëve është ruajtur i pastër prej depërtimeve vendese ose të huaja » ,në dallim nga « italianët e tjerë për shkak të kryqëzmeve të shumta që ata kanë patur me grekë, arabë, e popuj të tjerë afrikane. (...) Ka një ndryshim etniko-antropologjik të qartë, ndërmjet kolonive shqipetare dhe popullit siçilian.» (Nicoletti, Op.Cit. f8)
Ligji «i mostrazimit të gjakut », përfshin në gjirin e tij edhe ligjin «e lidhjes me gjakun tënd »
Ky ligj, ka
qenë një faktor i rëndësishëm i mbijetesës së shqipetarëve, gjithashtu i pa
shprehur në Kanun (përveç zakonit të vëllamërisë),
megjithëse zbatohej në familje, në
drejtimin administrativ, veprimet luftarake dhe i
dokumentuar në shkrimet historike: «
Njihet prej të gjithëve një tjetër cilësi karakteristike e pellazgëve, ajo e
dashurisë për prindërit. Kur kjo cilësi nisi të çthurret në Athinën klasike, ky
popull u përpoq ta rinovonte atë, duke shpallur ligje speciale që u quajtën
Ligje Pelazgjike ose « Pellazgjiket». Ky ligj e kishte burimin
në ndërgjegjësimin mbi rolin që luante «lidhja me gjakun», një
nga shprehjet e së cilës ka qenë edhe «përkatsia etnike», e
venë në dukje nga të huajt në shk.19-të.
« Fakt është që për
popullsinë pellazge ishte karakteristike ndarja në fise të ndryshme, të cilët
njiheshin me emrat e tyre të veçantë, por
që ishin të ndergjegjshëm për përkatsine e tyre të përbashkët gjuhësore dhe
etnike » (Hesselmeyer 1890). Këtë
botkuptim të lashtë të përkatësisë e gjejmë të shprehur në poemën e Pashko
Vasës (O moj Shqypni e mjera Shqypni !)
«Të gjithë si vllazën n’nji bese shterngoni/ E mos shikoni kisha e
zhamia /Feja e shqyptarit asht shqyptaria!»
Ky fakt historiko-besimtar është përfshirë tek fjala KOMB.
Padituria
në shkencën e Historisë së Pellazgo-Arbërve,
çfaqet në pohimet (si ato të Xh. Lloshit) se
ndërgjegjia kombëtare e shqipëtaro-arbërve i përket periudhës mesjetare, e
përdorur nga Rilindasit «për qëllime politike të kohës ». Faik Konica ka lënë
shumë shënime lidhur me karakterin e shqipetarëve, ndër të cilat edhe për
«lidhjen me gjakun» (sot emërtohet përkatësia kombëtare): « Ndjenja kombëtare
bie fort në sy në karakterin e tyre. Nëse ndonjë prej tyre largohet nga vendi
dhe duke rrugëtuar merr vesh se një bashkatdhetar i tij banon në një fshat
pranë të cilit mund të kalojë, ndonëse nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar
ndonjëherë për të, ai ndërron rrugë dhe shkon për ta takuar ».
Të flasësh për një popull, sidomos atë autokton shqipetar, nuk mund të bazohesh vetëm tek dokumentet arkivore historike apo autorët e lashtësisë, sepse shumë studime, si shqipetare dhe të huaja, nuk kanë mundur të botohen nga autorët e tyre, nuk janë përfillur në botimet akademike të kohës moderne apo nuk kanë gjetur përkrahje në mjedisin e politizuar të shkencës historike europiane. Si pasojë, gradualisht po zhduket « TESORO di notizie » (një PASURI njoftimesh) siç e quante Arkivin historik të Kombit tonë studiuesi arbëresh Nikoll Ketta . Duke folur rreth zakoneve të Arbërve ai vë në dukje edhe këtë traditë, «shqipetarët kudo vinin njerëzit e fisit të tyre (dmth jo të huaj ) për të drejtuar ». Deri në vitin 1831, pohon Pashko Vasa (1825 - 1892), Shqipëria qeverisej nga krerë kombetare. Çdo qytet, që kishte njëfarë rëndësije, kishte pashanë e tij ose beun e vet, që pushtetin e tyre e trashëgonin nga të parët e tyre. Porta e Lartë e respektonte këtë zakon dhe vetëm sa jepte pëlqimin e saj formal.
