| E diele, 25.04.2021, 07:25 PM |
Dr.
Nuhi Veselaj
PËRFUNDIME
TË PUNIMIT:
PSE
“PO” PASKAJORJA NË STANDARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME
Mos me fajsue pasqyren për surratet tona dijevraja
Në
këtë Përfundim punimi do të përqendrohemi jo aq në vazhdim-diskutime për
ndriçim-shpjegimin e filluar para afro 40 vitesh rreth nevojës apo jo të
rikthimit të paskajores në standardin e shqipes, por tani fokusohemi nergut për
zbatim-përmbarimin e domosdoshëm, pa një pa dy, të saj në standard. Gjithsesi,
në këtë përfundim punimi do të ritheksojmë disa të veçanta sirisime që në
punimet e mëparshme nuk janë dalluar aq dukshëm apo nuk janë trajtuara fare.
Fillimisht
rikujtojmë se që në ballinë të këtij kreu në Përshëndetje lexuesit të
nderuar dhe në Hyrje pas Tryezës së lëndës nën titullin
Paskajorja feniks i ringjallur ndaj standardit të shqipes së natyrshme
dhamë me kuptue se Paskajorja e mirëfilltë e gjuhës shqipe nuk ka pse të
maltretohet edhe më pa kuptim rreth ndonjë dileme po a jo në standard, por ajo
menjëhershmërisht duhet ta përjetojë zbatim-përmbarimin në standard në mënyrë
normale, prandaj sotpërsot nënkuptueshëm merret sidetyrë me pëlqim sovrani që
standardologët - gjuhëtarë e intelektualë, të angazhohen që paskajorja e
mirëfilltë të futete në standard dhe si një mëlmesë relaksuese, sipas mase dhe
rase, duhet të gjejë vend në të gjitha stilet funksionale të ligjërimit
shqip, jo vetëm në gjuhën e folur të të gjitha shtresave shoqërore, por
edhe në atë të shkruar, natyrisht programisht duhet të kultivohet në tërë
rrjetin shoqëror edukativo-mësimor tek të gjitha grupmoshat, duke filluar nga
çerdhet parashkollore edukative e në vazhdim, në të dy vijat: hozizontale e
vertikale.
Kjo
kërkesë jonë edhe pse duket e shprehur si me njëfarë prepotence me fjalë
sibombastike nuk duhet kuptuar ashtu, madje as si një detyrim administrativ,
por si një sidetyrim moral i vullnetshëm, ashtu siç e patëm pranuar e përvetësuar
ne, me entuziazëm të paparë. pranim-zbatimin e njëzimit të gjuhës së përbashkët
letrare kombëtare në Konsultën gjuhësore të Prishtinës 1968, ashtu si e pritëm
edhe Rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit 1972, kur vërtet, edhe pse në
kushte jo aq normale dhe jo i plotë, standardi u shpall gjuhë e
njëzuar letrare kombëtare, e cila është në funksion e sipër, mirëpo për
arsye që tashmë dihen ajo bazë u tregua jo e plotë, sepse i mungonte
natyrshmëria e gjuhës gjithkombëtare, i mungonte ndër të tjera nga trashëgimia,
edhe paskajorja e mirëfilltë, e cila vjen e ringjallur me forcën e
arsyes si një feniks i rilindur me mundësi që tashemenjëherë t’i rikthehet
standardit. Këtë rikthim të menjëhershëm në vendin e vet ia jep e drejta, ngase
prej andej ishte përjashtuar allapartizançe nga kallash-veprimtarët e monizmit,
të cilët shërbeheshim kryesisht me parimin primar: lufta e klasave,
që me forcë revolucionale ta përformonin standardin mbi bazë
toskërishte, duke pasur siurdhërshembëllimi gjuhën burokrate
pretoriane.
Me
thënë të drejtën, ky rikthim i tashëm i paskajores në standardë ka pasur
mundësi të bëhej fill pas rënies së monizmit po ajo nuk ndodhi për shkak të
vrajave të ngulitura në mendjen e ndërgjegjen e disa standadistëve kryesisht
nga Qendra, të cilët ende nuk ishin esëlluar nga pija e disa sukseseve të
standardit pretorian burokratik edhe pse ishin të arritura kryesisht me fryrje
allapartizançe. Ndërkohë shpresa u rishtua për këtë rikthim me themelimin e
Këshillit ndërakademik Tiranë-Prishtinë, ngase besohej se akademikët tanë
mirëkuptimisht, fare lehtë dhe shpejt, do të merreshin vesh për ta ndrequr
avarinë që zhguli shtyllën kryesore të standardit paskajoren, ngase besohej,
siç pati deklaruar prof. E. Likaj, se pas marrëveshjeve të arritura nga ky
Këshill, do të hartohet një “draftvendim”, në bazë të të cilit
vendimet e marra do të jenë të barasvlershme me vendimet e Kongresit të
Drejtshkrimit 1972”, por mjerisht kjo jo vetëm nuk ndodhi, po
në vend që të ndreqej kjo avari “nyje gardiane”, këtu ngeci
bashkëpëlqimi, ngase sipas prof. Mehmet Çelikut, pikërisht pika “integrimi i
paskajores gege në standard ishte tema më e diskutueshme, çka ka sjellë
përçarje". Ne nuk dimë se me fajin e kujt ndodhi shkapërdarja e
këtij Këshilli Ndërakademik, por e dimë se përgjegjësia bie te dikush, ngase
pikërisht kjo ngecje u bë shkak që zgjidhja e paskajores në standard që është
domosdo detyrimisht të përdorë vetëgjyqësi, e cila nënkuptueshëm dihet se po
bëhet jo pa pëlqimin e sovranit, por që është njëherazi si dëshirë
e bime nga shumica shqipfolëse, zëri buçitës i së cilës veç ka dalë në
horizant, si:
kush është ai, ku e ka marrë atë
të drejtë dhe atë autorizim ligjor e shkencor që fëmijët
dhe
brezat tanë t’i dëmtojë edhe më, siç ka ngjarë mbi 50 vite në monizëm,
duke i ushqyer, edukuar dhe arsimuar mbrapsht e gabimisht me gjuhën tonë amtare
jo të plotë !?...
vërejtje
si këto, që janë theksuar nga dhjeta e dhjetra studiues e
intelektualë shqiptarë e të huaj (Shih ndër të tjera edhe librin Drejt
standardizimit ... , Prishinë 2015), ashtu siç bënë e po bëjnë dhe shumë të
tjerë e tash së voni dhe studiuesit si Aureol Plasari, Elena Kosaqi. Ina Arapi
e të tjerë.
