Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Shqipëria voton!

| E diele, 25.04.2021, 04:28 PM |


Satirike

Shqipëria voton!

Këtë të diele për vikend,

Shqipëria me gjithë mend!

Do t’votoj për së mbari

Rama, Basha, Kryemadhi!

Ka edhe disa në garim…

Liderë me pak ndikim !

Të cilët si për çudi

Lypin hise në Qeveri!

Mirëpo, Edi e di mirë,

Si na shitet vota lirë!

Mes skandalesh me trazira,

E “kutive“ me shumë bira!

Ndizen flakë pasionet

Nuk lëvizin pozicionet!

Në një garë aq të nxehtë,

Kris belaja për pushtet!

Mes një lufte për mandat,

Socialistë e demokratë,

Ndeshen nesër mu në shesh,

Për Shqipërinë, qesh e ngjesh!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)