Tradita
e « lidhjes me gjakun », që nënkupton
mbështetjen tek familjarët, fisi apo bashkë-kombësi
yt, zbatohej si brenda edhe
jashtë trevave arbërore.
Duke folur për Arbanasit e Bullgarisë (popullsi shqipetare) përkthyesi Elvi Sidheri shkruan, se «një ferman i sulltanit Mahmud II-të në korrik 1810, dëshmon se Qeverisja e brendshme dhe çështjet administrative të fshatarëve vendas janë krejtësisht të pavarura. Të huajve, pavarësisht rangut të tyre, u ndalohet hyrja në trojet e këtyre fshatrave dhe të gjitha grindjet zgjidheshin sipas të drejtave, dokeve, fesë dhe privilegjeve të popullsisë raja vendase , të miratuara edhe nga disa sulltanë të tjerë, që ngjajnë me trajtimin që kishin edhe zona të ndryshme në Jugun e Shqipërisë, si krahina e Himarës në fillim të shekullit të 18-të ».
Historiani arbëresh Paolo Petta shpjegon se kjo traditë, përbënte në vetvete një
garanci besnikerie. Brenda vetë stradioteve krijoheshin dinasti të vogla me prestigj,
çdonjera nga të cilat mund të mbështetej në një rrjet besnikësh, të
trashëguara në fiset e katundet shqipetare (...) Qëndrushmëria
e lidhjeve farefisnore shfaqet në disa ngjarje tipike, si nxitja nga ana e
shqipetarëve mysliman, e kryengritjes së Moresë në vitin 1482, e cila udhëhiqej
nga stradiotë shqipetarë farefis i tyre, dhe shfaqet gjithashtu në solidaritetin e grupit, që i habiste aq shumë
venedikasit, të mësuar me zakonet e ushtrive europiane ».
Zbatimi i «lidhjes me gjakun» (bashkëpunimi
me njeriun e etnisë tënde) qe arritja më e suksesshme e filozofisë atllantido-pellazge,e
pasqyruar në veprat e Homerit, të
historianëve të lashtësisë dhe e
dokumentuar edhe në objektet arkeologjike.
Historiografia europiane, botërore dhe Albanologjia, duke injoruar periudhën Atllantido-Pellazge dhe fallcifikuar në tekstet studimore dhe akademike periudhën e Lashtësisë, duke mohuar rolin e Kombit Arbër në vendet e Euro-Afro-Azisë, e ka çvlerësuar veten si shkencë, e rrjedhimisht i la fushë të lirë pseudo-historisë politike në shërbim të shtetit. Në këtë drejtim Rilindasit , me shkrimet në gazeta dhe botimet e tyre , kanë dhënë një ndihmesë të paçmueshme për historinë e shqipetarëve. Ismail Qemali pohon: « Me gjith pushtimet e shumta e të vazhdueshme nga ana e romakëve, Bizantit, të normanëve, bullgarëve, serbëve, italianëve dhe të turqve, ata sot paraqesin shfaqjen e rrallë e interesante të kombësisë, të ruajtur pastër e të painfektuar gjatë shekujve »
Si përfundim : Tre
«themelet» kryesore të qytetrimit të lashtësisë ( Gjuha,
Ligji/Kanuni dhe Gjaku ), ishin
vepër e banorëve të parë Euro-Afro-Aziatik për të siguruar MBIJETESËN . Historia e ruajtur tek fiset
(e lidhura me Zotin),që shkenca e Historisë i njeh me
emrin « Kombi Atllantido –Pellazgo – Shqipetar »,e
dëshmoi si modelin më të përsosur të trashëgimisë etnike,
krahasuar me «fatin» e fiseve të shumta të së njejtës gjini me ta, që u
përhapën në çdo cep të Botës.
E vërteta historike e këtij Kombi nuk varroset dot , sikurse nuk u varros dot Sfinksi i Atllantido-Pellazgëve nga rëra e Saharasë.
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)
14.02.2021
FUND