Sidoqoftë,
janë dy kritere që pos tjerash nga standaistët e monizmit nuk ishin marrë
parasysh nga hartuesit e standardit në periudhën moniste lidhur me
paskajoren:
së
pari është kuptueshmëria
nga masa për të cilën hartohet standardi dhe
së
dyti, është
përfshirja e vlerave të gjuhës së natyrshme globale
në standard,
andaj
në këto përfundime të punimit po rikujtojmë që teksti i
arsyetim-ekzekutimit të jetë sa më i kuptueshëm në mënyrë që kjo avari
gangrenëse e shkaktuar nga përjashtimi i paskajores nga standardi, e cila ishte
e kuptueshme nga masa dhe ishte vlerë e jashtëzakonshme, të ndreqet
menjëhershmërisht duke e rikthyer paskajoren në standard, si tretman i
domosdoshëm shërues për shqipen e natyrshme, së këndejmi, në këtë Përfundim
do të spikasim sa është e mundur vetëm disa nga të veçantat sipas titujve
të tekstit përkatës hyrës dhe të dhjetë krerëve, por me një ndryshim atraktiv
praktik: motot shoqëruese të titujve bëhen tituj,
ndërsa titujt bëhen pjesë e tekstit sqarues.
1.
Të gjithë njerëzit vdesin po bota s’mbetet e shkretë:
Gjuha,
Mëmëdheu mbesin të patundura për jetë
Kështu
shkroi Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe, atëherë kur memëdhenë e kishte
të pushtuar dhe gjuha shqipe ishte e pa përpunuar shkollarisht. Gjithsesi
ai e dinte se duhej luftuar me mish e shpirt për gjuhën, madje edhe me
sakrifikue gjithçka për memëdhenë. Në të vërtetë këtë moto si betim hipokrati e
kam respektuar, sipas kaçikut tim, gjatë gjithë jetës e veprimtarisë sime,
ngase si atëherë si përherë duhej e duhet luftuar për gjuhë
shkrimi, përpunimin e saj, e cila do të shërbente si atëherë si sot si armë e
zgjimit dhe e qenies kombëtare dhe vulë e kufijve gjeografikë për mëmëdhenë e
përdëshiruar, prandaj si Naimi vepruan të gjithë rilindësit e vërtetë për
kultivimin, mësimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe.
Dhe
vërtet gjuha e jetësoi kombin atëherë, e jetëson edhe sot edhe gjithsesi
do ta jetësojë të plotë tërë gjeografinë shqifolëse pa marrë parasysh kufijtë e
sotëm. Këtë e garanton kultura e sotme e demokracisë europiane dhe kjo me
këqyrë hollë e hollë bashkimi i shqiptarëve është në interesin e Ballkanit dhe
të Europës. Kështu dihet qartë se deri sa të ekzistojë gjuha shqipe në familje
me vullnetin dhe kujtesën historike shqiptarie, hapësira e tillë
gjeografike nuk mund të quhet e paatdhe, edhe në qoftë momentalisht e mbërthyer
nën prangat e robërisë. Së këndejmi, sot e në të ardhmen jo vetëm shpresa, por
edhe realiteti shqiptar do të ketë ardhmeni gjithnjë e më të gjallë, më
përjetësuese e të ndritur në gjakimin e përbashkimit jo vetëm shpirtëror e
gjuhësor. Së këtejmi kuptohet sot mesazhi përgjithësues që shprehet me moton
naimiane. Mirëpo, meqë ky punim i kushtohet kryesisht vetëm një segmenti të
gjuhës kombëtare, i kushtohet paskajores së gjuhës shqipe, e cila ishte
e privuar nga e drejta sharllatanisht në kohë të monizmit, andaj ne bashkohemi
me ata që kërkojnë rehabilitimin e saj menjëhershmërisht. Në të vërtetë, ne që
në Përshëndetje lexuesit dhe në Hyrje pas Tryezës së
lëndës nën titullin Paskajorja feniks i ringjallur ndaj standardit të
shqipes së natyrshme dhamë me kuptue se Paskajorja e mirëfilltë e gjuhës
shqipe nuk ka pse të maltretohet edhe më me diskutime, ngreh e mos këput,
po ajo duhet ta përjetojë zbatim-përmbarimin në standard menjëhershmërisht,
prandaj, siç ceket aty, qëllimi i këtij punimi është edhe që të ndihmohen veç
të tjerëve edhe gjuhëtarët-standardologë që ende janë të hutuar por jo të
humbur nga jehona e propagandës së kohës së monizmit se gjoja normën mbi
bazë toskërishte, e kemi të përkryer, vetëm duhet të mësohet e të zbatohet
dhese ajo me të drejtë nuk e qas paskajoren gege, të gjykuar jo pa të
drejtë për vdekje asgjësim që nga Partizania, nga Kongresi, gramatikat etj.,
demagogji kjo që tashmë doli e sklluqur, prandaj thirren standologët e
intelektualët e sotëm edhe të gjithë intelektualët e hutuar, sepse pikërisht
ata e kanë për detyrë që së bashku me të tjerë të angazhohen për
legalizimin dhe përdorimin e kësaj mëlmese gjuhësore në të gjitha stilet
funksionale, aq më tepër që ajo të zërë vendin e vet të merituar në tekst-bazat
e standardit, siç janë gramatika, drejtshkrimi e fjalori normativ, por
njëherazi pasi për një kohë të gjatë qëndronte e eliminuar, duhet
ndihmuar përdorimi e kultivimi i saj si në gjuhën e folur ashtu edhe në
atë të shkruar që mos të bëhen teprime. S’do mend që ky punim është shkruar,
pra, edhe për të ndihmuar edhe individët e çorientuar, ngase kjo është në
interesin e secilit, në interesin gjuhës shqipe edhe të mëmemdheut, për
çka duhet punuar e luftuar, siç e shtronte si amanet edhe, Bilbili i gjuhës
shqipe.
2.
Amanet i lashtë shqipen me dashtë
Motoja
Amanet i lashtë shqipen me dashtë që e shoqëron titullin e kreut
të parë: Prania e paskajores së mirëfilltë në shqipen globale para Rilindjes
sonë Kombëtare, na kujton të vërtetën se përherë kjo dëshirë-porosi si
amanet intuitivisht në rutinë ka qenë e pranishme si obligim atavik që të
trashëgohet gjuha me disa zakone me tipare të veçanta shqiptarie dhe si e tillë
të përcillet si amanet brez pas brezi. Kështu duam ta kuptojmë dhe amanetin nga
përmbajtja e këtij kreu lidhur me paskajoren, trajtimi i së cilës në këtë krye
ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë sillen shembuj me paskajore nga periudha
antike iliro-pellazge, ndërsa në pjesën e dytë të këtij kreu trajtohet
paskajorja nga gjuha e shkrimtarëve tanë të vjetër, kryesisht gegë
pararilindës.
