| E diele, 25.04.2021, 05:53 PM |
Vahit Nasufi
LEGJENDËS SË
HUMORIT
Duhet
thënë për hir t`vërtetës,
Se
humori është pjesë e jetës,
Por,
secili t`jetë i bindur,
Për
humorist, duhet t`jesh i lindur.
Midis
tjerish dhe një artist,
Ishte
i lindur për humorist,
Rasim
Thaçi, me nofkën - Cima,
Që
shkëlqeu si vetëtima.
Lindi
më 1949, më 13 të korrikut,
Në
fshatin Vukoc, të Llapushnikut,
Në
një familje shumë bujare,
Me
ideale përparimtare.
Ishte
njeri me vyrtyte t`larta,
I
kishte fjalët t`ëmbla si mjalta,
Ishte
i ndershëm, ishte bujar,
I
moralshëm dhe solidar...
Artist
i madh, njeri karizmatik,
Kishte
intuitë, ishte dhe stoik,
Ishte
besnik, ishte shumë korrekt,
Prej
qytetarëve, gëzonte respekt.
Në
moshën rinore ishte sportist,
Dyert
e karrierës i hapi si fudbollist,
Por,
fatkeqsisht, aq rëndë lëndohet,
T`i
mbyllë këto dyer, ai detyrohet!
Me
që kishte prirje humoristike,
Edhe
pse studioi edukatën fizike,
Iu
përkushtua karrierës artistike,
Bëhet
aktor, i skeçeve komike!
Gurë
themeli i këtij suksesi,
Ishte
trio „Treshi Përsheshi“,
Me
Qumilin dhe Lecin e ndjerë,
Prodhuan
humor që kishte vlerë.
Me
lot të qeshim, na bënte Cima,
Me
mimika dhe me pantomima,
Spektatorëve
kur u dilte përpara,
Me
veshjen tipike, krejt lara - lara!
Por,
më 26 mars, të 2021 -it,
Pushon
rrahjet, zemra e artistit,
U
dha lajmi për vdekjen e aktorit,
„Ndahet
nga jeta ikona e humorit“!
Si
humorist, ishte legjendë e vërtetë,
Është
ndër ata, që jetojnë dy jetë,
Nga
kjo botë e ndau Korona,
Por,
jo, dhe nga zemra tona.
I
dashur humorist, i dashur Rasim,
U
ndave prej nesh, ike në amshim,
N`përjetësi,
t`përcollëm me arkivol,
Për
humorin, do t`mbetesh simbol.
Të
gjithë ata, që qeshën me ty,
Për
ty sot qajnë me lot ndër sy,
Ti
bëje humor, natë edhe ditë,
Ditët
e errta, na i bëje me dritë!
Tani
në paqe prehu i qetë,
Dheu
i Kosovës, të qoftë i lehtë,
Për
ty do t`flitet dhe do t`shkruhet,
Një
yll si ti, kurrë nuk shuhet!
Kërçovë, prill 2021