| E enjte, 29.04.2021, 09:43 PM |
Intervistoi E.B., Nju Jork
Themelueset
e kompanisë “Filmat me Ngjyra” Greta dhe Vilma Zenelaj tregojnë për projektin e
shumëpritur për Nënë Terezën – “Gonxhe”.
Çfarë ju frymëzojë
për të shkruar për Nënë Terezën?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Duke qenë nga Shqipëria, ne
gjithmonë kemi dashur të shkruajmë për të pasi ajo ishte gjithashtu shqiptare,
por nuk menduam të shkruajmë për Nënë Terezën kaq shpejt. Ishte gjithmonë në te
ardhmen, ne thonim "oh po duhet të bëjmë një film për Nënë Terezën dhe
punën e saj në Kalkuta". Ne nuk e dinim se çfarë saktësisht.
Vitin e kaluar, 2020, kishim më shumë
kohë të lirë. Vilma kishte filluar të shkruante romanin e saj të parë dhe pas
dy muajsh ajo donte të bënte një pushim. Ne biseduam dhe menduam se çfarë të
punojmë më tej, dhe Nënë Tereza na erdhi në mendje. Ne menduam për punën e saj
në Kalkuta dhe pamë disa filma të bërë për të. Ata ishin pothuajse të gjithë të
njëjtë vetëm të filmuar në periudha të ndryshme te jetës së saj.
Ne donim të sillnim një histori të re
të Nënë Terezës dhe gjëja me të cilën mund të lidheshim më shumë ishte
trashëgimia dhe kultura jonë shqiptare. Ne kishim mendim se Nënë Tereza duhet
të ketë patur një ndikim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të saj të fëmijërisë
për ta frymëzuar atë që të bëhej një shërbëtore dhe një murgeshë. Dhe, pasi
kërkuam dhe lexuam për të ne zbuluam se ajo vinte nga një familje shumë e
dashur, fetare dhe bamirëse që influenconte komunitetin dhe qytetin e tyre.
Cili është publiku
që do ta shikojë këtë film?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Ne besojmë se audienca për këtë film
është çdokush që ka një kuriozitet ose interes për Nënë Terezën, i cili është i
shumtë. Shumica e njerëzve me besim te Zoti do ta shohin këtë film historik dhe
inkurajues. Ne besojmë se do të frymezojë shumë individë që ndoshta kanë lënë
mënjanë deshirat e tyre dhe jane kenaqur më pak, por nuk është kurrë vonë për
të bëre diçka pë të realizuar ëndrrat e tyre dhe të ndihmosh dikë që ka nevojë,
në emër të Zotit.
Çfarë sfidash
parashikoni për realizimin e këtij skenari, filmi?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Asgjë nuk është 100% e sigurtë kur
bëhet fjalë për prodhimin e filmave. Nga përvojat profesionale dhe e jetës,
sfidat janë një pjesë e jetës. Sfidat mund ta shtyjnë dikë të bëhet krijues dhe
ti japi zgjidje problemeve ne një mënyrë tjetër që ndoshta nuk ka ekzistuar më
përpara. Kështu që jo çdo sfidë është negative. Por një nga kufizimet e
dukshme mund të jetë pandemia globale.
Një sfidë tjetër mund të jetë gjetja
e lagjes së duhur për të filmuar këtë pjesë të periudhës që të ngjajë me
komunitetin e asaj kohe, në Shkup pas largimit te Otomanëve. Shumë nga shtëpitë
dhe ndërtesat 100 vjeçare janë zëvendësuar me ato të reja moderne. Pra, nuk
jemi të sigurtë nëse do të ndërtojmë një set ose do të punojmë me atë që ka
mbetur në ato lagje, por supozojmë se do te vendosim kur të arrijmë atje.
Kush duhet të vijë
për të parë këtë film?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Të gjithë duhet të vijnë dhe ta
shohin këtë film. Kjo do t'i frymëzojë njerëzit, t'i japi kurajo për të ndjekur
ëndrrën e tyre.
Ku do të xhirohet
filmi?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Për momentin nuk është vendosur
akoma, por planet tona për xhirime janë Shkupi dhe Shkodra, Shqipëri. Ne kemi
filmuar Eagle në Shqipëri dhe me të vërtetë e kemi shijuar atë përvojë, kështu
që ne jemi njohur me procesin atje, por ne gjithashtu duam të eksplorojmë se
çfarë ofron Shkupi pasi gjithçka ka ndodhur atje, lindja dhe rritja e Nënë
Tereza.
Si eshte experienca
qe keni me njëra-tjetrën si motra dhe partnere biznesi?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Që në vitin 2008 kur themeluam
“Filmat me Ngjyra” ne nuk e dinim plotësisht se si do të punonim së bashku.
Shumë na këshilluan 'të mos përziejmë familjen me biznesin' por ne jemi motra /
shoqe të ngushta dhe e njohim njëra-tjetrën mirë, thjesht menduam 'kemi të
njëjtin qëllim në mendje, të bëjmë filma, pjesa tjetër do të zgjidhet, duke
bere dhe duke pare, apo jo?'