Duke
falenderuar studiuesit tanë iliro-pellazgologë, të cilët gjatë gjurmimit të
periudhës antike para mija shekujsh gjetën shembuj të shqipes së lashtëtë
dhe ndër të tjera identifikuan edhe forma të paskajores së mirëfilltë. Ne në
këtë pjesë shënuam disa shembuj nga hulumtimet e tilla të nxjerra nga veprat e
Homerit që identifikohen lehtë, qoftë si pjesore, qoftë si paskajore të
mirëfillta. Me fjalë të tjera, e veçanta e pjesës së parë të këtij kreu që u
mungon veprave të tjera, janë pikërisht shembujt hipotetikë me paskajoren e
mirëfilltë me+pjesore të identifikuar që nga periudha antike, formë kjo që në
gjuhën shkrimtarëve tanë të vjetër gegë del shumë prodhimtare.
Madje,
po lidhur me paskajoren si tipar i veçantë që duhet spikatur si veçori e gjuhës
së shkrimtarëve të vjetër gegë është se kjo paskajore identifikohet dy
trajtash: paskajore me+pjesore të shkurtë në më pak raste dhe paskajore
me +pjesore të zgjeruar më me shumë shembuj. Mirëpo, vlen të theksohen
gjithashtu si diçka e veçantë që ka të bëjë me dy kryedialektet e shqipes se
sipas konstatimeve të disa studiuesve, por edhe sipas nesh, mbështetur në
forcën e logjikës, nisur nga realitetit ekzistues, paskajorja me pjesore të
shkurtë konsiderohet krijim më i hershëm se paskajorja me pjesore të zgjeruar,
dhe kjo kuptohet lehtë nga fakti se pikërisht kjo trajtë (e shkurta) do të ketë
qenë e përbashkët për të dyja dialektet dhe kjo ilustrohet në punimin tonë me
formimin e tre tipa emrash të hershëm me prapashtesim, siç janë: a) emrat
kryesisht abstraktë me prapashtesë-fundoren -Ë, tipi sosë, vrajë, pushojë etj.;
b) emrat e veprimit me –IM/-JE, tipi punim, matje dhe c) emrat e
vepuesit më –S, tipi punues, mihës etj. që si përftime shumë të
hershme para rotacizmit, ngase identifikohen në të dy dialekt gege e
toske, ndërsa paskajorja me pjesore të zgjeruar duhet të jetë
përftim më i ri, kur zë e preket pjesa jugore e gegnishtes - toskërishtja nga
rotacizmi, dhe kjo vërtetohet lehtë nga krahasimi i fundoreve
prapashtesë-mbaresa të paskajores së zgjeruar, që në gegnishte ishte –N,
ndërsa në toskërishte del –R, (N-ja e rotacizua në –R) dhe kështu i
ndeshim të ndarë sipas mbarës-prapashtesave dialektore formimin e
mbiemrave dhe disa emrave të paranyjëzuar si: i punuen/i punuem të
punuent /të punuemit, i matun, të matunit në gegnishte ndaj i
punuar të punuarit, i matur, të maturit në toskërishte.
Së
këndejmi, siç po shihet që në atë periudhë ndodhi ndryshimi mjaft i madh mes
këtyre dialekteve, kur si po shihet toskërishtes së rotacizuar i mungon
pjesorja e shkurtë, të cilën e kishte ndërsa banonte në shtëpinë e
përbashkët me gegnishten.
3.
Me pa më larg nuk mjaftojnë sall sytë e ballit
Kjo
moto: Me pa më larg nuk mjaftojnë sall sytë e ballit që e shoqëron
titullin e kreut të dytë: Shqipja e “përzier”e rilindjes deri te
standardizimi gjatë periudhës së pavarësisë mbi bazë të gegnishtes me
paskajoren e mirëfilltë në themel, na kujton largpamësinë e rilindësve
tanë, të cilët panë edhe me sytë e mendjes. Edhe pse atdheu atëherë ishte i
pushtuar afro 500 vjet, ata vërtet panë më larg mençurisht dhe arritën ta
përlindnin kombin me anë të gjuhës. Pa marrë parasysh faktin se jetonin
nën ndikimin e kulturës së Lindjes, dhe shumica ishin islamizuar, ata duke u
orientuar me sytë e mendjes, morën model zhvillimin
politiko-shoqëror të Perëndimit dhegjithandej e hartuan programin e veprimit
rreth kauzes të zgjimit kombëtar. Kështu shfrytëzuan të dyja kulturat dhe arritën
të organizoheshin patrioto-politikisht në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878,
por edhe kulturalisht u gjendem mirë, duke pasur shembull arbëreshët e Italisë
kur themeluan Shoqërinë e Stambollit, prej nga rezultoi alfabeti i gjuhës
shqipe, që ishte pothuaj alfabeti i parë kombëtar, me të cilin filluan të
botoheshin libra në gjuhën shqipe. Shoqata të tilla patriotiko-kulturore
shqiptare atbotë formoheshin jashtë kudo ku kishte mundësi. Ndërkohë, u formuan
shoqata edhe në Shkondër e gjithkëndej brenda Arnautllëkut të Turqisë, po
arritje më meritore e rilindësve ishte parapërgatitja dhe organizimi i
Kongreasit të Manastirit 1908. Në vazhdë të këtij suksesi ku u vendos
çështja e alfabetit të shqipes mbi bazë latine, ishte edhe Kongresi i
Elbasanit, në të cilin u sprovua nisma rreth formëzimit të gjuhës letrare
kombëtare mbi bazë gege - elbasanishte, mirëpo kjo sprovë si vepër
madhështore mori fizonominë e natyrshme me Rregullat e hartuara nga Komisia
Letrare e Shkodrës (1917). Meritë e jashtëzakonshme shkencore pragmatike e
kësaj Komisie është se paskajores i dhanë vendin themelor, sidomos trajtës së
shkurtë të pjesores së paskajores, duke e vlerësuar, së pari paskajoren si
trajtë përfaqësuese të foljes, së dyti, pjesën e shkurtë të saj si trajtë
fjalëformuese dhe së treti që ishte më e rëndësishmja konsoliduan këtë si
trajtë në zgjedhim foljesh, ndërsa pjesorja e zgjeruar si gege si edhe ajo
toske e rotacizuar u specifikua në formim mbiemrash asnjanësish të
paranyjëzuar.
Sidoqoftë,
në saje të rregullave të hartuara nga kjo Komisi, nga shteti shqiptar
gjatë Periudhës së Pavarësisë u formua gjuha letrare mbi bazë të
gegenishtes me orientim elbasanishtja, me në themel paskajorja, Mirëpo
kjo gjuhë e standardizuar në vend të përpunohej, siç do të shohim, pas LDB u
përmbys duke iu ndryshuar bazën dialektore.
4. Nuk asht kulturë me prishë
atë që e ndërtuen shekujt
Kjo
moto: Nuk asht kulturë me prishë atë që e ndërtuen shekujt, që u
nxor nga vepra e At Z. Pëllumit, që e shoqëron titullin e kreut të tretë: Pas
LDB në Shqipëri allapartizançe me stimulimin e standardit mbi bazë të
toskërishtes u bë rrëzimi i gegenishtes dhe zhdukja e paskajores, vlen si
vërejtje për veprimin që ndodhi siç është cekur në titullin e këtij kreu, me
ç’rast, pësoi gegenishtja dhe u zhduk nga standardi paskajorja e mirëfilltë.
Në
të vërtetë, në valë-vorbullën e Luftës II Botërore Shqipëria u gjend nën
pushtimin e Italisë fashiste. Mirëpo Italia nuk pengoi shqiptarët
në përpuninim e zbatimin e standardit të pavarësisë -elbasanishten, madje joshi
me mbretni ta bashkuar Itali-Shqipni edhe me zgjerim territori, territor ky
shqiptar, që pa të drejtë shtetet e Europës kishin miratuar okupimin e tyre
nga shtetet fqinje. Kështu Italia në emën të Shqipnisë shtriu
kufirin italo-shqiptar pothuaj me sukses nga ana e Jugosllavisë, dhe vërtet
joshi gegët, ndërsa ndaj anës greke Çamerisë nuk pati aq sukses, përkundrazi,
dihen pasojat. Në të vërtetë këndej nga Gegnia pas Luftës, edhe pse në Shqipëri
fitoi toi Partizania komuniste si në Jugosllavi, tokat shqiptare (Kosova e vise
të tjera ) u kthyen nën sudimin jugosllav. Për dallim nga regjimi i mëparshëm i
Kralevinës Jugosllave tash Jugosllavia e Partizanisë komuniste lejoi vazhdimin
e shkollës shqipe dhe administratën dygjuhësore serbokroatisht-shqip.
Kështu, ndërsa në Shqipri u fuqizua norma mbi bazë dialekti -
toskërisht, pa paskajore, këndej vazhdoi e ashtuquajturelbasanishtja -
gjuha letrare e pavarësisë me paskajore.
Në
të vërtetë, në Shqipëri, jo edhe pa hile të të huajve, allapartizançe u rrëzua
standardi gjuhësor i pavarësisë dhe si pasojë ndodhi dhe zhdukja e
paskajores, prandaj ne e shfrytëzuam moton, e cila vlen si qortim, jo vetëm
kundër rrëzimit të gegnishtes, por në veçanti edhe kundër zhdukjes së
paskajores, por kjo tentim-zhdukje ngjau edhe në Kosovë e më gjerë pas
Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968.
Sa
i përket Prishtinës, pse pranuan zhdukjen e paskajores ekziston aryetimi se nuk
kishte mundësi tjetër që shqiptarët të kishin një gjuhë letrare kombëtare. Dhe
vërtet me një pëlqim të tillë fitorja sidomos politike për Partinë e shtetin
shqiptar ishte shumë e madhe, madje edhe gjuhësisht, por në anën tjetër
përkundër suksesit, pse ishte e përjashtuar paskajorja dhe mbeten pa u plotësua
konceptet e saj, gjuhësisht e kombëtarisht dëmi nuk ishte aspak i vogël, aq më
tepër kjo vërehej në menjanimin e pjesores së shkurtë gege në zgjedhim foljesh,
por edhe të paskajores si trajtë përfaqësuese etj.
Sidoqoftë,
meqë ky veprim-pranimi ishte i vullnetshëm nuk mungoi as përpjekja e entuziazmi
për përvetësimin e standardit të ri pa paskajore, qoftë në adminitratë e
masmedia, qoftë në shkollë, deri edhe në familje. Pikërishjt nga tisi i një
programi propagndistik të fuqishëm për një gjuhe letrare të njëzuar kombëtare
mbi bazë toskërishte nga Shqipëria ndikonte për mos me u pa paplotnia e atij
standardi si dhe mungesa e paskajores së mirëfilltë, por çfarë ndodhi me këtë
vlerë të mohuar, paskajoren e vrarë, pas rënies së monizmit më në hollësi në
pikën vijuese.
5.
U vra vlera,
u bë krim, nga padija jo me qëllim
Kreun
e katërt me titull: Përmbysja e monizmit dhe pasojat nga pengojcët për
rikthimin e paskajores së mirëfilltrë drejt standardizimit të shqipes së
natyrshme, e shoqëron motoja: U vra vlera, u bë krim nga padija jo me
qëllim.
Si kuptohet kjo, varet nga presja që mund të vihet para ose pas ndafoljen jo?
Si
duket, përmbysja e monizmit nuk e kishte ndërruar mentalitetin tek pushtetarët
e aq më pak te standardologët aktivë të asaj periudhe nga Qendra, të cilët as
sipërfaqësisht nuk ishin përgatitur për tranzicion, për kalim në sistemin
demokratik pluralist e mos të flasim për ndonjë rivlerësim a korrigjim të
veprave të quajtura madhore revolucionaretë atij sistemi, siç ishte
Drejtshkrimi i gjuhsë shqipe. Kështu sa u dëgjuan zëra për rehabilitimin e paskajores në
standard këta i ngulfatën nismat e tilla, madje nën përkujdesjen e institicioneve nga Qendra, prej
nga ishin dresuar militantë vullnetarë për mbrojtjen me vigjilencë të
standardin edhe nga paskajoja gege, andaj për këtë edhe u shtua
propaganda si armë kundër rikthimit të paskajores, duke u arsyetuar se gjoja kthimi i paskajores
prishka krejtësisht gjuhën letrare kombëtare në fuqi dhe do të na kthente
kulturisht mbi 50 vjet mbrapa etj.-etj.
Gjithsesi
me një qendrim të tillë energjik dhe pa mbështetje reale shkencore nuk u bë
mirë aspak, ngase u vazhdua me keqkuptimin ndaj kodit të vetë standardit të gjuhës kombëtare,
duke mos pasur parasysh si koncept as normën globale të gjuhës, historinë e
saj, as normën e situatës, as realitetin e shumicës shqipfolëse, madje as pa e
verifikuar fare të vërtetën pragmatikisht e shkencorisht se rikthimi i saj e
prek vërtet brendapërbrenda standardin apo jo?! Kështu, ky qëndrim energjik
kundër paskajores në standard dhe kundër gegnishtes përgjithësisht, fatkeqësisht, ka
ndikuar dhe po vazhdon të ndikojë që ende të mos njihen sa duhet e shfrytëzohen
veprat më cilësore të gjuhës shqipe, shkruar në dialektin gegë, që nga shekulli
16, pararilidja e rilindja kombëtare, periudha e pavarësisë dhe deri në
ditët e sotme, pra, edhe për shkak se në gjuhën e tyre dominon paskajorja e
mirëfilltë.