Rezulton se nuk ka asgjë të tillë.
Gjatë viteve të punës së bashku ne jemi munduar ti mbajmë gjërat në
perspektivë, ti kushtojme vëmendje aftësive tona, cilat janë pikat e forta dhe
të dobëta. Në këtë mënyrë askush nuk mbingarkohet ose ngarkohet me me shumë
punë sesa duhet. Ne mësuam të delegojmë punën dhe të përqendrohemi në atë që
jemi më të prirur duke e zotëruar atë. T'i japim hapësirë njëra-tjetrës për të
marrë frymë është thelbësore, dhe të kuptosh që edhe pse jemi motra dhe shoqet
të mira dhe sigurisht që na pëlqejnë të njëjtat gjëra, ne jemi dy individë të
ndryshëm.
Ne mësuam ta vlerësojmë
njëra-tjetrën. Përgjithsisht është angazhimi dhe përpjekjet tona që e bëjnë të
mundur këtë gjë. Sigurisht, ne kemi momentet tona, por nuk i lëmë ato momente
të shkatërrojnë gjithçka për të cilën kemi punuar kaq shume. Ne jemi të bekuar
që kemi njëra-tjetrën dhe falënderojmë Zotin për këtë.
A keni një ekip
produksioni të gatshëm për filmin Gonxhe?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Ne e kemi diskutuar skenarin me të
tjerët të cilët duan të bashke punojnë dhe ata kanë shprehur dëshirën për t'u
bërë partner me ne. Për momentin është akoma shumë herët për të punësuar një
ekuipazh pasi vendimi për vendin e xhirimit do të përcaktojë edhe ekipin e
prodhimit. Ne preferojmë të punojmë me talente lokal, sepse kane nje zell dhe
përkushtim të theksuar. Ata janë gjithmonë aq mirënjohës për përvojën dhe
shprehin kënaqësi për të qenë pjestar te filmit. Por ne e dimë që ekipet e
xhirimeve kanë tendencë të bëhen familje gjatë xhirimeve, kështu që ne presim me
padurim të krijojmë këtë familje të re filmike. Do të jetë një përvojë e re dhe
emocionuese.
Çfarë e bën një film
të shkëlqyeshëm për ju? A ka disa cilësi që e bëjnë një film më të mirë për ju?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Historia është ndoshta gjëja më e
rëndësishme. Nëse keni një histori / skenar të mirë, do të bëni që të tjerët të
bashkohen me ju dhe t'ju ndihmojnë për ta kthyer atë në një film. Të kesh
aktorë të shkëlqyeshëm që sjellin personazhet në jetë, ndihmon në përmirësimin
e historisë. Ata nuk kanë pse të jenë aktorë të njohur apo të famshëm, thjesht
të mirë.
Shumë herë ne shohim aktorë të njohur
në filma qe nuk e luajnë mirë rolin kjo tregon se ata nuk janë ne karakter dhe
nuk jane të interesuar për suksesin e projektit. Duket sikur ata janë atje
vetëm për t'u paguar. Mund të jetë gjithashtu faji i regjisorit që neglizhon të
drejtojë aktorët e famshëm. Disa regjisorë mendojnë se kanë një aktor famos në
filmin e tyre dhe nuk kanë nevojë t’u japin ndonjë drejtim sepse ai / ajo i di
të gjitha. Por regjisori ka nevojë të drejtojë çdo aktor. Nuk ka rëndësi nëse
ata janë një aktor me përvojë apo një aktor për herë të parë.
Ndriçimi i skenave, skenografia janë
shumë të duhura për skenat, po ashtu një pjesë e rëndësishme e krijimit të
filmave. Ju nuk mund të vendosni thjesht një aparat fotografik para një aktori
dhe të prisni një mrekulli. Ju duhet të kordinoni fotografitë. Krijusit e
filmit po tregojnë historinë përmes kamerës dhe lenteve të saj. Kjo është një
mjet shumë i fuqishëm për të maksimizuar intensitetin e filmit.
Ne e duam kinemanë,
por duam te dime nga ju si ju ndez dashuria juaj për filmat?
Vilma dhe Greta
Zenelaj: Jemi rritur në Shqipëri në një kohë
kur na lejohej vetëm të shikonim filma shqiptarë, të cilët ishin mjaft të mirë
në të vërtetë, pavarësisht nga propaganda politike. Por në atë kohë, Shqipëria
nuk prodhonte shumë filma, kështu që mungesa e bëri atë më të dëshirueshme. Na
pëlqente të shikonim filma dhe na duhej të prisnim me muaj për shfaqjen e tyre.
Gjithashtu, nëna jonë e donte letërsinë dhe ajo gjithmonë na recitonte poezi
dhe histori të famshme. Duke e dëgjuar atë, duke na treguar histori, ne krijuam
një dashur per te treguar ngjarje te ndryshme. Të dyja shkruanim poezi që kur
kemi qene të vogla dhe më vonë. Por filmat ishin gjithmonë më argëtuesit për
ne. Ne thjesht pëlqejmë një film të bukur.
Vilma Zenelaj
Greta Zenelaj