Mirëpo,
viteve të fundit me vetëdijësimin e masës, në sistemin e ri shoqëror demokratik
pluralist, nënkuptueshëm edhe me vetëdijësimin e vetë sovranit gegnishtja, por
edhe paskajorja veçmas, gjithnjë e më guximshëm janë duke fituar terren, qoftë
në gjuhën e folur, qoftë edhe në atë të shkruar dhe kështu filluan me dalë
sheshazi e me u njoftë vlerat e autonomisë kuptimore të gegnishtes në
përgjithësi dhe të paskajores në veçanti, vlera këto që asessi edhe më nuk mund
të mohohen, prandaj rreth këtyre vlerave dhe në veçanti të paskajores së
ringjallur me forcë feniksi, por për këtë më konkretisht në pikën vijuese.
6.
Dita vjen dritëpashtjerrë, sado nata të jetë skëterr
Kjo
moto: Dita vjen dritëpashtjerrë, sado nata të jetë skëterr që e
shoqëron titullin e kreut të pestë: Të rikthyerit e paskajores si
feniks i ringjallur dhe raporti ndërsinonimik ballafaques i saj me format e
standardit të sotëm, vetëkuptohet se dita simbolizon shprehjen e
lirë të shqipes së natyrshme edhe me dritë e ndriçim kuptojmë paskajoren,
pasi ajo që nga viti 1945 në periudhën moniste dhe më keq një kohë edhe pas
asaj periudhe, vërtet, jetonte e izoluar në asfiks në natën sketerr të
shqipes së natyrshme, por që tani, ndonëse jo e kthyer zyrtarisht, si
dëshmohet në ketë krye nga shembujt konkretë. ajo shkëlqen e plotë me dritë e
ngohësi dielli, duke e falenderuar autonominë e saj të gjerë kuptimore të
pashuar. Dhe kështu kjo kuptimësi e paskajores me vlera komplekse, shihet qartë
në karahasim sinonimik me trajtat paralele të gjuhës globale shqipe që i ka
edhe standardi i sotëm, mjete këto me të cilat gramatikanët e
standardologët në monizëm u munduan, por pa sukses, që me to të
zëvendësonin konceptet e paskajores. Vërtet, kush do me pa e me kuptue me të
kthyerit në përdorim normal paskajorja sinonimisht shkëlqen si dritëpashuar,
madje në këtë proces kjo dritë e pashuar siç shihet konkretisht ndihmon
shembujt sinionimikë të fryrë në kohë të monizmit të kthehen nornalisht në
funksionet e tyre të mëparshme, duke i lënë të pa prekshme funksionet e
mëparshme të paskajores. siç është roli përfaqësimor i foljes në analiza
gjuhësore, por edhe funksioni i saj si zemberek harmonizues në rregullimin e
strukturën foljore ashtu edhe të asaj emërore në përgjithësi. Madje, si shihet
në disa shembuj në shprehje lapidare, koncepti i paskajores në krahasim me
variantet e tjera konceptualisht del i pazëvendësueshëm, apo jo?!.
Por
kjo, sa u tha pak më sipër nuk do të thotë, se rikthimi i paskajores në këtë
ndërlikueshmëri shprehjesh mozaike nuk duhet ndihmuar. Sidoqoftë, mungesa
ralivisht e gjatë e paskajores në standard në këtë proces rikhthimi
momentalisht e në vazhdimësi në kontekste lypset ndihur nga dora e mendja e
gramatikanëve të arrirë që bashkëveprimit sinonimik paskajore / lidhore
e forma të tjera harmon itikisht të jetë më sa më i zbatueshëm dhe më cilësor,
ngase kështu jo vetëm pasuria globale njihet më mirë, por edhe pasurohet
shprehja e shqipes së natyrshme në rrafshin e përdorimit standard të shqipes së
natyrshme.
Së
këndejmi, sa i ishte pa vend dje mohimi i paskajores dhe sa është sot
mosnjohja e mosshfrytëzimi i vlerave të saj, kemi me pa më qartë në pikën
vijuese.
7. Kush
mohon të vërtetën poshtnon vetveten
Titullin
e kreut të gjashtë: Disa prova bindëse që arsyetojnë riintegrimin e
paskajores si mirëfilltë në standardin e shqipes së natyrshme kombëtare e
shoqëron motoja: Kush mohon të vërtetën poshtnon vetveten. Nga lënda e
trajtuar në dy pjesët e këtij kreu nënëkuptohet se vërtet kush e mohoi të
vërtetën do të pësojë moralisht, por mjerisht si individ, po fatkeqësisht në
rastin tonë, më shumë ka pësuar humbje e po pëson për dirë çdo ditë e
çast bi gjuha shqipe e natyrshme dhe standardi i saj.
Kështu
në pjesën e parë, ështët paraqitur teksti i kërkesës sonë nga vitit 1997, me të
cilin shtronim nevojën e riintegrimit të paskajores në standardin aktual, e
cila nuk u pëfill, prandaj me atë mospërfillje autorët pushtnuen vetveten,
ngase tashti çdo njeri i rëndomtë e di që shtyllat kryesore të atij standardi: drejtshkrmi,
gramatika e fjalori normativ nuk ishin të plota, ngase ndër
mungesa të tjera atyre u mungonte, siç u mungon edhe sot pikërisht zembereku i
ligjërimit shqip: paskajorja e mirëfilltë e gjuhës shqipe.
Ndërkaq,
në pjesën e dyti të këtij kreu, dëshmohet katërcipërisht që edhe disa nga
rregullat e Drejshkrimit 1973 (nëntë sosh) nuk kuptohen dot përmbajtësisht pa
njohur konceptet dhe vetë trajtë-formën e paskajores së mirëfilltë. Pse
kështu?! Katundi që duket, thonë, nuk do kallauz.Sido që të ketë qenë. meqë ne
kemi respekt për dijen dhe zotësinë profesionale të hartuesve të rregullave, pyesim,
mos vallë, mbase përkufizmet e tilla, që rregullat të kuptohen patjetër me
ndihmen e paskajoren së mirëfilltë nga ish standardi. ata
(hartuesit) i lanë kështu me qëllim, pasi nuk kishin mundësi tjetër ta
thonin të vërtetën, që do të ishte kundërshtim i hapur ndaj
emndim-vendimeve të shprehura e zbatuara allapartizançe të
konfirmuar më parë siç ishte edhe zhdukja e të pazhdukshmes: paskajores
së mirëfilltë, pa të cilën, siç e dinin mirëfilli hartuesit e nderuar,
shqipja e natyrshme mbetej e gjymtuar, dhe si rrjedhojë e asaj mangësie,
normëzimi do të pësojë lajthitje e devijime, siç ndodhën me të vërtetë,
qëpër to më në hollësi në pikën vijuese. Sidoqoftë, kjo domosdo e
paskajores në raport me rregullat le të vlerësohet.
8.
Dardha ka bish bishti gërvisht
Motoja:
Dardha ka bish bishti gërvisht, e shoqëron titullin e kreut të shtatë:
Integrimi i paskajores shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme dhe për
lajthitësit naivë respektues patolo-fannatikë të standardit të sotëm, dhe
vërtet në këtë krye kemi dhënë shembuj konkretë që tregojnë se drejtshkrimi
ose standardi mbi bazë toskërishte pa paskajore që u pranua te ne me
enthuziazëm e eufori të paparë të sinqertë, nuk ishte plotësisht i natyrshëm,
për arën tonë qindpërqind gege, ngase me të u shthur tërë sistemi foljor
vendës, përkatësisht i normës mbi baze gege në përdorim dhe si rrjedhojë
u krijuan lajthitje e defekte pikërisht tek ata entuziastë, të cilët e
gëlltitën standardin të etshëm, duke menduar se vërtet ishte i plotë, madje
disa lajthitës e tepruan me pahir duke menduar se vetëm duke hequr dorë
nga paskajorja, standardi i dhuruar nga Qendra, ishte i përvetësueshëm dhe i
përvetësuar plotësisht, apo jo?!
Dhe
së këndejmi, jo pse nuk deshën, por nuk qenë në gjendje për të zhbërë
shprehitë e ngulitura me paskajore nga struktura e brendshm e ligjërimore dhe
me i zëvendësue konceptete e saj me mjete sinonimike pakashumë barasvlerëse që
servoheshin sipas rregullave të reja pa paskajore, prandaj ndodhën e po
vazhdojnë të ndodhin fenomene patologjike që mjerisht te ne disa lajthitje
çuditërisht u shndërruan në vese edhe tek tek ndonjë intelektual me
shkollë të lartë albanologjie(!), gabime këto, që bien ndesh me normën në
fuqi, me ish standardin mbi bazë gegnishte e aq më keq edhe në kundërshtim me
të folmen e trevës përkatëse.
Për
këtë dukuri deformimesh nuk ua shohim aq për të madhe lajthitësve sa disa
standardologëve akademikë e profesorëve tanë, jo vetëm nga Tirana me origjinë
jugore, por atyre me prejardhje veriore, të cilët në vend që ndihmojnë
lajthitësit këtë pikë, ata i përqeshin cinikisht, duke mos pushuar
propagandën sdhe këshillën se standardi qenka i pëkryer pa paskajore, ndërsa kokëtrashët
vetëm duhet ta mësojnë dhe nuk rekomandojnë ilaçin e menjëhershëm
shërues: rikthimin e paskajores në standard, sepse gjoja rikthimi i saj prekka
shkatërrueshëm standardin, paçka me këtë këshillë bëjnë gabim të pafalshëm
patologjik si ndaj lajthëtëve veriorë, por edhe ndaj studiuesve besues të
sinqertë jugorë, por sidoqoftë, rreth raportit: standardi i përkryer /
paskajorja, më qartë në pikën vijuese.
9. Ishte
siç na isht’, një përbindsh i trisht: trill, dhelpën pa bisht
Me
moton, formë enigme gjëegjëze: Ishte siç na isht’, një përbindsh i trisht –
trill, dhelpën pa bisht, që e shoqëron kreun e tetë me titull: Trill
gogolëzimi, armë e fundit kundër rikthimit të paskajores në standard dhe prirja
metamofozuese e shndërrimit ti mitit gogol në zanëmirë orëbekuese, me fakte
bindëse demantohet gogolëzimi ndaj paskajores. Kështu të gjitha akuzat e
plasuara nga propaganda e organizuar kundër paskajores në standard në periudhën
moniste e pasmoniste që mjerisht ende vazhdon se kinse rikthimi i saj prishka
standardin, demantohen në këtë krye si të gabuara. Dhe kjo vërtetohet nga nëntë
pyetje përgjigjje, sepse vërtet paskajorja e mirëfilltë e rikthyer në
përdorim nuk prek fare drejtpëdrejt në standard, andaj edhe s’ka si me prishë
atë.
Ç’është
e vërteta, standardi është i prekur jo nga paskajorja po nga pjesorja e shkurtë
e gegnishtes, e cila që nga fillim periudha e monizmitn del e pushtuar,
përkatësisht e përjashtuar, duke u zëvendësuar në standard nga
pjesorja e zgjeruar e toskërishtes. Kjo vërtetohet katërcipërisht nga
shembujt në pyetje-përgjigjet përkatëse, por edhe nga vetë jeta ligjërimore e
gjuhës shqipe. Si duket pretenca kundër paskajores është sajuar pa bazë dhe po
vazhdon si e tillë,si propagandë makiaveliste, me qëllim që të mos dalë
sheshit pushtimi ndaj pjesores së shkurtë të ish standardit, pjesore kjo
që nga trashëgimia e ndarë nga paskajorja në praktikën gjuhësore ka kryer
funksione të caktuara, siç është edhe zgjedhimi i foljeve.
Gjithsesi,
poblemi është gjetiu andaj akt-akuza kundër paskajores hedhet poshtë si e
gënjeshtërt: dhelpër pa bisht.
10. Nga gogole e pështirë -
shpëtimtare zanëmirë
Motoja:
Nga gogole e pështirë – shpëtimtare zanëmirë, që e shoqëron titullin e
kreut të nëntë: Metamorfozimi e disa prova ndikuese ndaj shndërrimit të
konceptit të paskajores nga një mit-gogol në zanëmirë orëbekuese për standardin
e shqipes së natyrshme, është një perifrazë që nga
konteksti kuptohet shumë lehtë.
Ç’është
e vërteta, në këtë krye, vend qendror zë paskajorja e mirëfilltë e përjetuar
prej nesh në disa faza:
së
pari, nga mohimi i saj nën entuziazmin vetëmashtrues lidhur me Konsultën
gjuhësore të Prishtinës 1968, përforcuar me Rezolutën dhe me rregullat e dala
nga Kongresi i Drejtshkrimit, botuar më 1973.
Së
dyti, metamorfozimi mohues/pohues ndaj konceptit të paskajores së mirëfilltë
dhe qëndrimi i përftuar pohues.
Së
treti, rikthimi i paskajores si kriter stabilizues, jo vetëm në ligjërim gojor,
por edhe në gjuhën e shkrimit, por ende jo i qasshëm në kodin zyrtar për shkak
moskuptimit të ndonjë standaologu nga Qendra.
Së
katërti, konstatime që pa paskajoren e përfshirë në standard shumë (me qinda)
koncepte mbesin të panjohura dhe të pashfrytëzuara dhe për pasojë standardi del
më i varfër, kjo ilustrohet me shembuj konkretë nga tipi i foljeve më
-UEJ/-UAJ.
Së
pesti, vlerësohet nisma e dy siopsioneve të plasuara në të mirë të autoritetit
të paskajores në standard:
a)
propozim-nisma: mbulimi i koncepteve të tipit të trajtave të paskajores,
tipi me punue (gegnisht) dhe pjesores së zgjeruar punuar
të standardit (toskërisht) me trajtën e cunguar të përbashkët(!): punu,
me punu.
b)
nismë-sugjerimi që për hir e nevojë unifikimi të zgjedhimit të foljeve është
mirë të sprovohet një zgjidhje shumë e përshtatshme kompromisi: të
reformohet pjesorja e zgjeruar e standardit, duke i hequr prapashtesën
R, dhe kështu do të unifikohej procesi i zgjedhimit të foljeve në gjuhën e
natyrshme shqipe.
Për
të veçantat e këtij kreu u mjaftuam me paraqitjen e përkufizimeve të të pesë
temave të trajtuara, por për dy nismat e nënpikës së pestë do të bëhet fjalë
paksa edhe në përmbyllje të krejt punimit.
11.
Vlerëshenjta pa mohë - shëndet e forcë në gjithëkohë
Motoja:
Vlerëshenjta pa mohë - shëndet e forcë në gjithëkohë, që e
shoqëron titullin e kreut të fundit: Pse “PO” përmenjëhershmërisht
paskajorja në standardrdin e shqipes së natyrshme, pasqyron të vërtetën, se
paskajorja edhe pse për një periudhë relativisht të gjatë bombarduar me një
propagandë të paskrupullt kundër, që ende te dikush-dikushi ka mbetur e tillë,
paraqitet e shëndetshme, madje edhe me forcë shprehëse të rilindur për admirim.
Sidoqoftë,
në këtë krye të fundit, janë trajtuar këto tri tema me interes:
e
para, përmenden argumenta historikë e aktualë që identifikojnë të qenët e
paskajores së mirëfilltë që nga protoshqipja pellazge deri në prag të monizmit
pas LDB, kur, çuditërisht, kjo shtyllë e ligjërimit të shqipes së natyrshme
globale plandoset e zhdukur për standardin e shqipes;
e
dyta, shënohen afro tridhjetë përparësi (28) që fiton
shqipja e sotme e standardi i saj me integrimin e paskajores në
gjirin e vet dhe
e
treta, jepen disa meditim konstatime, në tri nënpika, lidhur me fatin e
paskajores sot, duke përfunduar në nënpikën e katërt me titull Pse
PO paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme dhe për
këtë jepen prova bindëse që nuk lënë mëdyshje mbrapa, që paskajorja patjetër
duhet të rikthehet në vendin që i përket, sepse standardi në fuqi, jo vetëm që
nuk humb asgjë, nuk preket, por përkundrazi, duke e përfshirë edhe këtë
formë në gjirin e vet fiton tiparin e shqipes së natyrshme, pasurohet me
shprehje e me mjete që disa sosh standardi i sotëm nuk i ka dhe i janë të
nevojshme për të mbuluar nocione specifike që i ka shqipja të
trashëguara, por edhe që mund të krijohen automatikisht në bazë modelesh
fjalëformuese. prandaj me rifutjen e saj në standard konsiderohen të zgjidhura
jo pak mëdyshje, defekte e paqartësi në shqipen letrare në përgjithësi dhe në
standardin e saj në veçanti.
Si
përfundim, me rikthimin e paskajores në strukturën ligjërimore të shqipes së
natyrshme dhe standardin e saj mund të thuhet përplotësohet zyrtarizimi i kodit
bazë të standardit kombëtar të gjuhës së natyrshme shqipe.
12.
Mos me fajsue pasqyren për surratet tona dijevraja
ose
Përmbyllje
e Përfundimeve të këtij punimi
Në
këtë përmbyllje të Përfundimeve të punimit përdorëm moton: Mos me
fajsue pasqyren për surratet tona dijevraja që kuptohet lehtë se kemi të bëjmë,
për njohuritë tona të mangëta shkencore për disa çështje kruciale të gjuhës,
sonë siç është edhe funksionimi i paskajores së mirëfilltë, e cila për shkaqe
objektive, por edhe subjektive e aq më keq edhe subjetiviste, që nga
fillimi i moniozmit, ende nuk e rigëzon statusin e duhur në kuadër të shqipes
standarde, ndonëse në të mirë të standardizimit të saj saj jnë deklaruar
publikisht dhe me shkrime një numër i kosiderueshëm studiuesish e
intelektualësh (afro 100 zëra të njohur), ashtu siç bëmë edhe ne në dhjetë
krerët e këtij punimi. Mirëpo, me thënë të drejtën, dikush po na fajson pse
përveç diskutimit dhe kërkesës së paskajoren në standard, po kërkojmë jo fjalë
e premtime, por zbatim-përmbarimi konkret të menjëhershëm, që si përgjgje
doli motoja e mësipërme, pse po pasqyrohet e vërteta pa tis të zi.
Sidoqoftë,
në këtë përmbyllje përfundimi po i risjell në spikamë në dy pika dy tema të
hapura, organikisht të mpleksura njëra me tjetrën, që vetë materiali i tillë
ekzistues i grumbulluar pret zgjidhje nga studiuesit kompetentë mendjekthjellët
dorëmbarë, të cilët nëse rreken me i zgjidhë këto dy çështje do të mbesin
shëmbëltyra të vërteta, që e duan të ardhmen e shqipes së natyrshme dhe
standardin e konsoliduar për jetë të saj:
e
para, të vërtetësohet apo jo konstatimi ynë që me paskajoren menjëhershmërisht
në standard kompletohet standardi i shqipes së natyrshme, lëndë kjo, e cila
duhet rishikuar e plotësuar pa i përmbysur bazën dhe
e
dyta, pse del tejet i nevojshëm reformimi i pjesores së standardit duke i
reduktuar prapashtesë-mbaresën -R, siç është bërë më parë në standardin mbi
bazë gegnishte: heqja e prapashtesë-mbaresës –N/-M. S’do mend se me një
reduktim të tillë unifikohet tërësisht njëherëepërgjithmonë sistemi zgjedhimor
i foljeve në gjuhën shqipe dhe kjo nuk krijon pengesa që pjesorja e zgjeruar e
standardit të ruajë ato funksione të fituara , të cilat pothuaj i ka edhe i
gëzon sot.
Kështu
këto dy veprime: paskajorja në standard dhe pjesorja e toskërishtes
pa –R në zgjedhim foljesh, që në parim nuk bie ndesh me ligjin e
ekonomizimit në gjuhë dhe që të dyja këto veprime përputhen me vetë ligjërimin
e masës shumicë shqipfolëse dhe kështu me këtë akt shuhet përgjithmonë dukuria
e inferioritetit pushtuese/nënshtruese mes palësh dialektore dhe kështu
zgjidhet për jetë e mot standardizimi e gjuhës së natyrshme shqipe.
Gjithsesi
me një mirëkuptim standardologësh tanë të esëlluar një zgjidhje e tillë është
shumë e mundshme dhe e lehtëzbatueshme. Por ai shkopi magjik i zgjidhjes
që vepron edhe pa pritur atë mirëkuprim të përdëshirueshëm
koncenzusor, ndodhet në dorën e zemrën e prindërve të çdo familjeje dhe
aq e më tepër rrezaton si detyrë në gojën e punën e mësimdhënësve të të
gjitha profileve të shkollimit e në radhë të parë të mësues-edukatorëve të
yllkave e fatosave parashkollorë e filloristë.
Së
këtjmi, edhe pse për çdo grup-moshë dhe nivel shkollimi kam shembuj të gatshëm
model të kësaj natyre, këtu me dëshirë për t’i ndihmuar zgjidhjen e
mësimit të shqipes së natyrshme, pa anashkaluar asnjë vlerë, që nënkupton
mësimin e kukltivimin e shqipes së natyrshme që nga abetaja nga
përvoja ime si prind, ashtu edhe si mësues-edukator, për çka e kam kualifikimin
shkollor, po i paraqit si shembull dy përrallëza në vargje, dialog
lojëfjalësh, që i mbaj mend nga klasa e parë e mësimit shqip 1941, të cilat i
kam shfrytëzuar si mësues, si prind e tash i shfrytëzoj si gjysh e
stërgjysh në lojëfjalësh me fëmijë, nipa e mbesa, që luhen të impromizuara si
skeqe dialog për të mësuar si duhet gjuhën e natyrshme shqipe dhe kjo kam
dëshirë të shërbejë si shembull -model për të gjitha familjet e sidomos
institucionet edukativo-mësimore për të gjitha trevat shqipfolëse, apo jo,
le të vlerësohet.
Që
tani, pra, po ju njoh me tekstin e pëllazave lojjëfjalëshs. Së pari po i
japim tekstin e vjershëzave siç i pata mësuar në gegnisht, ashtu si edhe
flasim, por i kam përshtatur siç duhet mësuar sipas standardit të sotëm -
toskërisht.
a)
Shembulli i parë
Gegnisht:
-Mori
macë, çka je tue ba?
-
Jam tue u lëpi e jam tue u la,
Mos
me u lëpi e mos me u la,
Kurrkush
gjallë nuk do me të pa.
Letrarishtja
e sotme:
-Ç’bën
ashtu moj mace e mbarë?
-Duke
u lëpirë jam, duke u larë
se
pa u lëpirë e pa u larë
askush
s’do të të shohë të gjallë.
b.
Shembulli i dytë
Gegnisht:
Dallëndyshe,
bukuroshe,
faqekuqe,
buzë burbuqe,
sqepgjylpane, bishtgërshane.
Letrarishtja
e sotme:
Dallëndyshe,
bukuroshe,
faqekuqe,
buzëburbuqe,
sqepgjilpëre, bisht gërshëre.
Kështu
për kënaqësi timen si mësues, dashamirës i gjuhës shqipe dhe të vogëlushëve dhe
i dijes e kulturës shqiptare, i nxitja dhe i nxis aktorët e vegjël, dikur
filloristët e fëmijët e mi e tash stër)nipat e (stër)mbesat që në recitim t’i
ndërrojnë rolet dh kështu dhe të garojnë, cili më mirë se tjetri dallohen në
shqiptimin e tekstit, qoftë si gegë, qoftë si toskë, qoftë si shkodran a
shkodrane, qoftë si permetar a permetare, korçar e korçare e gjithandej sipas
qyteteve të Shqipnisë dhe të Kosovës e gjithandej e këndej ku flitet shqipja.
Dhe me të vërtetë me një lojë të tillë shfaqjeje kënaqeshin e po kënaqen
fëmijët dhe natyrisht edhe unë bashkë me ta.
Fundi
i fundit, edhe kur futet paskajorja në standard, edhe nëse sprovohet shkurtimi
i pjesores së zgjeruar të standardit, s’ka pse të mos mësohen të dyja
(apo të trija) versionet, pasi si lojëfjalësha i përvetëson lehtë kompjuteri
natyror i fëmijëve dhe në këtë mënyrë arrihen shumë vlera , ndër to edhe e
përbashkëta normale e shqipes së natyrshme. Sigurisht, kjo është metoda që më
së miri e më së lehti mësohet e përvetësohet shqipja e natyrshme, prandaj
hartuesit e teksteve parashkollore e shkollore, pra edhe të abetares, pra
jo të hartojnë abetare sipas dialekteve, por një abetare të përbashkët, po
shtojcën ilustruese të saj ta pajisin me lëndë kësodore, pa u ikur shprehjeve
të përshtatshme me paskajore apo me rrjedhoja të rotacizuara. Së këndejmi, të
gjithë shqiptarët me studiuesit dhe mësuesit në krye në një gjuhë të përbashkët
me paskajore dhe me rotacizëm, duke bashkuar forcat intelektuale, si nji e një,
duke i zgjidhur e harmonizuar çështjet brendapërbrenda vetvetes,
vëllazërisht të bashkuar si feniksëluftëtarë të shkrimshqipnxënies gjithsesi,
me shqipen e natyrshme të hapërojnë suksesshëm edhe në arenën e globalizmit
gjuhësor ndëkombëtar.
Sivërejtje
(Kjo
vlen për të gjithë e në veçanti për studiuesit e mësuesit)
Së
pari te shembulli a) të vihen, re barasvlerësit: paskajore/lidhore: me pa/të
shohë, paskajorja/privativi: me u lëpi/pa u lëpi/rë, përcjellorja
gege/toske:tue u la/ duke u larë , raporti -an/-ër,-a/-ë dhe
Së
dyti, te shembulli b) dukuria nazalizëm/rotacizëm: gjylpanë/gjilpërë,
gërshanë/ gërshërë.
Nëse
një tekst i tillë ose i ngjashëm ndeshet në abetare dhe luhet si skeq,
qoftë edhe i shoqëruar me film vizatimor a forma të tjera dhe sidomos luhet në
klasë apo gjetiu ilustruar me maska ose veshje , duke i ndërruar rolet,
qoftë edhe në një shkollë më te skajshme veriore ose jugore, sigurishsht jo
vetëm aktori recitues po edhe ai që e dëgjon, me një fjalë të gjitha këto
dallime gjuhësore absorbohen, shkrihen harmonishëm shqiptimisht e kuptimisht me
lehtësi dhe kështu fitohet kulturë e vërtetë gjuhësore dhe kur të rritet fëmija
fjalën gjylpanë apo gjilperë, me pa e të shohë, nanë
të due apo nënë të dua etj. që i ka të njohura nga këto skeqe
vjershërime, atëherë do t’i ketë të njohura dhe më për zemër, kudo që të
gjendet në ambiente e situata caktuara, apo jo?!
Prandaj
është shumë me vend shprehja se vlera e prindit dhe mësuesit është e
pamatshme për jetën e gjuhës kombëtare sa edhe vlera e dritës dhe e
ngrohësisë së diellit për jetën njerëzore, apo jo?!!